Home » Archives for Janar 2018

Muaj: Janar 2018

Arrestohet nënkryetari i bashkisë së Dibrës

Policia e Dibrës ka arrestuar zv/kryetarin e Bashkisë si të përfshirë në sherrin masiv të ndodhur ditën e sotme para godinës së Bashkisë.

Ernolt Cani, 34 vjeç,  është arrestuar për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës, me shumë se një herë, të kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 237 e 25 të Kodit Penal.

Gjithashtu u shpall në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasit L.(B).B.

Arrestimi i Canit u bë pasi sot rreth orës 09:05, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin L.(B). B, kanë goditur me sende të forta për shkak të detyrës në zyrën e tij shtetasit:

– D.M,  30 vjeç, me detyrë Drejtor i Burimeve Njerëzore në Bashkinë Dibër. Ky shtetas pasi  ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e  Peshkopisë  ka dalë nga spitali;

– E.D,  33 vjeç, me detyrë inspektor INUV- në Bashkinë Dibër, pasi ka marrë ndihmën mjeksore në spitalin Peshkopi  ka dalë nga spitali;

– H.D, 48 vjeç, me detyrë specialist Auditi, në Bashkinë Dibër, vijon trajtimin mjeksor në spitalin e Peshkopisë;

– L.D, 43 vjeç, me detyrë polic bashkiak në Dibër, ka marrë ndihmën mjeksore në spitalin e Peshkopisë dhe ka dalë nga spitali.

Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

o.j/Dita

Reklama

Lexo më shumë

what does “hiring manager” mean and other work terms you might not know

It’s been a while since I’ve talked about this, and I saw it come up a few times last week so figured it was a good time to revisit some work vocabulary stuff that sometimes confuses people.

1. A “hiring manager” isn’t the person in charge of all hiring

The hiring manager isn’t the person who manages all the hiring for an organization. The hiring manager is the person who will be your boss if you’re hired for the job. They manage a team or department or entire organization. For instance, if you’re applying for a job as a finance assistant, the finance director is probably the hiring manager.

2. If your job was eliminated, you weren’t fired.

If your job ends because your company is eliminating your position — because it’s cutting jobs or restructuring — that’s a layoff, not a firing. Firing generally means that you were let go because of your performance or behavior (not always, but usually). If you were actually laid off, say you were laid off, not fired. There’s a difference! (It works the other way too. Don’t say you were laid off if you were actually fired, at least not to anyone who may check up on that, like an interviewer.)

3. A “hostile workplace” doesn’t mean that people are hostile to you.

In a legal sense, a “hostile workplace” isn’t at all what it sounds like: It’s not about your boss or your coworkers creating a hostile environment for you by being jerks. The term refers to conduct that’s based on race, religion, sex (including pregnancy), national origin, age (40 or older), disability, or genetic information.

In the U.S., for a workplace to violate hostile workplace laws, the EEOC says that the hostile conduct — in addition to being based on the categories above  — “must be severe or pervasive enough to create a work environment that a reasonable person would consider intimidating, hostile, or abusive … Petty slights, annoyances, and isolated incidents (unless extremely serious) will not rise to the level of illegality.”

In other words, if your boss or your coworkers are intolerable jerks but it’s not based on your race, religion, sex, or other protected characteristic, that’s not illegal. Unwise and unkind, but not illegal.

4. If you were fired for reasons that are unfair but not illegal, that’s not “wrongful termination.” 

Legally speaking, wrongful termination means that you were fired for an illegal reason — such as because of your race or religion or for another reason forbidden by law (like taking legally protected FMLA leave or in retaliation for other legally protected activity).

5. Everyone is in a protected class.

People sometimes say things like, “So-and-so is in a protected class” or “we’re worried about firing him because he’s in a protected class.” But everyone is in a protected class. The law doesn’t just protect people of Race X or Gender Y; it bans discrimination based on race and gender, period (as well as religion, national origin, and the other classes I listed in #3). So both men and women are equally protected from discrimination based on gender, and all races are protected from race-based discrimination, not just some races, and so forth. The only exception to this is age, where age discrimination laws only apply to people 40 and up.

