Home » Archives for Tetor 2015

Muaj: Tetor 2015

Të kam Ënderruar – poezi dashurie

Mbi dritare nata derdh qetsine dhe shiu i furishem shoqeron vetmine. Lart ne qiell te erret dy sy shkelqejne një zemër te vetmuare mbushin shprese. Heshtja mbreteron… Dy sy tevegjel ngadalë mbyllen… një buzeqeshje e ëmbël vjedhurazi shikon dhe niset ne kerkim te endrres se saje. Ngadale lundron ne det dhe ngritet e fluturon ne qiell me dy sy që shkelqejne atje lartë buzeqeshja flet. Nata kalon… Buzeqeshja mbledhe krahet dhe kthehet ne qerdhen e vet… Serish heshta mbreteron… dhe sytë e vegjel hapen me nxitim Tani dielli i posalindur ndriqon ” Të kam enderruar,”një ze tingellon dhe…sërish heshtja mbreteron…

Reklama

13 arsye për të bërë seks me gruan çdo natë

 

Kur jeta na vë para shumë impenjimeve, gjëja e
para q ndjen është jeta seksuale. Çiftet janë shumë të lodhura, shumë të
stresuara, tepër të çoroditura. Domethënë nuk janë kurrë në humorin e
duhur.

Huffington Post ka pyetur lexuesit e martuar që bëjnë seks
çdo natë në çfarë mënyre kjo ka përmirësuar jetën dhe marrëdhënien e
tyre.
1. Do të arrini të rindërtoni kohën e lirë ashtu siç ju duhet
2. Përkushtimi ndaj njeri-tjetrit do të rritet edhe jashtë krevatit.
3. E bërë siç duhet, mund të jetë edhe një stërvitje e vërtetë
4. Të çon në një nivel tjetër, të paktën për pak kohë.
5. Do të rrisë besimin.
6. Është një mënyrë për të hyrë në lidhje pa folur
7. Sherret zvogëlohen.
8. Të shtyn të jesh më krijues.
9. Programohet më lehtësisht një natë jashtë.
10. Një fjalë e vetme: Orgazmë.
11. Përmison vetëvlerësimin.
12. Përmirëson Humorin
13. Bëjeni… dhe nuk do të keni asnjë problem

Shkencëtarja shqiptare: Big Bangu dhe ‘vrimat e zeza’, gjepura!

Dr. Laura Mersini-Houghton, nga Universiteti i
Karolinës së Veriut, në Chapel Hill, mbështetet në teorinë e saj
frymëzuese nga një matematikë brilante, që provon se Teoria e Big
Bang-ut dhe e ‘vrimës së zezë’ është e pamundur

