Home » Mustafës i vazhdohet mandati i drejtorit edhe për tre muaj

Mustafës i vazhdohet mandati i drejtorit edhe për tre muaj

Komisioni Ndërministror i Qeverisë Kosovës, i përbërë nga pesë ministria i’a kanë vazhduar mandatin drejtorit Telekomit Kosovës, Agron Mustafa edhe për tre muaj, raporton Insajderi.

Arsyeja e vazhdimit mandatit për tre muaj drejtorit aktual është bërë për shkak se Telekomit Kosovës i mungon Bordi i Drejtorëve.

Agron Mustafa ka treguar për Gazetën Online Insajderi se atij i është vazhduar mandati për shkak ruajtjes gjendjes aktuale është Telekom.

“Komisioni ndër ministror ku e përbëjnë pesë ministra është i përcaktum nëpërmjet ligjit për Ndërmarrje Publike kanë marr vendim për një vazhdim tre mujorsh për shkak se jemi pa bord edhe ky vendim është marr vetëm për shkak ruajtjes gjendjes aktuale është ne Telekom edhe mos me lon naj eksperiment eventual ose me naj ushtrues detyre”, ka thënë Mustafa për Insajderin.

Mustafës i ka kaluar mandatit gjatë javës kaluar dhe deri sa formohet bordi për ta emëruar dhe shpallet konkursi ai do ta mbajë këtë pozitë.

garë për parin e Telekomit Kosovës është Nuredin Krasniqi, i cili vitin 2011 ka qenë ushtrues i detyrës drejtorit PTK-së. /Insajderi.com

The post Mustafës i vazhdohet mandati i drejtorit edhe për tre muaj appeared first on INSAJDERI.

Reklama