6. “Right to work” doesn’t mean “at will”

People often say “right to work” when they really mean “at-will.”

“At-will” employment means that your employer can fire you at any time, without warning, without having to establish just cause (as long as the reason doesn’t violate discrimination laws, or laws against retaliation for reporting discrimination or harassment), and that you can quit at any time without notice. Unless you have an employment contract, in the U.S. you’re considered an at-will employee (except for in Montana).

“Right to work” is a different thing, and refers to state laws saying that employees can’t be compelled to join a union or pay union dues as a condition of employment.

what does “hiring manager” mean and other work terms you might not know was originally published by Alison Green on Ask a Manager.

Read More

Lista e 41 diplomave të njehsuara nga MASR për janarin

Pas verifikimeve të kryera mbi dosjet e dorëzuara përgjatë muajit janar, Sektori i Njohjes së Diplomave në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ka zbardhur emrat e 41 të rinjve që u njihen studimet, të cilët duhet të tërheqin vërtetimet përkatëse pranë këtij institucioni. Për pjesën tjetër të aplikuesve procedurat do të vijojnë ende, pasi në dosjet e dorëzuara prej tyre janë konstatuar mangësi të dokumentacioneve të kërkuara.

Aplikimi për njohjen e titujve të studimit të fituar jashtë vendit mund të kryhet online, ose vetëm në formë shkresore. Në të dy rastet aplikanti duhet të dorëzojë në rrugë postare në dikasterin e Arsimit, dokumentacionin përkatës, ku duhet të përfshijë: “Formularin e aplikimit të plotësuar individualisht, diplomën ose certifikatën që vërteton përfundimin e studimeve (në rastet kur ky përbën dokumentin zyrtar përkatës në vendin e origjinës ekuivalent me diplomën), listën e notave dhe suplementin e diplomës, fotokopje e kartës së identitetit, ose të pasaportës, si dhe mandatpagesën e tarifës së përcaktuar. Dokumentet duhet të jenë origjinalë (me përjashtim të diplomës), ose fotokopje te njësuara me origjinalin.

Procedurat për njohjen dhe njësimin e diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore të fituara në përfundim të studimeve të kryera jashtë vendit, kur dosja e aplikimit është e plotësuar me të gjithë dokumentacionin e kërkuar, përfundojnë brenda 45 ditëve në rastet e aplikimit online, dhe brenda 3 muajve në rastet e aplikimit në formë shkresore.

Tarifa për njohjen dhe njësimin e çdo diplomë që kërkohet të njësohet është 2,000 lekë për aplikimet e kryera online dhe 4,000 lekë për aplikimet e kryera vetëm në formë shkresore. Për gradat shkencore tarifa për çdo diplomë që kërkohet të njësohet, është 3,500 lekë për aplikimet e kryera online dhe 5,000 lekë për aplikimet e kryera vetëm në formë shkresore.

 

Lista e 41 diplomave të njehsuara nga MASR për janarin

  1. Aida Kaloçi
  2. Alba Brojka
  3. Albana Keçi
  4. Alessandro Graziani
  5. Bergita Gjoklaj
  6. Besmir Bregasi
  7. Christos Chatzidakis(2)
  8. Ejnxh Pepa (2)
  9. Eltjon Llupi
  10. Enkelejda Shtufi
  11. Enton Shehu
  12. Erjon Gashi
  13. Ermal Hanko
  14. Fatmir Qylafi
  15. Fatmir Xheladini
  16. Festina Krasniqi
  17. Florien Shkupi
  18. Geremia Oliva(2)
  19. Ilda Dushi
  20. Jonida Çerekja
  21. Jurgen Hidri
  22. Kevin Kostreci
  23. Kristin Gjika
  24. Kristjana Joti
  25. Livia Rokaj
  26. Luiza Gjonaj
  27. Mario Shahini(2)
  28. Mentor Boja
  29. Mirsade Kastrati
  30. Myzejen Myftari
  31. Oljeda Nezha
  32. Orjola Fiku
  33. Ranieri Mazzei
  34. Rina Shehu
  35. Rossella Pulitano
  36. Sabiela Musabelliu
  37. Valdrin Ademi
  38. Vera Muço
  39. Xhilda Çala
  40. Xhuliano Vrioni
  41. Xhuljeta Stafasani

p.k/dita 

Lexo më shumë

Ekstradimi i Nezar Seitajt, reagon ministri italian i Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë së Italisë, Andrea Orlando ka reaguar në lidhje me ekstradimin e financierit të Habilajve, Nazer Seitit.