100 vite të
shkuara, Mari Kyri, ishte një grua e vetmuar në mes të “klubit” shkencor
të mbushur plot me burra. E megjithatë, kjo grua polake “arriti të
shihte” më qartë se kushdo tjetër çfarë po ndodhte në fushën e kimisë.
Por ajo ishte grua, e si pasojë iu desh të punonte shumë që t’i
tejkalonte burrat, nëpërmjet një matematike më të mirë e një mendimi më
elegant. Ajo e fitoi çmimin “Nobel” në kimi, në vitin 1911. “I mundi”
burrat. Por nuk ishte ky motivi. Motivi ishte kurioziteti për dijen dhe
botën.
Ekziston një grua shqiptare gjeni, Mari Kyrija e sotme e
fizikës së kozmosit. Mësojeni emrin e saj: ajo është Dr. Laura
Mersini-Houghton, nga Universiteti i Karolinës së Veriut, në Chapel
Hill. Jo vetëm që ajo është më e mprehta nga të gjithë fizikantët e
sotëm atje, por mbështetet në teorinë e saj frymëzuese nga një
matematikë brilante, që provon se Teoria e Big Bang-ut dhe e ‘vrimës e
zezë’ është e pamundur.
Guximi i saj shkencor i ka fillimet që
prej kohës së shkollimit të saj në Shqipërinë komuniste, përpara rënies
së murit të Berlinit në vitin 1989. Familja e saj e inkurajoi nivelin e
saj të lartë të inteligjencës duke e mbështetur të ndiqte rrugën e
fizikës, një fushë e dominuar thuajse tërësisht nga burrat. Tanimë ajo
po tejkalon fizikën e 100 viteve të fundit, që na ka mësuar për dekada
se kur një yll vjen në fund të jetës së vet, kolapson në brendësi të
vetes duke u kthyer në një njësi të quajtur ‘vrimë e zezë’, e prej
gravitetit të së cilës nuk mund të shkëputet më asgjë- as drita vetë,
apo ndonjë formë tjetër e informacionit. Ajnshtajni dhe Houking-u
ndërtuan të gjithë karrierën e tyre të shquar mbi këtë çështje. Ndërkohë
që brenda Universitetit të Karolinës së Veriut gjendet Laura!
Ajo pretendon se është e pamundur që vrimat e zeza të ekzistojnë. Dhe ka matematikën për ta provuar këtë.
Një teori që rrëzon të tjerat
Nëse
është e vërtetë, kërkimi i saj i detyron të gjithë fizikantët t’i
hedhin poshtë të gjitha teoritë e tyre aktuale mbi fillimin dhe
funksionimin e universit. Pretendimet e saj përfshijnë; 1. Ndërkohë që
një yll është duke vdekur, lëshon një lloj rrezatimi, të njohur si
rrezatimi Houking (Hawking radiation), i studiuar nga fizikanti Stivën
Houking. Kjo është ende e vërtetë; 2. Sidoqoftë, ylli, gjithashtu, humb
aq shumë nga masa e vet, saqë nuk përmban më aq dendësi sa të kolapsojë e
të kthehet në vrimë të zezë; 3. Përpara se një vrimë e zezë të
formohet, ylli që po vdes, zgjerohet dhe më pas shpërthen. Njësia
homogjene e pretenduar pas kolapsit në vetvete, nuk krijohet kurrë. E po
ashtu kurrë nuk krijohet horizonti i ngjarjeve- kufiri i çdo vrime të
zezë përtej të cilit as drita (e sigurisht asnjë informacion tjetër) nuk
mund të dalë!
Kjo i vendos të gjithë fizikantët përpara dërrasës
së zezë, ku Mersini-Houghton i ka të gjitha mjetet e shkrimit (edhe
matematikën e re të fizikës). Teoria e kuanteve gjithmonë ka thënë se
informacioni nga universi asnjëherë nuk mund të humbasë (zhduket). Në
vazhdim të kësaj kontradikte të ndërlikuar, si e realizon këtë vrima e
zezë? Houking u përpoq ta shpjegonte këtë përgjatë gjitha karrierës së
tij. Ai, ndoshta, duhet t’i kishte kushtuar vëmendje
Mersini-Houghton-it, në pellgun e Karolinës së Veriut.
Teoria e re
matematike e Mersini-Houghton shpjegon pse vrimat e zeza – ashtu si na
kanë mësuar të besojmë – nuk mund të ekzistojnë! Shumica e fizikanëve
besojnë se universi shpërtheu nga një njësi që filloi të zgjerohej me
Big Bang-un 13.8 miliardë vite më parë. Nëse është e pamundur për këto
njësi (singularitete) të ekzistojnë, atëherë edhe teoria e Big Beng-ut
vihet në pikëpyetje, së bashku me vrimat e zeza. Cili ishte entuziazmi i
saj mbi zbulimin? “Ende nuk jam e shokuar” , thotë ajo (të njëjtën gjë
tha edhe Mari Kyri kur fitoi çmimin Nobel).
Çfarë do të thotë e
gjithë kjo për të ardhmen e fizikës? Sipas Dr Laura Mersini-Houghton,
“Fizikantët janë përpjekur të ndërthurin këto dy teori – teorinë e
Ajnshtajnit mbi gravitetin dhe mekanikën kuantike –për dekada, por ky
skenar i sjell këto dy teori në harmoni dhe kjo është vërtet një punë e
madhe”.
Fizikantja gjeniale shqiptare thotë: “Harmoni!”… “E dua
mënyrën sesi tingëllon kjo fjalë. Ndoshta universi është shumë më
harmonik sesa shpërthimet dhe kolapset!”
Përgatiti: Egon Loli
Pretendimet e saj:

