Home » “Kjo është vajza që përloti sot Kuvendin, ish-studente e “La Sapienza” që ngriti fermë dhish” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Kjo është vajza që përloti sot Kuvendin, ish-studente e “La Sapienza” që ngriti fermë dhish” plus 9 more Lajmi i Fundit

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

“Kjo është vajza që përloti sot Kuvendin, ish-studente e “La Sapienza” që ngriti fermë dhish” plus 9 more Lajmi i Fundit

Kjo është vajza që përloti sot Kuvendin, ish-studente e “La Sapienza” që ngriti fermë dhish Posted: 30 Sep 2017 08:41 AM PDT

studentja-la-sapienza “Kjo është vajza që përloti sot Kuvendin, ish-studente e “La Sapienza” që ngriti fermë dhish” plus 9 more Lajmi i FunditKur vendosi të kthehej në Shqipëri me një diplomë të “La Sapienza-s” në duar, Rigerta Loku nuk e çoi ndërmend se vendlindja do ta sfidonte me një të ardhme si fermere. Vajza nga Rubiku u kthye nga Italia gjashtë vjet më parë, pasi studioi shkenca politike në universitetin prestigjoz të “La Sapienza-s” në Romë dhe u specializua për marrëdhënie ndërkombëtare; dy diploma që i jepnin sigurinë se mund të ndërtonte një karrierë në qytetin e saj të lindjes në Veri të Shqipërisë. “Besoja se nuk do e kisha të vështirë të gjeja një punë, veçanërisht në Rubik, kur të gjithë synonin të vinin në Tiranë,” kujton 34-vjeçarja Rigerta Loku. Megjithatë, realiteti ishte larg përfytyrimit të saj. Rigerta Loku i tha BIRN se e dërgoi CV-në në disa institucione të pushtetit vendor në Rubik dhe në Rrëshen, por iu kthye mbrapsht pa asnjë shpjegim. Ëndrrat e saj për të bërë një ndryshim në vendlindje u thyen në mes. E papunë dhe me familje të sapokrijuar, Rigerta mësoi shpejt arsyen e refuzimit, edhe pse askush nuk ia tha hapur. “Të zgjedhurit e partisë e dinin fort mirë që unë dhe Nardi (bashkëshorti) nuk ishim militatë dhe nuk votonim për ta,” thotë Loku. Para ofertës për t’u rreshtuar politikisht, Rigerta Loku dhe bashkëshorti i saj, Leonard Tusha zgjodhën rrugën më të vështirë. Me paratë e kursyera në Itali, ata vendosën të ndërtojnë fermën e tyre larg qytetit dhe politikës dhe gjashtë vite më pas, janë krenarë që ia kanë dalë.Fshati Prostek, ku ndodhet dhe ferma e Rigerta Lokut | Foto nga : Lindita Cela Ferma e Rigerta Lokut dhe Leonard Tushës gjendet në fshatin Prosek, mes gjelbërimit dhe maleve të Mirditës. Fshati shtrihet 6.5 kilometra larg qytetit të Rrëshenit, por rruga mund të përshkohet vetëm me një automjet të lartë 4×4 në një urdhëtim të vështirë që të merr më shumë se 40 minuta. Mungesa e rrugës, e energjisë dhe e ujit kanë sjellë largime masive në fshatin që dikur numëronte 1500 banorë. Shumica e shtëpive janë të braktisura, ndërsa të zotët nuk kanë mundur t’i shesin as për 100 mijë lekë. Në Prostek, Rigerta Loku dhe bashkëshorti i saj ndërtuar fillimisht një kasolle në pronat e babait në vitin 2010 dhe blenë disa dhi rrace. Vendimi i tyre i habiti jo pak banorët e zonës, të cilët nuk ua kursyen të tallurat dhe paragjykimet. “Ka dy diploma dhe tani po ruan dhitë-dëgjoja shpesh pas krahëve,” kujton Loku. “Por ne jemi të lumtur këtu. Arrijmë të sigurojmë një jetesë normale dhe mbi të gjitha jemi të pavarur,” shton ajo. Ideja për zhvillimin e fermës u frymëzua nga tradita e zonës, e cila sot është lënë në harresë. Rigerta Loku thotë se e dinte që ndryshe nga e shkuara, zona kishte sot mungesë të djathit të dhisë. Për këtë arsye vendosën që paratë e kursyera nga puna në Itali t’i investonin në fermën e dhive, gjashtë vite të shkuara. Sot, burrë e grua e kanë shtuar tufën e tyre në 500 krerë, ndërsa kanë hapur edhe një dyqan të vogël në Rubik, ku tregtojnë mish të freskët keci dhe djathë dhie të përpunuar në fermën e tyre. Për punët e shumta në fermë, Rigerta dhe Leonardi kanë punësuar disa banorë të zonës, ndërsa prindërit e Leonardit i ndihmojnë për rritjen e dy vajzave. Zgjerimi i fermës deri në prodhimin e një produkti që do të mbajë emrin e tyre është ëndrra e re e dy bashkëshortëve. Për të realizuar këtë synim, Leonard Tusha ka nisur studimet në Universitetin Bujqësor të Kamzës. Pas orëve të studimit, ai nxiton pasditeve drejt fermës për t’u kujdesur për bagëtitë. Leonardi tregon se zona është e vështirë dhe problemet nuk mungojnë, ndaj atij u duhet të përballet që nga vjedhjet e deri tek mbrojtja e bagëtive nga kafshët e egra. “Duhet të jesh vetë këtu e t’u qëndrosh punëve mbi kokë, ndryshe atë që e ke ngritur për një kohë të gjatë, të rrënohet brenda ditës,” thotë ai. Gjashtë vjet pas rikthimit, Rigerta Loku është përshtatur si me jetën në fermë, ashtu edhe me kulturën e përgjithshme të pafuqisë për të ndryshuar rendin e gjërave në Shqipëri. Megjithatë, ajo dhe bashkëshorti i saj ndjehen krenarë për kurajon që patën për të ndryshuar jetën e tyre. “Unë nuk do të kem fuqinë të ndryshoj Shqipërinë, as pushtetarët tanë, por kam fuqinë të ndërtoj mikrobotën time këtu, pa i shtrirë dorën kujt dhe me dinjitet,” përfundon Loku./ BIRN The post Kjo është vajza që përloti sot Kuvendin, ish-studente e “La Sapienza” që ngriti fermë dhish appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.
Basha: Paratë e librave shkollorë u harxhuan për udhëtime e zyra Posted: 30 Sep 2017 08:24 AM PDT