Ai falënderon autoritetet shqiptare për dorëzimin e tij dhe shprehet se ekstradimi respekton Konventën europiane të ekstradimit dhe marrëveshjen dypalëshe mes Tiranës dhe Romës.

Falenderoj autoritetet shqiptare të cilat ju përgjigjen menjëherë, kërkesës për ekstradim të shtetasit shqiptar SEITI Nazer, i kërkuar nga autoritetet gjyqësore italiane në kuadër të një hetimi të rëndësishëm ndaj një organizate kriminale që vepronte në fushën e narkotrafikut, në linjat italo-shqiptare.

Dorëzimi i tij respekton në mënyrë koherente angazhimet ndërkombëtare që detyrojnë autoritetet italiane dhe shqiptare, sipas Konventës europiane të ekstradimit të 13.12.1957 dhe Marrëveshjes dypalëshe të firmosur në Tiranë me 3.12.2007.

Kryerja e dorëzimit, i mundëson autoriteteve italiane ushtrimin e plotë të hetimit dhe të jurisdiksionit mbi faktet e rënda që përbëjnë objektin e hetimit të Prokurorisë së Catania-s, pa paragjykuar zhvillimet e procedimit që paralelisht po kryhet nga pala shqiptare, e cila madje mund të përfitojë nga bashkëpunimi i autoriteteve italiane, në bazë të konventave për ndihmën gjyqësore, që janë në fuqi mes dy vendeve tona”, shprehet Orlando.

o.j/Dita

Lexo më shumë

Ja cilat janë shenjat që tregojnë se jeni anemik

Anemia është një ndër çrregullimet e shpeshta të gjakut që vjen si pasojë e pakësimit të rruazave të gjakut në organizëm. Këto çrregullime mund të sjellin pasoja të pariparueshme në shëndet, si rezultat i uljes se nivelit të hemoglobinës në rruazat e kuqe, e cila është një ndër komponentët përbërës më të rëndësishëm të rruazave të kuqe të gjakut që bën transportimin e oksigjenit në të gjitha indet e organizmit.

Krahas kequshqyerjes, faktorë të tjerë që çojnë në përhapjen e anemisë janë edhe shkatërrimi i tejskajshëm i rruazave të kuqe, humbja e gjakut, çrregullimet e trashëguara, mungesa e hekurit dhe vitaminave, infeksionet e ndryshme, si dhe ekspozimi ndaj lëndëve të ndryshme toksike. Simptomat që e shoqërojnë aneminë janë nga më të ndryshmet dhe shfaqen në forma të caktuara tek çdo individ.

Ndër shenjat karakteristike të kësaj sëmundjeje pohohet të jetë zbehja e lëkurës. Kështu, nëse një person është i prekur nga anemia, manifeston zbehje të lëkurës, skuqje jo normale të buzëve dhe çarje të tyre, rrahje të shpeshta të zemrës, si dhe humbje të përqendrimit.

Shenja të tjera që e shoqërojnë sëmundjen janë edhe: gjendja e irritimit që pacienti tregon, shfaq lodhje fizike, marrje mendsh dhe rrahje të shpejta të zemrës. Ka edhe shenja, apo simptoma të tjera, të cilat janë të vështira për t’u identifikuar që në fazat fillestare, pasi nuk janë të dukshme.

Megjithatë, është mjeku specialist ai që përcakton më saktë diagnozën e sëmundjes, pasi çdo pacient ka të veçantat e sëmundjes që nga parandalimi, fillimi, shfaqja dhe në fund trajtimi me medikamentet e duhura.

Në pjesën dërrmuese të rasteve, pacientët e evidentojnë sëmundjen pasi kanë kryer një sërë analizash dhe testesh, ku më kryesorja është analiza e përbërjes së gjakut që përfshin të gjithë komponentët e tij.

