Home » Archives for Dhjetor 2015

Muaj: Dhjetor 2015

Sheqeri, një vrasës i heshtur ….

Shijen e ka aq te mirë, por …. A e dini se … Sheqeri është për shëndetin aq i dëmshem sa alkooli ?
Në revistën britanike ” Natyra ”, tre shkencëtarë theksojnë lidhjen
mes konsumimit të sheqerit dhe sëmundjeve të tilla si hipertensioni,
diabeti, sëmundjeve të zemrës, crregullimet në mëlçi dhe kancereve që
kontribuojnë ne vdekjen e 35 milion njerëzve në vit në mbarë botën, pra
më shumë se sëmundjet infektive.
Efektet e konsumimit të tepërt të
sheqerit janë të ngjashme me ato të abuzimit të alkoolit, për këtë
arsye, mundohuni sa te mundeni qe te mos e teproni me sheqerin.

Reklama

Kujdes: Trupi ju flet

Mesoni te njihni sinjalet e derguara nga trupi ne rast mungese vitaminash e mineralesh.

Ushqim joadekuat dhe lodhja e medha psikofizike con deri tek mungesa e
vitaminave dhe mineraleve te caktuara ne organizem, dhe kjo con deri tek
renia e imunitetit, dhe ne fund deri te semundjet e ndryshme.
Si ta mesoni nese ju mungon ndonje vitamine:

Vitamina A: Lekura e thate dhe e irrituar, humbja e apetitit, lodhja,
floku pa shkelqim, thonjte e thyeshem, aknet, ndersa ekspertet theksojne
qe deficiti i saj me se shumti pasqyrohet ne ndryshimet ne sy.

Vitamina B1: Problemet neurologjike, konvulsioni i muskujve, humbja e
kujteses, apetitit, nervozizmi dhe tretja e keqe jane simptomat me te
shpeshta, ndersa tek deficiti i plote krijohet semundja beri-beri.

Vitamina B2: Plaget sherohen me veshtire, alergjite shpeshtohen,
ndersa syte jane te irrituar dhe shume te ndjeshme ne drite. Mungesa e
kesaj vitamine vihet re ne qoshet e buzeve, rreth te cilave shpesh
shfaqen plage.
Vitmina B3: Treguesit me te shpeshte jane dobesia
e muskujve, lodhja, humbja e apetitit, tretja problematike dhe lekura.
Per shkak te mungeses se kesaj vitamine mund te shfaqet semundja
pelagra, e cila me se shpeshti shfaqet si crregullim ne sistemin nervor
dhe dermatitis.
Vitamina B6: Semundja e veshkave, ngercet ne duar
dhe kembe, pagjumesia, anemia, nervozizmi… e gjithe kjo tregon ne
mungesen e kesaj vitamine e cila ndikon ne ndryshimin e disponimit. Ajo
me se shumti u mungon diabetikeve, personave me te moshuar, femrave
shtatzena dhe nenave qe ushqejne femijet me gji.
Vitamina B7:
Eshte e rendesishme per lekuren e shendoshe, floket dhe thonjte, dhe kur
nuk gjendet ne sasi te mjaftueshme ne organizem lekura fillon te kete
zbokth, te skuqet, floket fillojne te bie ndersa shfaqet lodhja dhe
humbja e apetitit.
Vitamina B9 ose acidi folik kryesisht u mungon femrave shtatzena, femrave qe pine kontraceptive, alkoolisteve.

Vitamina B12 po ashtu u mungon femrave shtatzena, femrave qe ushqejne
me gji, alkoolisteve, ndersa mungesa pasqyrohet ne humbje te peshes,
dhimbjet ne shpine, ndjesine e shpimit te gjilperes ne duar dhe kembe.

Vitamina C: Konsumimi i pamjaftueshem i vitamines C con deri
infeksionet, venat e theksuara, mavijosjet, gjakderdhja e shpeshta,
ndersa kesaj i kontribuojne edhe nevojat e rritura fizike dhe psikike.
Ne rastin e mungeses se jashtezakonshem krijohet skorbuti. Pasi qe behet
fjale per vitaminen e cila eshte jashtezakonisht e rendesishme per
punen e sistemit te imunitetit dhe luften kunder baktereve, duhet te
hani me shume peme dhe perime te pasura me kete vitamine.