studentja-la-sapienza “Kjo është vajza që përloti sot Kuvendin, ish-studente e “La Sapienza” që ngriti fermë dhish” plus 9 more Lajmi i FunditKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi qeverinë shqiptare se po harxhon paratë mund shpenzoheshin për blerjen e librave shkollorë bileta për udhëtime dhe orendi e rikonstruksion zyrash. Basha theksoi se ambasadori amerikan Shqipëri, Donald Lu, ka drejtë mesazhin për rinjtë: ” Ju jetoni demokraci. Ju duhet kërkoni dhe nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë. Kështu funksionon demokracia. demokraci, përgjegjësinë dhe pushtetin e keni ju.” “Ndërsa përgjigja për pyetjen çdo shqiptar duhet t’i bëjë qeverisë, kur ajo refuzon paguajë librat shkollorë nga buxheti, është e thjeshtë:
Vetëm për gjysmën e parë vitit, qeveria shpenzoi:
1. Për bileta/udhëtime rreth 2 milionë dollarë.
2. Për Orendi/rikonstruksion zyrash: rreth 14 milionë dollarë.
Kaq pará janë mjaftueshme për siguruar librat shkollorë për gjithë nxënësit e Shqipërisë.
Ashtu siç ka premtuar, Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend propozimin për të financuar nga Buxheti librat e shkollës për të gjithë fëmijët e Shqipërisë”, shkroi Basha në një postim në rrjetet sociale./ The post Basha: Paratë e librave shkollorë u harxhuan për udhëtime e zyra appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.
Koreja e Veriut kërcënon: Do ta shkatërrojmë Amerikën në “det flakësh” Posted: 30 Sep 2017 08:05 AM PDT