  • Ndërkohë
    që një yll është duke vdekur, lëshon një lloj rrezatimi, të njohur si
    rrezatimi Houking (Hawking radiation), i studiuar nga fizikanti Stivën
    Houking. Kjo është ende e vërtetë.
  • Sidoqoftë, ylli, gjithashtu,
    humb aq shumë nga masa e vetë, saqë nuk përmban më aq dendësi sa të
    kolapsojë e të kthehet në vrimë të zezë.
  • Përpara se
    një vrimë e zezë të formohet, ylli që po vdes, zgjerohet dhe më pas
    shpërthen. Njësia homogjene e pretenduar pas kolapsit në vetvete, nuk
    krijohet kurrë. E po ashtu, kurrë nuk krijohet horizonti i ngjarjeve-
    kufiri i çdo vrime të zezë, përtej të cilit as drita (e sigurisht asnjë
    informacion tjetër) nuk mund të dalë!

Planeti Pluto me qiell të kaltër dhe ujë të akullt

Bazuar në të dhënat më të reja të sondës së
agjencisë amerikane, NASA, planeti i vogël Pluto e ka qiellin e kaltër
dhe rripa të ujit të akullt.

 Pluto është i vendosur në Brezin
Kuiper të largët, që është një rajon i ftohtë në sistemin diellor përtej
Neptunit dhe në të ka shumë kometa dhe asteroide. Alan Stern, njëri nga
udhëheqësit kryesor të projektit, New Horizons, tha se “kjo është
madhështore”, pasi askush nuk do të priste “qiell të kaltër” në këtë
pjesë të largët të universit. NASA ka publikuar një pamje ku shihet një
shtresë e kaltër e mjegullës rreth Plutos, që është fotografuar nga
kamera në sondën New Horizons.

Kjo sondë e ka bërë një fluturim
historik në muajin korrik, por të dhënat janë transmetuar ngadalë në
Tokë. Qielli i kaltër në Tokë shihet për shkak të shpërndarjes së dritës
së Diellit nga grimcat shumë të vogla të azotit. Në Pluto, këto grimca
janë diçka më të mëdha dhe sikur me blozë.
Temat:

Mbërrijnë virozat e stinës, Mjekët: Ja si mbrohen të vegjlit

Gjatë këtyre ditëve janë vëne re ndryshime të shpeshta të temperaturës. Sa janë të rrezikuar fëmijët për t’u prekur nga virozat?

ndryshimin e shpeshtë të temperaturave jemi të gjithë të riskuar të
prekemi nga virozat, duke qenë se luhatjet e temperaturave janë goxha të
mëdha. Përveç kësaj jemi edhe në sezonin e virozave. Kështu që ekziston
mundësia për t’u prekur nga virozat e stinës.

 Cilat janë rrugët që mund t’i marrim këto viroza? 

