Home » Archives for Prill 2018

Muaj: Prill 2018

The Battle Royale Giveaway is go: Enter to win a Striker PC Omen III and more!

striker The Battle Royale Giveaway is go: Enter to win a Striker PC Omen III and more!


SPONSORED: Presented by Intel PlayerUnknown’s  last-player-standing shooter, Battlegrounds, was one of the world’s biggest PC games, and then it took iOS and Android by storm across the globe. The game is still going strong, and to celebrate, the latest Intel giveaway is coming on stronger. From April 30, 2018 to May 18, 2018, U.S. entrants can ent…Read Morestriker The Battle Royale Giveaway is go: Enter to win a Striker PC Omen III and more!

Reklama

Familjari i policit i pa kënaqur: Ose na i gllabëroi lumi ose na i mori mali

Për Njazi Behlulin ende është e pabesueshme zhdukja e nipit të tij, Armendit. Behluli, që është daja i Armendit, të hënën kishte dalë në kërkim të trupit të tij buzë lumit Lepenc.

Ai me shumë vëmendje ka vëzhguar ekipet e shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë tërë kohës sa kjo forcë zhvillonte operacionin e kërkimit.

“Jemi pak të pakënaqur me këtë hulumtim. Unë them se ose na i gllabëroi lumi ose na i mori mali – në këto dy vende mund të jenë. Na ka prekur shpirtërisht kjo ngjarje. Na dhimbset Armendi se e kemi familjar, por edhe ai tjetri i dhimbset dikujt. Armendi ka qenë shumë djalë i mirë”, ka thënë Behluli.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë)

FSK-ja të hënën ka kryer kërkimin deri në zonën kufitare me Maqedoninë, rreth 7 km larg nga vendi i aksidentit.

Rreth dy orë zhytësit kanë kërkuar në këtë zonë, por nuk kanë hasur në asnjë gjurmë.

Nën këto dy ura nuk ka qartësi të mirë dhe kërkimet do të vazhdojnë edhe të mërkurën.

Ndërkohë operacioni i kërkimit për dy trupat e policëve të zhdukur është kryer edhe në anën tjetër të kufirit nga ekipet e shpëtimit të Maqedonisë, por pa ndonjë rezultat.

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ka thënë se janë në koordinim të plotë me autoritetet e shtetit maqedon.

Në vendin ku janë zhvilluar kërkimet të hënën ka qëndruar edhe kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari, por nuk ka dhënë informacione për zhvillimin e hetimeve.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, kanë thënë në Policinë e Kosovës.

Të shtunën në mbrëmje, pas aksidentit në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, dy policë janë zhdukur pas rënies me veturë në lumin Lepenc.

Kritika e Lushtakut ndaj Veselit: Nëse partia dështon përsëri, ai duhet të largohet

Kryetari i Degës në Skenderaj të Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka folur për gjendjen e partisë në nivel vendi.

Ish-kryetari i Skenderajt ka adresuar kritika në adresë të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për performancën jo të mirë të partisë në zgjedhjet e fundit në vend.

Lushtaku ka thënë në “Pressing”, në T7, se Veseli është përgjegjës për humbjen e PDK-së në zgjedhjet e vitit të kaluar.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë)

Ai ka vlerësuar se me kandidatë më të mirë në disa komuna, PDK do të arrinte rezultate më të mira.

Megjithatë, Lushtaku ka thënë se do ta mbështeste Veselin për kryetar të PDK-së përsëri, nëse rikandidon për këtë pozitë.

Por, ka thënë se nëse partia dështon përsëri në zgjedhje, Veseli do të duhej të largohej vetë.

Lushtaku e ka këshilluar Veselin të jetë më i prerë në vendimet e tij.

Bella Hadid pa sutjena rrugëve të Miamit

Është njëra nga modelet më tërheqëse e cila gati asnjëherë nuk dështon të ketë vëmendjen e të gjithëve gjatë sfilatave, transmeton Klan Kosova.

Bella Hadid ka bërë që e gjithë vëmendja të jetë te ajo gjatë një vizite që ka bërë në Miami.

E veshur thjeshtë me një palë xhinse dhe me një bluzë të bardhë, ajo çfarë ka rënë në sy te modelja ka qenë se nuk ka pasur fare sutjena.

4BAF61B300000578-5673159-image-m-2_1525072400717 Bella Hadid pa sutjena rrugëve të Miamit

4BAF61B300000578-5673159-image-m-2_1525072400717 Bella Hadid pa sutjena rrugëve të Miamit

 

 

Deklaruan se ishin ndarë, Gigi Hadid dhe Zayn Malik shfaqen bashkë

Modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik janë fotografuar duke u puthur në rrugë, pasi deklaruan ndarjen në mars.

rNdërsa po ecnin në rrugët e New York-ut ata u panë duke hkëmbyen puthje.

Të dy ishin të veshur sportivë dhe po ecnin krah njëri-tjetrit.

3-1525111715 Deklaruan se ishin ndarë, Gigi Hadid dhe Zayn Malik shfaqen bashkë

 

Stormy Daniels e padit Donald Trump-in për shpifje

Aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels, ka ngritur sot në gjykatën Federale në New York padi për shpifje ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton Klan Kosova.