studentja-la-sapienza “Kjo është vajza që përloti sot Kuvendin, ish-studente e “La Sapienza” që ngriti fermë dhish” plus 9 more Lajmi i FunditKoreja e Veriut vazhdon të tregojë muskujt në luftën e fjalëve me SHBA-të dhe së fundmi ka bërë një zotim të ri të tmerrshëm: Që do të sjellë fundin e botës në Amerikë dhe do “ta zvogëlojë atë në një det flakësh”. Shteti Hermit ka dërguar një paralajmërim të ashpër ndaj Presidentit të SHBA, Donald Trump, duke e quajtur atë një “psikopat”, pasi sipas Veriut lëvizja e fundit për të imponuar sanksione është një “veprim vetëvrasës që bën thirrje për një katastrofë bërthamore”. Lajmi vjen mes frikës se vendi po planifikon të synojë stacionet e energjisë bërthamore, bankat dhe ministritë e qeverisë në Korenë e Jugut duke përdorur një armë elektromagnetike. The post Koreja e Veriut kërcënon: Do ta shkatërrojmë Amerikën në “det flakësh” appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.
Ja kush janë dy shqiptarët e arrestuar me 1 milion euro drogë në Itali Posted: 30 Sep 2017 07:47 AM PDT

studentja-la-sapienza “Kjo është vajza që përloti sot Kuvendin, ish-studente e “La Sapienza” që ngriti fermë dhish” plus 9 more Lajmi i FunditPolicia italiane ka arrestuar dy shqiptarë për trafikim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje në qytetin e Bolonjës. Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale. Shqiptarët e arrestuar janë Indrit Baldiu 28 vjeç dhe Shkëlqim Xhafa 25 vjeç. Në banesën e tyre kishin fshehur mes shumë objekteve të tjera edhe gjysëm kilogram kokainë dhe 25 kilogramë heroinë. Nëse kjo drogë do të shitej në treg, shqiptarët mund të përfitonin mbi 1 milionë euro. Ka qenë sjellja e dyshimtë e Shkëlqim Xhafës që ka tërhequr vëmendjen e policisë. Karabinierët e ndoqën të riu shqiptar deri afër banesës, ku e ndaluan dhe e kontrolluan. Xhafës iu gjetën me vete 18 mijë euro, ndërsa në banesë veç drogës u sekuestruan edhe 100 mijë euro dhe një pistoletë. Aty u gjet dhe u ndalua edhe shqiptari tjetër, Indrit Baldiu, citon abcnews. The post Ja kush janë dy shqiptarët e arrestuar me 1 milion euro drogë në Itali appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.
“Porche Carrera 4S” dyshohet të jetë vjedhur, Greqia kërkon bllokimin në Tiranë Posted: 30 Sep 2017 07:44 AM PDT

studentja-la-sapienza “Kjo është vajza që përloti sot Kuvendin, ish-studente e “La Sapienza” që ngriti fermë dhish” plus 9 more Lajmi i FunditAutoritetet greke drejtësisë kërkojnë sekuestrimin e një mjeti luksoz Tiranë. Bëhet fjalë për një autoveturë tipit “PORCHE CARRERA 4S” ngjyrë blu, dyshohet jetë vjedhur territorin grek. Gjykata e Tiranës i ka dhënë dritë jeshile ekzekutimit letërporosisë përcjellë nga pala greke për këtë rast, duke urdhëruar gjetjen dhe sekuestrimin e mjetit. Ky veprim është kërkuar për llogari një hetimi nisur Greqi për veprën penale “vjedhjes”. Pala greke theksonte se mjeti gjendet territorin e Tiranës. Përveç modelit. Autoritetet e vendit fqinj vinin dispozicion organeve ligjzbatuese shqiptare edhe numrin e shasisë mjetit, përfundonte me shifrën 622.
Ditët e fundit Policia e Tiranës ndërmorri një operacion për bllokimin e mjeteve të trafikuara në Shqipëri nga vendet e BE-së. Në 28 shtator u njoftua sekuestrimi i 12 mjeteve luksoze, kyresisht “Mercedes”, “BMW” dhe RANGE ROVER”, por asnjë “PORCHE CARRERA”, citon abcnews. The post “Porche Carrera 4S” dyshohet të jetë vjedhur, Greqia kërkon bllokimin në Tiranë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.
Politikani goditet me grusht e rrëzohet nga deputeti i opozitës Posted: 30 Sep 2017 07:26 AM PDT

