Home » Archives for Janar 2016

Muaj: Janar 2016

Mesazhet e jashtëtokësorëve për njerëzimin

Burimi i këtyre informacioneve është Jean
Ederman, tani 49-vjeçar, nga Franca, i cili punon në fushën e
aviacionit. Ai pretendon të ketë qenë pilot i aeroplanëve ushtarakë,
kontrollues ajror dhe menaxher i aeroportit si dhe të kishte kryer
studimet e magjistraturës për ekonomi. Ai madje thotë që ka pasur një
sërë eksperiencash të çuditshme që prej moshës gjashtëvjeçare e këndej,
përfshirë këtu edhe kontaktin me UFO dhe jashtëtokësorë

Ndër të
tjera ai shkruan: “… pasi pata arritur ta projektoj veten psikikisht
në një vend me prani të jashtëtokësorëve, kam marrë mesazhet e mëposhtme
…”

Kush jemi ne?

As shkencëtarët, e as përfaqësuesit e feve nuk flasin në mënyrë
unanime për ngjarjet e pashpjeguara, që njerëzimi i ka vërejtur për
mijëra vjet. E, për ta kuptuar të vërtetën, njerëzit duhet të përballen
me gjëra pa u filtruar nga askush paraprakisht, sado të respektueshëm që
mund të jenë ata njerëz, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sikur miliarda krijesa të tjera në këtë univers, ne jemi krijesa me
vetëdije dhe disa na quajnë ‘jashtëtokësorë’. Gjithsesi, nuk ka dallim
fundamental në mes jush dhe nesh, përveç disa hapave të caktuar të
evoluimit. Sikur në strukturat e tjera të organizuara, edhe te ne
ekziston hierarkia. Sa i përket dukjes së jashtme, ka dallime mes nesh
dhe jush, megjithatë edhe ne kemi formë humanoide. Ekzistenca jonë është
realitet, mirëpo shumica prej jush nuk e kuptoni atë.

Më e rëndësishmja, nuk kemi përfaqësues njerëzor në Tokë, që do të ndikonin në vendimet tuaja.

Pse nuk jemi të dukshëm?

Për ne është e rëndësishme të respektohet liria e njerëzve, liri kjo
që ua mundëson atyre që të piqen dhe të mbërrijnë faza të caktuara
jetësore pa ndërhyrje nga jashtë. Gjithsesi, ndër vite ne kemi bërë
vizita të herëpashershme, andaj ka shumë njerëz të cilët pretendojnë të
kenë parë krijesa të çuditshme jashtëtokësore apo edhe objekte të
paidentifikuara fluturuese. Mirëpo, meqë këto gjëra zakonisht përjetohen
në baza individuale, pak njerëz iu besojnë. Ne mund të paraqitemi në
pikë të ditës, mirëpo meqë as shumica prej jush nuk keni dëshirë që ne
ta bëjmë një gjë të tillë – për shkak të frikës e gjërave të ngjashme –
ne nuk e kemi bërë një gjë të tillë, transmeton gazeta Kosova Sot
Online.

Kush jeni ju?

Ju jeni pasardhësit e shumë traditave, që me kalimin e kohës janë
pasuruar bashkërisht nga kontributet e njëri-tjetrit! Qëllimi juaj është
të bashkoheni për ta përfunduar një projekt të përbashkët. Gjithsesi,
janë dallimet kulturore ato që duhet t’ju bashkojnë ju. Paqja nuk është
thjesht mungesë e luftës, paqe është të ndiheni ashtu edhe siç jeni në
realitet: të njëjtë. E për ta kuptuar natyrën tuaj të vërtetë, duket se
keni nevojë për ballafaqim me një racë tjetër!

Në çfarë situate ndodheni?

Përveç disa rasteve të rralla, intervenimet tona nuk kanë ndikuar në
kapacitetin tuaj kolektiv për të marrë vendime të rëndësishme për të
ardhmen tuaj. Kjo gjë ka ndodhur si rrjedhojë e dijenisë sonë për
mekanizmin tuaj të thellë psikologjik. Ne kemi ardhur në përfundim që
liria e të jetuarit dhe si rrjedhojë, arritjes së pjekurisë njerëzore.
Deri më tani njerëzit kanë pasur një koncept të qartë të jetesës, mirëpo
me përparimin e teknologjisë njerëzit janë shndërruar në lloj lodrash,
shumë lehtë të manipulueshme. Ngadalë, por sigurt po e humbisni
kapacitetin tuaj për jetë!

Reklama

Çka është mendimi?

Mendimi është veprimtaria trunore aktivitet trunore i njeriut që merret me përpunimin e lajmit nëpërmjet përfytyrimit, kujtesës dhe kuptimit për të vendosur, ndërmarrë apo zgjedhur një veprim sipas qëllimit, përfundimit, planeve dhe dëshirës; aftësia e ecurisë së të menduarit ose arsyetuarit dhe njohjes, një besim apo gjykim vetjak që nuk është i bazuar në dëshmi apo siguri.Shpesh mendohet se mendimi është aktiviteti lodheshem për trunin e njeriut disa mendojnë se nuk duhet edhe shumë të mendohet se me këtë mund të kalojmë në situata të padëshiruara psiqike.

qka eshte mendimi, cfare eshte mendimi, mendimi shqip, qka jane mendimet

Seksi oral shkakton këtë sëmundje vdekjeprurëse

Seksi oral e rritë në mënyrë drastike mundësinë për t’u sëmurë nga kanceri, thotë një studim i ri.

Sëmundja
ka kohë që konsiderohet si një nga sëmundjet që i prekë më së shumti
duhanpirësit dhe konsumuesit e rregullt të pijeve alkoolike.

Por përgjatë viteve të fundit, pasi rastet me këtë kancer kanë
filluar të rriten dukshëm, ai duket se ka lidhje me papillomavirusin
njerëzot (HPV), shkruan Gazeta Express.

Besohet se seksi oral është arsyeja kryesore e marrjes së HPV-së – që shkakton kancerin e qafës, duke përfunduar në gojë.

Grupi i viruseve të tillë ndikojnë në lëkurën dhe membranat e
lagështa të cilat rreshtohen në trup, duke përfshirë anusin, mitrën,
gojën dhe fytin.

Andaj, shkencëtarët paralajmërojnë që të mos bëni seks oral, në mënyrë që të mos merrni HPV dhe kancer.

Ka vetem dy gjendje te nderdijes

Ka vetem dy gjendje te nderdijes:gjendja e dashurise ose mungesa e
plote e dashurise. Nese jeten e sheh te zhveshur nga dashurija, ajo
duket njerezore. Kur syte jane plot dashuri- ajo qe deri tani dukej
njerezore, befas ne çast behet hyjnore.
Kur jeton pa dashuri ti jeton ne genjeshter- sepse nuk ka rruge tjeter per te njohur te verteten perpos dashurise.
-Osho (Rrebesh ne qiell te paster)