Duke përcaktuar llojin e anemisë dhe faktorët që e shkaktojnë përcaktohet edhe lloji trajtimit që pacienti duhet të ndjekë.

Mjekët vënë në dukje se zakonisht trajtimi i anemisë nis me ristrukturimin e niveleve të hekurit në gjak. Gjithashtu, një rol të rëndësishëm luajnë edhe vendosja e balancave të duhura të acidit folik, i cili nuk duhet të jetë në mungesë, si dhe vitaminës B12.

Kurimi i anemisë mund të bëhet me anë të transfuzionit të rruazave të kuqe të gjakut të marra nga dhurues, nga heqja dhe transplantimi i shpretkës, si dhe në raste të caktuara trajtimi bëhet me anë të ilaçeve që mbrojnë qarkullimin normal të rruazave të gjakut në organizëm.

Një ndër mënyrat më të mira për të mbajtur larg këtë sëmundje ka të bëjë edhe me ndjekjen e një regjimi ushqyerjeje të shëndetshëm, ku duhet t’i jepet më shumë përparësi perimeve dhe frutave, si dhe të qëndrohet sa më larg ushqimeve të rënda dhe yndyrave që treten me vështirësi nga organizmi. /p.k/dita 

Lexo më shumë

Marrëveshja për detin me Greqinë, reagon për herë të parë presidenti Meta

Presidenti i Republikës ka reaguar për herë të parë në lidhje me marrëveshjen që ka firmosur Shqipëria me Greqinë.

Meta shkruan se e ka ndjekur me shumë vëmendje këtë situatë, por jo me nxitim.

Më tej presidenti deklaron se ai do të veproj konform Kushtetutës dhe kompetencave e përgjegjësive politike, ligjore e publike për këtë çështje.

Reagimi i plotë i Metës

Të dashur komentues, i jap të drejtë shqetësimit tuaj, të nxitur edhe nga lajmet dhe deklaratat e ndryshme lidhur me marrëveshjen e detit me Greqinë. Unë jam duke ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes, por jo me nxitim, këtë çështje të rëndësishme dhe si President i Republikës do të veproj konform Kushtetutës dhe kompetencave e përgjegjësive politike, ligjore e publike ndaj kësaj çështjeje. Marrëdhëniet me Greqinë janë shumë të rëndesishme dhe trajtimi i tyre me transparencë, gjithëpërfshirje dhe konform Kushtetutës, ligjeve ndërkombëtare dhe interesave reciproke të të dy vendeve do të kontribuonte pozitivisht për një progres të tyre, më të fortë, të qëndrueshëm dhe të dëshiruar nga të gjithë./e.k/dita

ILIR-META Marrëveshja për detin me Greqinë, reagon për herë të parë presidenti Meta

Lexo më shumë

“Lan borxhet e memaljotëve”, Agron Llakaj kundër mediave: Pasuria ime e vetme është humori

Prej disa ditësh në portale ka qarkulluar një lajm për aktorin e njohur të humorit dhe drejtuesin e spektaklit, “Al Pazar” lidhur me gjestet e tij të bamirësisë në qytetin e Memaliajt.

Në një shënim në Facebook, Llakaj shprehet se ndjehet keq nga titujt e mediave për aktivitetin e tij.

Ai thotë se pasuria e tij e vetme është humori dhe kur ka pasur mundësi u ka ardhur në ndihmë njerëzve.

Postimi i plotë i Agron Llakajt në Facebook:

“Ka momente kur njeriut i vjen turp për diçka që në dukje e ngre dhe e vlerëson! Prej disa ditësh në disa portale jepet një gjoja intervistë e imja me titull- ‘Agron Llakaj është në hall se lan ‘borxhet’ e Memaliajt’!

Më skuq dhe bënë me turp! Kam një jetë në skenë dhe asnjëherë s’kam patur mundësinë dhe fuqinë për tu quajtur ‘i pasur’ dhe do e kisha për nder të ndihmoja dhe t’ju gjendesha njerëzve në nevojë.