Një politikan ukrainas është rrezuar me vetëm një goditje, gjatë një debati të nxehtë me anëtarët e një partie opozitare. Tensionet u rritën dhe filluan shkëmbimet e grushtave në këshillin regjional të Kievit gjatë të martës, pas një debati të nxehtë rreth buxhetit regjional, transmeton Telegrafi. Kur kryesuesja e këshillit votoi pro, deputetët nga blloku i Poroshenkos u afruan në foltore me qëllim që t’ia pamundësojnë vazhdimin e seancës. Ajo u mundua ta largoj duke e shtyrë, dhe një deputet nga blloku i Yulia Tymoshenko u afrua që t’i ndihmojë, por e pësoi keq kur u godit me grusht në fytyrë nga anëtari i fraksionit rival. Duke e parë se goditja ishte aq e fortë dhe u përplas në tokë pa vetëdije, u desh të ndërhyjnë mjekët që e transportuan për në autoambulancë për ta mjekuar. The post Politikani goditet me grusht e rrëzohet nga deputeti i opozitës appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.
Themeluesi i ‘Playboy’, bleu varrin e tij vite më parë pranë Marilyn Monroe Posted: 30 Sep 2017 07:20 AM PDT

studentja-la-sapienza “Kjo është vajza që përloti sot Kuvendin, ish-studente e “La Sapienza” që ngriti fermë dhish” plus 9 more Lajmi i FunditThemeluesi i Playboy, Hugh Hefner është njohur për jetën e tij ku kërcente me gra të reja në harem dhe bënte veprime të tepruara seksuale. Ai humbi jetën të mërkurën, në moshën 91-vjeçare dhe do të qëndrojë pranë yllit të Hollivudit, Marilyn Monroe. Sipas BBC, ai ka blerë një vend pranë saj që në vitin 1992 për 75 mijë dollarë. Dihet se imazhi i aktores së famshme ka qenë në kopertinë të revistës së parë të Playboy në vitin 1953. Ajo vdiq në vitin 1962 në moshën 36 vjeçare dhe u varros në Westwood Village Memorial në Los Angeles. Marilyn ra dakort që të pozonte për revistën e tij pasi karriera e saj nuk ishte e zhvilluar mirë dhe mori 50 dollarë për këtë gjithë. Pas katër vitesh, Hefner ka shitur rreth 50 mijë revista brenda natës vetëm se ajo pozoi nudo. Në intervistat e tij ka pranuar se nuk e ka takuar asnjëherë aktoren hollivudiane pasi nuk i preferonte aspak bjondet. Ndërsa multi miliarderi tregoi para se të vdiste ka treguar se shumë miq të tij të njohur janë varrosur në Westwood Village Memorial në Los Angeles. The post Themeluesi i ‘Playboy’, bleu varrin e tij vite më parë pranë Marilyn Monroe appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.
E quajti vëlla, “shpërthen” mamaja e Klaudia Pepës Posted: 30 Sep 2017 07:08 AM PDT