Vitamina D: Shendeti i eshtrave varet nga kjo vitamine. Kur nuk eshte ne
sasi te mjaftueshme indi eshteror vuan, dhe te femijet shfaqet rakiti,
ndersa tek te rriturit osteoporoza.
Vtamina E: Pafuqia, te qenit
te dobet, djersitja e shpejtuar, jane simptoma te mungeses se kesaj
vitamine, por deficiti nuk eshte aq i dukshem nga jashte, sa ne pasqyren
e gjakut.

Doni të eleminoni aknet? Ja një maskë natyrale ..…

Kjo maskë
është shumë e mirë, për zhdukjen e akneve. Personat me lëkurë të
ndjeshme (që iu skuqet lëkura lehtësisht) mund ta përdorin gjithashtu.
Mënyra e përgaditjes :
Ne një enë hidhni 2 lugë kos të bardhe dhe 2 luge mjaltë. Me pas në një
mikser kuzhine grini gjysme fete ananasi. I bashkoni dhe i aplikoni ne
fytyrë. E mbani për rreth 25 minuta dhe me pas e shpani me ujë të
ftohtë.

Në këtë maskë
mjalti është ingridienti kryesor pasi është antibiotik natyral (ka efekt
kundër viruseve, baktereve dhe mukozave). Ndihmon në shërimin e
skuqjeve të lëkurës irritimeve të ndryshem

Misteret që mbajnë peng zbërthimin e ëndrrave

Qysh në vitet 1950, kërkuesit shkencorë arritën
të krijojnë ‘pyetësorin e ëndrrave tipike’, për të gjetur imazhe klasike
që riktheheshin në ëndrrat e njerëzve në botë

Të vraposh, vetëm të vraposh, sa
më shumë të jetë e mundur! Përndjekësi të është vënë pas këmba-këmbës.
Në çdo frymëmarrje që shtohet, ai afrohet dhe më shumë, ndërsa para tij
ngrihet një zulm që gulçon si valë lumi. Qindra metra në thellësi.

Ajo rrëzohet e bie në grackë, situata bëhet pa rrugëdalje – por ja …
nuk vonon shumë dhe … brrr … bie zilja e zgjuesit automatik.

Ishte vetëm një ëndërr e keqe. Edhe një herë, e njëjta histori.

“Skenarët e përndjekjes janë të zakonshëm në ëndrrat me ankth. Qenë,
njerëz, të shpërndarë e të çoroditur, ndjenja e një filmi horror që na
thotë se aty ka diçka”, thotë dr. Walter Smith, kërkues shkencor rreth
ëndrrave në Universitetin e Auckland-it, në Zelandën e Re.