Sa hërë kam patur mundësi jam munduar të jem pranë njerëzve të mi, së pari me shpirt dhe i gjallë si artist dhe qytetar, e nëse i paaftë për t’ju ndryshuar fatin…i aftë për t’ju pasuruar shpirtin. Unë s’jam as Edi Rama…të vishem si babagjysh a s’di dhe si me ‘magji’ t’ju laj borxhet apo t’ju zgjidh hallet memaljoteve. Mos na e vidhni këtë ‘zanat’, humorin…, pak na ka hyre në pjesë politika…, ju lutem të paktën jo gazetaret?! Mos u bëni siç thotë udhëheqësi ynë i Madh-Kazan?! Megjithatë po përdor një shprehje-Merreni me të qetë, kështu ka qene, është dhe do të jetë! Pazar Pazar, Pazar…, Pazar shqiptar! Zulluland!

P.S…,nuk do e konsideroja këtë titull lajm, por heshtja ime do merrej si miratim. Dhe hajt të qeshim, ne datë 3 shkurt rifillon “Al Pazar”, pasuria’ ime qe e ndaj me te gjithë e se pari me memaljotët!”.

o.j/Dita

Lexo më shumë

Shtesa mbi pagë, mësuesit që do testohen për shkallën e kualifikimit

Pranvera Kola- Dita 

Provimi i kualifikimit për mësuesit e arsimit parauniversitar do të zhvillohet në datën 21 prill. Rezultatet e këtij testimi kushtëzojnë edhe rritjen e pagës së arsimtarëve sipas vjetërsisë së punës, rritje që do të jetë në masën 5, 10, si dhe 20 për qind të pagës aktuale.

Sikundër ka ndodhur edhe gjatë viteve të shkuara, mësuesit e këtij viti do të hyjnë në testim me pikë bonus, të siguruara nga dorëzimi i portofolit profesional, ku evidentohet eksperienca e punës, si dhe kualifikimet që mësuesi ka kryer.

Urdhri i miratuar dy ditë më parë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, përcakton se që të gjithë mësuesit e vitit shkollor 2017-2018, që plotësojnë kriterin e vjetërsisë së punës për të hyrë në testin e shkallës së kualifikimit, duhet të përgatisin dosjen e dokumenteve të kërkuara dhe ta dorëzojnë atë pranë drejtorisë rajonale të arsimit që mbulon shkollën ku ata japin mësim.

Afatet e dorëzimit të portofolit profesional 

Sipas afateve të vendosura në këtë urdhër, mësuesit kanë kohë deri në datën 20 shkurt për të dorëzuar portofolin e kualifikimit, nëpërmjet të cilit do të sigurojnë një sasi të përcaktuar pikësh, krahas atyre që do të fitojnë nëpërmjet provimit me shkrim.

“Provimi me shkrim për kategoritë e kualifikimit të mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar për vitin shkollor 2017-2018, do të zhvillohet në datën 21 prill, në orën 10:00 në kryeqytet në mjediset e planifikuara nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit. Deri në mbyllje të javës së ardhshme, që të gjitha drejtoritë arsimore të vendit duhet që të vënë në dispozicion të mësuesve kandidatë për testim programet e kualifikimit ku gjenden të detajuara temat nga ku do të merren pyetjet e provimit. Mësuesit që janë kandidatë për këtë testim duhet të plotësojnë formularin e aplikimit për të marrë pjesë në procedurat e kualifikimit, si dhe të dorëzojnë portofolat profesionalë, sipas profileve lëndore për të cilat do testohen, brenda datës 20 shkurt”, detajohet në urdhrin e MASR.

Mësuesit që kanë të drejtë të hyjnë në testim 

Në provimin e kualifikimit kanë të drejtë që të hyjin që të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar që kanë mbi 5 vite eksperiencë pune, si në shkollat publike, ashtu edhe në ato private. Tre janë shkallët e kualifikimit, për të cilat edhe këtë vit do të zhvillohet testimi kombëtar që siguron rritjen e pagës.