studentja-la-sapienza “Kjo është vajza që përloti sot Kuvendin, ish-studente e “La Sapienza” që ngriti fermë dhish” plus 9 more Lajmi i FunditDivorci mes Klaudia Pepës dhe Albi Nakos u rikthye edhe njëherë vëmendje mediave, pasi balerina e quajti vëlla ish-bashkëshortin. Fill pas kësaj, komentuesit duket se me një gjuhë ashpër kanë kritikuar Klaudian. Për sqaruar gjitha keqkuptimet dhe gojët e liga, mamaja e balerinës një intervistë për sqaron shumë rreth konfliktit ka plasur rrjetet sociale. tej, Lume Pepa thotë se gjithë këta shqiptarë i prekën krenarinë Klaudias ditët vijim do t’i kërkojnë falje. Është përfolur shumë media ndarja e vajzës suaj nga Albi Nako, si nënë si e ke përjetuar këtë divorc? Si çdo nënë. S’kam dashur ta besoj, m’u kthye jeta rrokullime mbrapsht. qenurit e tyre atë pozicion përpara gjithë syve atyre i njihnin dhe i donin bashkë ishte një “hall” vete. Po fjalët e njerëzve sa ju kanë shqetësuar? Fjalët? Gjuha puth, pështyn, lavdëron dhe shan. Sigurisht fjalët negative janë ato shqetësueset. Keqardhja nuk shprehet me sharje, këtë nuk arrij kuptoj. Nëse dikujt i vjen keq për ndarjen e tyre, pse duhet patjetër përbaltin njërin prej dyve. A nuk janë ata artistë edhe veç e veç? Sepse fillimisht ata pëlqehen për artin servirin, ndërsa marrëdhënia si bashkëshortë u takon vetëm atyre dyve dhe nëse ofendojmë njërin, kemi ofenduar edhe tjetrin, pasi ata dy kanë respektuar vendimin e tyre, t’i respektojmë edhe ne. Ndërkohë kjo çështje është sjellë sërish vëmendje njerëzve ditët e fundit, kur Klaudia e quajti Albin vëlla, juve si nëna saj, si ju duk etiketimi vëlla për ish-bashkëshortin? Fjala “vëlla” e shprehur shkallën lartë për një marrëdhënie mirë, për mua nuk përben aspak alarm, e quaj kështu sepse u alarmuan disa komentues, cilët do doja ishin butë, sepse fjala “vëlla” nuk ishte vrastare sa po e bëjnë, përkundrazi Klaudia u shpreh e çiltër, e pastër, ashtu siç e njeh ai cilit iu drejtua. Klaudia ka dashur përmbledhë me atë fjalë ne jemi bashkë një marrëdhënie dhe unë do ta kem si vëllain e madh, tek i cili mbështetet i vogli për mendime dhe bashkëpunime vazhdimësi dhe jo vëlla siç e morën, ata cilët u irrituan. Si i keni ndjekur reagimet e ashpra rrjetet sociale? Tani filloi beteja duke iu kundërvënë me shfryrje, fyerje dhe fjalë pamerituara. Klaudia, figura, emri i cilës ngriti dhe rriti krenarinë e çdo shqiptari Itali, masakrohet padrejtësisht dhe për çfarë?! Nga fyerjet çdokush nuk ndihet mirë. Nëse dikujt s’i ka pëlqyer shprehja, jam dakord, por a ka një rrugë tjetër për t’u informuar për paqartësinë? Pse rruga e vetme duhet kalojë nëpërmjet fyerjeve?! A ka fyer ajo qoftë edhe njërin prej gjithë atyre kanë shkruar si u kanë ardhur fjalët, pa i situr mirë? Jo! A mund tregojmë respekt për jetën e tjetrit, personalitetin dhe dinjitetin e një njeriu, pastaj një artisti? A është ajo një njeri me ndjenja, prej mishi e gjaku njësoj si ne? Ishte një moment kur Albi shpërtheu lot, a mendoni se ka ende ndjenja për vajzën tuaj? Albi u emocionua nga mesazhi i Klaudias, por shumë duket u emocionuan shikuesit, derdhen mbi lotët e ëmbla Albit, pluhur helmosur për Klaudian. Ata e njohin mirë njëri-tjetrin dhe kanë shprehjet dhe përkëdheljet e tyre, iu përkasin vetëm atyre dyve. Po Klaudia ka ende ndjenja për Albin? vjen keq s’ përgjigjem, dot sepse nuk përket mua flas për ndjenjat e Klaudias… Cila ishte arsyeja e divorcit tyre? Arsyen e dinë ata dy. Është e vërtetë ka qenë Klaudia i ka kërkuar fëmijë dhe Albi s’ka pranuar? Albi i shprehu vetë ato ndjente TV edhe lidhje me kërkesën e Klaudias për një fëmijë. A i keni dhënë një këshillë vajzës suaj kur keni parë marrëdhënia e tyre nuk funksiononte ? Unë e mora vesh atëherë kur u bë publike. Albi vinte tek ne dhe ndërkohë bisedonte me Klaudian gjatë kohës rrinte te ne. (Ata flasin çdo ditë bashkë dhe nëse Klaudia do ishte një përfituese apo mosmirënjohëse siç kam lexuar thonë, si mendojnë ata e kanë cilësuar tillë, Albi do ta donte akoma?). Vendimin e kanë marrë dy dhe arsyeja u përket atyre. Çfarë ju ka thënë Klaudia lidhje me Albin? Unë kam folur me Klaudian, sigurisht, por pa influencuar, duke respektuar pa dëshirë këtë vendim. Ata janë rritur dhe fjala ime ka qenë: Ndarja juaj mirë kishte ndodhur pasi kisha vdekur unë. A keni folur me Albin gjatë kësaj periudhe, çfarë ju ka thënë? Me Albin? Po, flasim dhe përshëndetemi qoftë dhe me një mesazh. Ruajmë respektivisht relatat e mëparshme. Si është jeta e Klaudias tashmë po korr sukses jashtë kufijve Shqipërisë? Klaudia sapo nxori videon e parë të baletit me koreograf amerikan, të mbështetur nga menaxheria e saj italiane, Agata Imbrogiano, me të cilën kanë shumë projekte të cilat po i realizojnë një e nga një. E që jam e bindur që të gjithë ata shqiptarë që u treguan të nxituar duke i pickuar Klaudias krenarinë, do t’i kërkojnë falje në ditët në vazhdim./ GSh The post E quajti vëlla, “shpërthen” mamaja e Klaudia Pepës appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.
Duket si 20 vjeçare, por…është plot 42 vjece Posted: 30 Sep 2017 06:49 AM PDT