Rrugët që mund ti marrim janë nëpërmjet ajrit, sepse viruset qarkullojnë
ajrin që ne thithim. Vendet më të rrezikshme janë vendet e mbyllura, si
baret, lokalet ku qëndrohet për një kohë të gjatë dhe ka shumë persona.
Por edhe qëndrimi në një ambient më personat që janë të prekur nga
virozat. Nëntori njihet si muaji i shpërthimit të virozëve, a është
përcaktuar se cili tip po qarkullon? Jemi në sezonin e virozave. Por nuk
mund të përcaktoj se cili grip. Normalisht ai që ekziston çdo vit,
pavarësisht mutacioneve që virusi pëson nga viti në vit tjetër.
Cilat janë simptomat e një viroze?
Simptomat
e një viroze janë kur kemi, hundë, dhimbje fyti, temperaturë me problem
të tjera respirator, por nuk mund përjashtohen edhe komplikacionet që
gripi mund të japë. Ka pasur edhe viroza të traktit gastro-itestinal,
pra kryesisht me bark me të vjella, me temperaturë, me dhimbje të forta
koke, dhe preket kryesisht rrugët e frymëmarrjes. Cilat janë këshillat
për t’u mbrojtur nga virozat? Sa janë pa u prekur ende nga gripi duhet
bërë kujdes që të shmanget qëndrimi për një kohë të gjatë në ambiente të
mbyllura. Evitim i daljeve, sidomos për fëmijët, kur temperaturat janë
shumë të ulëta. Ushqimi duhet të jetë i pasur me lëngje, me vitamina,
pra duhet një dietë e pasur.

Cilët janë kategoritë më të rriskuar nga virozat?

gjithë mund të prekemi, por më të rrezikuarit janë fëmijët, por edhe të
rriturit që kanë sëmundje të tjera sekondare. Pra të sëmurët kronikë.
Kjo sepse imuniteti i tyre është me i ulët për shkak të sëmundjes që
kanë.

Çfarë duhet të bëjmë kur prekemi nga virozat?

momentin që prekemi nga virozat duhet një mjekim simptomantik, që në
varësi të shenjave që kemi duhet të marrim mjekimin. P.sh. nëse fëmija
ka temperaturë merret një medikament që ul temperaturën, siç është
paracetamoli, ponstan, iboprufeni. Gjithashtu duhet të përdoren shumë
çaji, suprat, lëngjet. Por, ajo që është më e rëndësishme është edhe
konsultimi me mjekun, në këtë rast me pediatrin dhe jo me farmacistin.
Antibiotikët nuk duhet të merren në rast të një viroze normale, së cilës
i duhen 5 ditë për të plotësuar kurbën e saj. Në rastet kur kemi
komplikacione të gripit, atëherë rekomandohet përdorimi i antibiotikut.

A jemi ende në kohë për të bërë vaksinën kundër gripit?
Një nga profilaksitë sa i përket ruajtes dhe mbrojtjes nga gripi është
edhe vaksina. Ajo është goxha efektive dhe jemi ende në kohë për ta bërë
atë. Duhet të jetë një person i cili për momentin nuk ka as
temperaturë, as kollë. Më të predispozuar për ta bërë vaksinë janë
fëmijët dhe të sëmurët kronikë, këto janë dy grupet që unë do t’ua
rekomandoja që ta bënin, por edhe pacienteve që çdo vit sëmuren nga
gripi.

 Është e rekomandueshme për çdo fëmijë apo ndonjë limit moshe?
Nuk
mund të vendos ndonjë kriter, por që në moshë 6 muajsh fëmija është i
mbrojtur nga antikorpet e nënës nga që ushqehet me gji.

A sjell komplikacione vaksina?

shumicën e rasteve vaksina nuk ka asnjë komplikacion, shumë rrallë mund
të vihet re një klinikë e lehtë e virozës së gripit, por kjo jo në të
gjitha rastet.

Cilat janë komplikacionet e gripit, nëse nuk kurohet?
Gripi
ka komplikacione, në ato raste kur ai nuk mjekohet ose nuk mjekohet
ashtu si duhet. Komplikacione ndodhin edhe te personat që kanë patologji
të tjera sekondare, si p.sh një diabetik, një i sëmurë kardiak.
Komplikacioni i gripit mund të jetë një sinozit, një infeksion urinar,
te të sëmurët kardiakë mund të kemi një mbivendosje të infeksionit
sekondar si rezultat i gripit.