Konkretisht, provimit të kualifikimit i nënshtrohen kandidatët që janë me vjetërsi pune në arsim me të paktën 5 vite deri në 31 dhjetor të vitit të shkuar, të cilët testohen për kategorinë “mësues i kualifikuar”. Ndërsa mësuesit që kanë të paktën 10 vite punë në arsim do të testohen për kategorinë e kualifikimit “mësues i specialist”, si dhe ata që kanë mbi 20 vite testohen për kategorinë “mësues mjeshtër”. Mësuesit do të përfitojnë rritje page sipas shkallës në të cilën kualifikohen, çka do të thotë se shtesa për kategorinë e mësuesve që kanë të paktën 20 vite pune në arsim do të jetë më e larta (20 për qind rritje page). Kjo gjithmonë nëse arrijnë të marrin pikët kaluese në testimin e kualifikimit, i cili pritet të zhvillohet në 21 prill.

Edhe për kualifikimin e 2018-ës, para hyrjes në testim mësuesit duhet të sigurojnë edhe pikët e portofolit profesional, në të cilën detajohen nëpërmjet dëshmive përkatëse të gjitha arritjet që mësuesi ka fituar përgjatë viteve që jep mësim. Të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e mësipërme, duhet të kenë kryer të paktën 3 ditë trajnimi në vit, të cilat janë të barasvlershme me 18 orë trajnimi të pasqyruara me 6 kredite. Gjithashtu bëhet e ditur se për punonjësit, të cilët mund të kenë mospërputhje sa i takon vjetërsisë së punës në arsim dhe kategorisë së kualifikimit, ata duhet të kualifikohen për kategorinë më të ulët që nuk e kanë fituar ende.

Si do jetë provimi me shkrim  

Teza e provimit të kualifikimit përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë përmban pyetjet rreth njohjes së dokumenteve zyrtare, që kanë të bëjnë me veprimtarinë e mësuesve, programet përkatëse lëndore, metodologjinë e mësimdhënies dhe të nxënies, në përgjithësi dhe të lëndës, etikën dhe komunikimin e mësuesit në institucionin arsimor, si dhe aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Ndërsa pjesa e dytë do të përfshijë pyetjet rreth përmbajtjen shkencore të lëndës që mësuesi zhvillon në shkollë me nxënënsit e tij.

Për t’i ardhur në ndihmë përgatitjes së arsimtarëve, janë shpallur edhe 22 programet orientuese me temat që duhet të përvetësojnë për testimin e kualifikimit mësuesit e arsimit parashkollor, fillor, arsimit special, lëndës së artit pamor, biologjisë, edukimit fizik, ekonomisë, filozofisë, arsimit profesional, gjuhëve të huaja, fizikës, gjeografisë, letërsisë dhe gjuhës shqipe, historisë, kimisë, matematikës, muzikës, psikologjisë, qytetarisë, sociologjisë, shkollave artistike, si dhe Informatikës. Krahas përmbajtjes specifike të lëndës që është e detajuar në mënyrë specifike sipas llojit të lëndës që mësuesi jep, njohja e dokumenteve zyrtare është shumë e rëndësishme.

Njohja e legjislacionit të arsimit, si dhe drejtshkrimi

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara urdhrat, udhëzimet, ligjet dhe dokumentet në funksion të veprimtarisë mësimore, nga të cilat do të përzgjidhen edhe pyetjet që do të jenë pjesë e testit.

Sa i takon gramatikës, mësuesi duhet të dëshmojë në test njohjen e rregullave të drejtshkrimit të standardit të gjuhës shqipe.

Ndërsa në pyetjet rreth etikës mësuesi duhet të dijë si të përshkruajë parimet themelore mbi të cilat është hartuar Kodi i Etikës së Mësuesit, të dallojë sjelljet e mësuesit që burojnë nga parimet themelore, të hartojë vetë një kod të thjeshtë sjelljeje që bazohet në parimet dhe standardet e Kodit të Etikës, të përshkruajë sjelljet model që duhet ta karakterizojnë, në varësi të funksionit që ka në komunitetin e shkollës, si dhe të dijë të sillet në përputhje me rregullat e etikës dhe të sjelljes në marrëdhënie me drejtuesit, stafin pedagogjik, nxënësit, prindërit dhe komunitetin gjatë punës së tij brenda dhe jashtë institucionit arsimor.

