Home » “Pasha jetën”, lansohet dueti nga Capital T dhe Majk

“Pasha jetën”, lansohet dueti nga Capital T dhe Majk

Dy reperët e shumë pëlqyer skenës shqiptare, Capital T dhe Majk, e kanë publikuar bashkëpunimin e tyre muzikor e kanë shoqëruar me videoklip.

Kënga titullohet “Pasha jetën” dhe padyshim se do pëlqehet nga fansat e shumtë dy reperëve.

Ky projekt është realizuar nën drejtimin e Elena Kelmendit dhe Trim Ademit.

Muzikën e ka bërë producenti Cricket, ndërkohë tekstin e kanë shkruar dy protagonistët.

Miksimi dhe masterizimi është bërë nga Avaxus, derisa ana vizuale i është besuar produksionit Imagine Films.

 

Projekti i përbashkët i Kastriot Rexhës me Kapon ishte paralajmëruar herët dhe ky lajm ishte pritur shumë mirë nga fansat e tyre.

Dy reperët  kanë bashkëpunuar kaluarën këngën me titull “Asnjoni”. Kënga ishte publikuar vitin 2012 dhe po ashtu ishte realizuar me videoklip. /Telegrafi/

 

Reklama