Veshjet e përshtatshme për fëmijët
Me
veshjen duhet të bëjmë shumë kujdes, pasi njëherë ftohtë një herë
ngrohtë, bën që fëmija të djersitet dhe ajo djersitje është e keqe dhe
mund ta ftohi fëmijën. Unë do t’i rekomandoja nënat t’i veshin fëmijët
ashtu siç vishen për veten e tyre sepse edhe fëmija e ndjen njësoj
temperaturën. Nëse nëna e ndien që është ngrohtë, është vapë,
pavarësisht se jemi futur në stinën e vjeshtës dhe të dimrit avash-avash
ta veshë fëmijën për këtë stinë. Pra veshja duhet të bëhet në varësi të
temperaturave. Ashtu siç vishet vetë nëna, ashtu duhet të veshë edhe
fëmijët.
 

5 arsye se pse duhet ta deaktivizoni Facebook-un menjëherë

 

 

Facebook gjatë gjithë kohës është duke shtuar vizitorë të ri, por edhe duke humbur shumë nga vizitorët e saj

Pos
që Facebook i fshin llogaritë dublikate apo të rrejshme, ka edhe shumë
njerëz të cilët me vullnetin e plotë janë duke i mbyllur llogaritë e
tyre.
Disa këtë e bëjnë për një periudhë të shkurtë kohore, disa edhe e bëjnë përgjithmonë.
Megjithatë, lajmi.net më poshtë i transmeton për ju 5 arsyet se pse është mirë ta mbyllni Facebook:
1) Facebook të bën të mjerueshëm

Përdorimi
i Facebook-ut mund të shkaktoj që ju të krijoni inat ndaj të tjerëve si
dhe të ndiheni të vetmuar, sipas disa studimeve të Chicago Tribune në
janar të vitit 2013.
Raportet shkruanin se një e 3-ta e përdoruesve të Facebook-ut ndihej më keq pasi që shikonte fotot e të tjerëve.
Fotot e të tjerëve në pushime, dasma etj., shkaktonte që të tjerët të depresionohen dhe të kenë zili.
2) Çdo gjë rreth jush regjistrohet atyPërveç
nëse privatësia juaj është shumë e siguruar, gjasat janë të mëdha që
shumë nga fotot e tua të cilat i keni bërë duke festuar, apo komentet e
këqija kundër fesë, politikës dhe problemeve shoqërore, do të shfaqen
tek njerëzit të cilët ju nuk keni dashur që ti shohin ndonjëherë.
Kur
ju aplikoni për një punë të re, një e 3-ta e punëdhënësve do të
kontrollojnë profilin tënd në Facebook para se të marrin një vendim.
3) Çdo njeri i din punët tuaja

Ndonjëherë ata i din punët tuaja para se ju ti merrni vesh për vete!
Ndarjet, sëmundjet dhe shumë gjëra të tjera personale e familjare do të jenë të hapura që të shihen nga çdo njeri tjetër.
Një
studim ka treguar se 40% e të anketuarve nuk kishin ndonjë kundërshtim
për tu ndarë me partnerin e tyre në rrjete sociale, ndërsa 33% veçse
ishin ndarë përmes Facebook-ut.
Kur ke periudha të këqija në jetën
tënde dhe e bën të ditur në Facebook, ti veçse je duke ua mundësuar të
tjerëve të të poshtërojnë kur ndihesh keq.
4) Ti je punëtor i Facebook-ut
Facebook është duke të shfrytëzuar ty, besojeni apo jo.
Sipas kushteve të Facebook, ata janë pronar të çdo gjëje që ti e poston në Facebook-un tënd.
Sipas
këtij fakti, ti duhesh që të postosh sa më shpesh sepse nëse jo,
administratorët e Facebook-ut e kanë të drejtën ta heqin llogarinë tuaj.
Kjo
i bie që ti je duke punuar për Facebook si një punëtor që nuk paguhet,
por që ndihmon që kompania të fitoj sa më shumë që mundet.
5) Është bërë pjesë e jetës tënde
‘Facebook’ të ka bërë të varur ndaj tij.
Sipas
një studimi, një person shpenzon të paktën 20 orë në javë në Facebook,
por natyrisht që disa persona shpenzojnë shumë më shumë kohë se këta.
Shumë
njerëz thonë se pasi që aktivizohen në Facebook ata përfundojnë së
kontrolluari të rejat dhe fotot e statusat e miqve të tyre dhe kështu
përfundojnë me orë të tëra në Facebook.
Facebook është duke të shpërqendruar për çdo gjë dhe duke ta vështirësuar punën për të mësuar dhe për të punuar.