Portofoli personal i mësuesit duhet të përfshijë këto dokumente:

  • “Curriculum me fotografi
  • Vlerësimin e fundit të performancës që ka marrë kandidati nga drejtuesi i institucionit arsimor.
  • Fotokopje e noterizuar e certifikatave me kredite.
  • Fotokopje e noterizuar e dëshmive të titujve, apo gradave shkencore (nëse ka).
  • Fotokopje e noterizuar e dëshmive të mbrojtjes së gjuhëve të huaja që di dhe që i ka të faktuara.
  • “Një plan i një aktiviteti me nxënësit e një klase të caktuar, në kuadër të shkollës si qendër komunitare.
  • Një test përmbledhës sipas profilit përkatës, objektivat e arritjeve të nxënësve për një kapitull (në një lëndë dhe klasë të caktuar).
  • Një planifikim të një mësimi model (ditar), duke u bazuar në mësimdhënien që ka në qendër nxënësin, si dhe një plan të një projekti kurrikular së bashku me përshkrimin e realizimit të tij.

 

Ligjet dhe udhëzimet që arsimtarët duhet të mësojnë për provimin

  • Ligji Nr. 69/2012 për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar.
  • Urdhri për miratimin e Dispozitave Normative për arsimin parauniversitar (DN), nr 343, datë 19.08.2013.
  • Udhëzim nr. 25, dt. 17.08.2015 për vitin shkollor 2015-2016 në sistemin arsimor parauniversitar.
  • Korniza kurrikulare, 2014.
  • Kurrikula bërthamë.
  • Udhëzimi nr. 44, datë 16.10.2014 “ Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 21 datë 23.07.2010 “Për normat e punës mësimore-edukative dhe numrin e nxënësve për klasë në institucionet e arsimit parauniversitar”.
  • Udhëzimi“Për zhvillimin e provimeve të maturës shtetërore”, 2016.
  • Udhëzim nr. 5 datë 25.02.2013 “Për standardet e mësuesit”.
  • Udhëzimi nr. 26 datë 15.08.2015 “Zhvillimin Profesional të Punonjësve Arsimorë”.
  • Udhëzimi “Për kriteret dhe procedurat e kualifikimit të mësuesve”, 2016.
  • Udhëzimi nr.34, dt.11.09.2015 “Për vlerësimin e nxënësve për kurrikulën me kompetenca, në arsimin bazë”.
  • Udhëzimi Nr.38, datë 06.10.2015 “Për procedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit në institucionet arsimore publike të sistemit arsimor parauniversitar”.
  • Karta e performancës së shkollës.
  • Standardet e shkollës si qendër komunitare.

 

Lexo më shumë

“Janari i peshqve të mëdhenj”/ Lu: U zotuat para nesh, ku janë rezultatet?

Ndërkohë që në rrjetet sociale, media dhe debatet publike flitet për arrestimin e peshqve të mëdhenj, që ishte paralajmëruar për muajin janar nga ambasadori i SHBA-së Donald Lu, ka reaguar ky i fundit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane, kërkon nga politika dhe autoritetet shqiptare në tërësi, mbajtjen e premtimit për luftën kundër krimit të organizuar.

Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh.

Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë.

Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak.”

Ambasadori Donald Lu”, – thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA në Facebook.

Të njëjtin apel ambasadori amerikan e bëri edhe në një intervistë për DITA pak ditë më parë. /o.j/Dita

Lexo më shumë

Qëndroi 20 orë ulur, paralizohet

Një person ka mbetur i paralizuar nga mesi e poshtë pasi qëndroi për 20 orë ulur pa ndërprerje duke luajtur lojëra elektronike.

Vetëm kur tentoi të shkonte në tualet ai zbuloi se nuk mund të lëvizte dot pjesën e poshtme të trupit.

Burri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, nisi të luante nga mbrëmja e 27 Janarit derisa shokët e tij telefonuan ambulancën, pasditen e 28 Janarit.

Ngjarja ndodhi në një qendër interneti në Provincën Zhejiang në Kinë.

Lexo më shumë