Daniels padinë e ka ngritur për shkak se Trump në Twitter  e hodhi poshtë skicën të cilën Daniels pretendon se portretizon një njeri që e kërcënoi atë në vitin 2011 për të heshtur pasi që më herët kishte një marrëdhënie seksuale me Trump.

Stormy Daniels, emri i së cilës është Stephanie Clifford, tha se ajo kishte marrëdhënie seksuale me Trump vetëm një herë, në një dhomë hoteli gjatë një turneu të famshëm të golfit në liqenin Tahoe, California, në korrik të vitit 2006. Trump u martua me Melania Trump në vitin 2005.

Daniels thotë se ajo dhe presidenti aktual i Amerikës qëndruan në kontakt për vite me radhë, dhe folën për herë të fundit në vitin 2010.

 

Shader Forge is now open-source and free to all developers

jakobson0065 Shader Forge is now open-source and free to all developers


Unity plugin Shader Forge has contributed to the stylish looks of games such as The Chinese Room’s Dear Esther and Monomi Park’s Slime Rancher, and until today, it has cost $90. Developer Freya Holmér announced that it is now a free, open-source tool, and released the code on GitHub. Shader Forge is available in the Unity Asset Store. H…Read Morejakobson0065 Shader Forge is now open-source and free to all developers

Pastroni trupin nga parazitët: Provoni pluhurin popullor nga dy përbërës

Një numër i madh njerëzish vuajnë nga parazitët në organizmin e tyre, kanë mungesë energjie dhe shtresa yndyrore të cilat nuk mund t’i eliminojnë.

Prandaj është e nevojshme që të provoni këtë pluhur popullor, një herë në gjashtë muaj.

Rezultatet nuk do të mungojnë, do të rregulloni peshën, do të ndieni lehtësi në aktivitetet e përditshme, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 100 gr fara liri
– 10 gr xhenxhefil

Përgatitja:

Në blender përzieni bashkë derisa të përftoni pluhur të pastër.

Çdo ditë merrni nga dy lugë të plota të këtij pluhuri madje gjatë tri ditëve. Më së miri është të merren në orët e mëngjesit.

Kur të përfundoni pjesën treditore, bëni pauzë prej tri ditësh, pastaj përsëriteni procesin.

Përbërjen duhet marrë në atë mënyrë gjatë një muaji.

INA:PDSH dhe BESA e Gashit, pjesë e Qeverisë

PDSH dhe Lëvizja BESA e krahut të udhëhequr nga Afrim Gashi do të jenë pjesë e Qeverisë dhe se për këtë sot kanë përfunduar bisedimet me kryeministrin Zoran Zaev.

Lajmi bëhet i ditur për INA nga burime qeveritare, të cilët theksojnë se janë finalizuar negociatat për zgjerimin e koalicionit qeverisës dhe se jashtë do të mbetet Lëvizja BESA e Bilall Kasamit.

Një burim qeveritar i tha INA-s se bisedimet janë finalizuar dhe se ditëve në vijim do të zhvillohen bisedimet për ndarjen e resorëve ministrore. BESA e Gashit dhe PDSH pritet të udhëheqin nga një resor ministror. Kryeministri Zoran Zaev ditëve të fundit paralajmëroi se deri në festat e majit do të mbyllen bisedimet për zgjerimin e Qeverisë.

Nishani: Vlahutin kërkoi arrestimin e Berishës

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka zbuluar bisedën me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, duke deklaruar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, në Report Tv, se Llalla i ka thënë që ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, i ka kërkuar arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Deklarata e Berishës për Vlahutin, se i kishte kërkuar Llallës arrestimin e tij, e konfirmoni?

Nishani: Po, është e saktë. Kam qenë unë që e kam vënë në dijeni Berishën. E kam pasur këtë informacion dhe nga burime të tjera. Llalla ka ardhur në zyrë dhe më ka thënë se gjatë një bisede, rreth një muaj apo dy pas bisedës, ku i ishte kërkuar nga Vlahutin pse nuk arrestohet Berisha. Më tej, argumentet shpjeguese, sipas Llallës, kanë qenë që Prokuroria nuk mund të arrestojë njerëz për të cilët nuk ka prova dhe fakte.

Ishte një bisedë që më shqetësoi dhe nuk mund ta lija në heshtje, pasi bëhej fjalë për një bisedë tërësisht jashtë kontekstit që ka ambasadorja. Kërkova takim me Vlahutin, i shpreha shqetësimin që mora nga Llalla. Ajo e mohoi kategorikisht që të ketë bërë një bisedë të tillë me Llallën. Në radhë të parë vura në dijeni Vlahutin, që e mohoi. Bëra takim tjetër me Llallën, e vura në dijeni që bisedën e ndava me Vlahutin dhe i thashë që ajo e mohon. Llalla i qëndroi edhe pas takimit të dytë.

Mund ta dëshmonte Llalla këtë?

Mund ta dëshmonte Llalla këtë?

Nishani: Nuk ishte çështje fjalësh. Nuk ishte regjistruar biseda, por për mua ishte informacion që e merrja zyrtarisht dhe nuk mund ta neglizhoja. Ambasadorja e refuzoi kategorikisht. Më pas, e ndava shqetësimin me Berishën dhe pastaj nuk di si e ka ndjekur ai më pas.

Edhe Lu i kërkoi Llallës arrestimin e Metës …

Nishani: Për këtë nuk di gjë.