studentja-la-sapienza “Kjo është vajza që përloti sot Kuvendin, ish-studente e “La Sapienza” që ngriti fermë dhish” plus 9 more Lajmi i FunditNjë aktore e famshme tajvaneze i ka shokuar fansat e saj pasi zbuloi moshën e saj vërtetë. Lin Chi-Ling, e cila ka 367 000 ndjekës Instagram, bëri ditur se është 42 vjeç, një moshë nuk do i kishte shkuar askujt mendje duke parë “selfie”-t e saj rrjetin social. “Duhet ketë bërë magji”, shkruajti një nga fansat e saj kur lexoi moshën reale Lin Chi-Ling.
studentja-la-sapienza “Kjo është vajza që përloti sot Kuvendin, ish-studente e “La Sapienza” që ngriti fermë dhish” plus 9 more Lajmi i Fundit
studentja-la-sapienza “Kjo është vajza që përloti sot Kuvendin, ish-studente e “La Sapienza” që ngriti fermë dhish” plus 9 more Lajmi i Fundit The post Duket si 20 vjeçare, por…është plot 42 vjece appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.
U goditën nga të fortit në Elbasan, gjashtë policë në hetim për incidentin Posted: 30 Sep 2017 06:40 AM PDT

studentja-la-sapienza “Kjo është vajza që përloti sot Kuvendin, ish-studente e “La Sapienza” që ngriti fermë dhish” plus 9 more Lajmi i FunditGjashtë efektivë të policisë së Elbasanit të cilët ishin pjesë e aksionit në ngjarjen e 18 Shtatorit ku u godit makina e zv/drejtorit Gjergj Oshafi nga një audi i blinduar do të jenë pjesë e një hetimi disiplinor. Tv Klan mësoi se pas publikimit të videos, Drejtoria e Standardeve profesionale, kërkoi të rishikojë planin e dislokimit të punonjësve të policisë pranë tregut Agro Ushqimor ku dhe ndodhi incidenti. Burimet thanë se pjesë e hetimit administrativ do të jetë edhe reagimi i punonjësve të policisë pas goditjes së makinës së zv/drejtorit të policisë. Nga pamjet e transmetuara në emisionin “Opinion” shihet qartë se efektivët e policisë qëndruan për disa minuta përpara portës së hekurt, pa u futur në brendësi të tregut ushqimor. Kjo i ka lënë mundësi personit që ndodhej në veturën e blinduar të largohej. Paralelisht me veprimet disiplinore, një hetim penal pritet të zbardhë të gjithë rastin në fjalë. Ndërkaq në kërkim për këtë ngjarje rezulton ende të jetë Suel Çela, i cili është djali i pronarit të tregut Agro Ushqimor. The post U goditën nga të fortit në Elbasan, gjashtë policë në hetim për incidentin appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.
Reklama