“M. Night Shyamalan, regjisori, ai e ka kuptuar më së miri këtë dhe
nga këto elemente, ka arritur të ndërtojë filmat e tij horror. Në fakt,
janë ëndrra plot ankth të shfaqura në ekran. Ai burrë është një gjeni,
ai i ka kuptuar mirë ato”, thotë profesor Smith.
Koleksionisti i ëndrrave
Prej
vitesh, studiuesi merret me ëndrrat, mban shënime, arkivon dhe i gërmon
ato, duke i trajtuar si “rrugë të kurorëzuara drejt
pandërgjegjshmërisë”, siç e cilësonte dikur edhe Frojdi këtë fenomen.
“Ajo
që të bie në sy në këtë mes është se: ëndrrat ngjasojnë: qysh në vitet
1950, kërkuesit shkencorë arritën të krijojnë ‘Typical Dream
Questionnaire’, pra, ‘pyetësorin e ëndrrave tipike’, për të gjetur
imazhe tipike e klasike që riktheheshin në ëndrrat e njerëzve në botë.
Pyetësori,
qysh prej asaj kohe u ndryshua shpesh dhe u zgjerua sigurisht, në
mënyrë që sot ne të kemi një lloj klasifikimi të ëndrrave më të shpeshta
që ekzistojnë aktualisht në botë.
Pak rëndësi ka se cilat trajton në
këtë mes vetë studimi, në vend të parë gjithmonë rezultojnë të jenë
temat e përndjekjes, ardhjet me vonesë, lakuriqësia, rrëzimet e rëniet
nga lartësitë, fluturimi, një provim i pamarrë, shkolla dhe puna apo dhe
vdekja e një njeriu të afërt – pra, gjithçka që lidhet me gjëra jo të
këndshme, e që të gjithë njerëzve u shkaktojnë ndjenja të këqija.
Nëse
pra C. G. Jung do të kish pasur të drejtë me idenë e tij të
“pandërgjegjshmërisë kolektive”, kjo do të thotë se ne të gjithë do të
posedojmë diçka të tillë si një kujtesë të përbashkët. Sikurse ndodh
konkretisht edhe në filmat “Matrix” apo dhe “Avatar”?
Përse ne ëndërrojmë dhe harrojmë?
Për
çfarë ëndërrojmë ne, kjo sidoqoftë na ofron një dëshmi mbi vetë qenien
tonë. Kështu, studiuesit për shembull, na tregojnë se individët e
frikësuar dhe nën depresion, shpesh ëndërrojnë për “rënie në grackë” më
shumë se sa shokët apo bashkëmoshatarët e tyre që posedojnë një ndjenjë
normale vetësigurie.
Nëse ëndrrat përsëriten, kjo duhet të jetë
një lloj dëshmie për të kuptuar se duhet të gërmojmë më thellë për
konflikte të fshehura.
Pikërisht për këtë ndihmon ideja se ëndrrat
të shkruhen e të mbahen shënim. Kështu, problemet e pazgjidhura në të
kuptuar, mund të tejkaloheshin. Pasi ne, në më të shumtën e rasteve, i
harrojmë menjëherë ato pasi rritemi, e kjo fatkeqësisht nuk është një
gjë e thjeshtë.
Në gjumë janë rajone të tjera të trurit të gjalla
më shumë se në gjendje të zgjuari. Nëse truri ynë pra, gjatë zgjimit
vërtitet mes dy gjendjeve, për këtë arsye, kujtimet e ëndrrave humbasin.
Përpëlitja e mëngjesit dhe ëndrrat
Kush
përpëlitet edhe për disa çaste më shumë në shtrat mëngjeseve, kush pra e
zhvendos disi më gjatë gjendjen mes gjumit dhe zgjimit, dhe përpiqet të
kujtojë ëndrrat, mund të mësojë që t’i mbajë ato më fort në frena, le
të themi.
Në këtë mënyrë, mund të ketë dobi që ngjarjes, e cila
lidhet me ëndrrën, t’i jepet një rëndësi më e madhe, të nxirret më në
pah pra, sikurse veprohet në një gazetë, e cila ka tituj kryesorë e
përmbajtje dytësore ose që atë ta mbash direkt shënim.
Kështu apo
afërsisht kështu, ne jetojmë të gjithë pra një jetë të dyfishtë: ditën
në botën e rastësisë dhe natën, në botën e asociacioneve apo lidhjeve e
bashkësive të ndërthurura. Dhe ndonjëherë ato madje edhe përzihen. Kjo
na bën të dalim sërish në teoritë e sinkronizimeve të C. G. Jung.
Sidoqoftë,
ëndrrat janë një botë e stërmadhe misteresh dhe një çelës për
zbërthimin e tyre nuk gjendet. Por kjo është një temë tjetër.

Thënie për altruizmin

“Dashuria amërore është ndjenja më e shquar egoiste, ose, të themi ndryshe, ndjenja më energjike altruiste.” (Alain)
 
“Egoist nuk është ai që jeton si ia kënda por ai që kërkon nga tjerët të jetojnë si i pëlqen atij,; altruist është ai që len të tjerët pa intervenuar aspak, të jetojnë jetën e tyre.” (Oscar Wilde)*
 
“Bëre të mirën, hudhe në det se e gjen në krypë.” (shqiptare)
 
Altruizmi shpesh është alibi (Jean Rostand)

thenie per altruizmin, altruizmi thenie, citate per altruizmi

Qeverisja dhe altruizmi

Qeverisja dhe altruizmi 

 Shpesh qeveria apo organizmat qeveritare e shfrytëzojnë altruizmin në shërbim të vet, duke pretenduar se çdo program qeveritar, pavarësisht se cila është kostoja në para apo mbi liritë themelore të individëve, është altruist dhe që i shërben interesit të fëmijëve, të ambientit, të të varfërve, të të pastrehëve, të sëmurëve etj.

Çka është Altruizmi?

Altruizmi është devocioni ndaj nevojave të të tjerëve duke
flijuar apo hequr dorë ng ainteresi dhe e mira vetjake. Megjithatë,
shpesh altruizmi mund edhe të jetë një sjellje në ndjekje të interesit
personal – vetëm se në këtë rast kënaqësia personale fitohet duke
ndihmuar të tjerët në vend të të ndihmuarit ekskluzivisht veten.

qka eshte altruizmi, cka eshte altruizmi