Shkencëtarët në NASA thonë se ne jetojmë në një hologram të krijuar nga jashtëtokësorët

 

Kush po thotë, që nuk ka shkencëtarë mendje hapur në NASA? Në gjetjet e NASA-as del se ne jetojmë në një hologram, që është dizajnuar nga krijesa të avancuara jashtëtokësore.

Çka sikur çdo gjë që kemi apo duam, është e varur nga një kod i avancuar kompjuterik?

Madje, çdo marrëdhënie, ndjenjë, mendim apo kujtim, të jetë i varur nga super-kompjuterët?

Kjo teori intriguese, fillimisht është propozuar nga Nick Bostrom, profesor në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Oxfordit, themelues i “Director of the Future of Humanity Institute”, si dhe “Programme on the Impacts of Future Technology”, dhe “Oxfort Martin School”, së bashku me disa shkencëtarë të tjerë, e kanë përshkruar këtë teori.

MessageToEagle.com më herët kishte raportuar se si Rich Terrile, drejtues i “Centre for Evolutionary Computation and Automated Design” në NASA, ka pretenduar se krijuesi ynë, është një program kozmik për kompjuter.

Kjo lë të kuptohet, se jemi duke jetuar në hologram dhe e tëra që na rrethon , përfshirë edhe vet neve, nuk jemi të “vërtetë”.
Rich Terrile, sërish qëndron prapa opinionit të tij.

“Për momentin, super-kompjuterët e NASA-s, po punojnë dy herë më shpejtë se truri i njerëzve” ka thënë shkencëtari nga NASA për Vice.

“Sikur të bëni një llogari të vogël, duke shfrytëzuar Ligjet e Moorit (sipas të cilës, shpejtësia e kompjuterëve dyfishohet për çdo vit), do të kuptoni se këta super-kompjuter, brenda një dekade, e kanë mundësinë të krahasohen me kapacitetin e njerëzimit për 80 vite – përfshirë çdo mendim që është thënë ndonjëherë, gjatë jetës – në periudha mujore.

“Në mekanikën kuantike, grimcat nuk kanë vend të caktuar, teksa ato janë duke u vëzhguar”.

“Shumë shkencëtarë kanë kaluar kohën, duke u munduar të shpjegojnë dhe të përshkruajnë këtë”.

“Një shpjegim është se ne jetojmë në simulim, duke parë vetëm atë që duam, në kohën e caktuar”.

“Çfarë më duket inspiruese, është se edhe nëse jemi në simulim, apo në çfarëdo shkalle magnitude të simulimit, gjatë zhvillimit, ne i kemi ikur tipit të lashtë të njeriut, për tu përshtatur me simulimin në të cilin po jetojmë – që është shumë cool”.
Ideja se Universi ynë është i gjeneruar nga kodet kompjuterike, zgjedhë shumë mospërputhje dhe mistere të kozmosit si, jashtëtokësorët dhe vrimat e zeza.

Sidoqoftë, ka të tillë që mendojnë se teoria e Matrixit ka të meta.

“Teoria duket se është e bazuar në supozime, se ‘super-mendjet’ mund t’i bëjnë gjërat, gati sikurse ne” ka thënë profesori Peter Millican i cili ligjëron filozofi dhe shkenca kompjuterike në Universitetin e Oxfordit.

“Po që se ata mendojnë se kjo botë është simulim, atëherë pse mendojnë se “super-mendjet” – që janë jashtë simulimit – do të ishin të sforcuara, nga të njëjtat mendime dhe metoda sikurse edhe ne?

A është e mundshme të shpëtohet nga matriksi?

Pamje nga filmi The Thirteenth Floor.

“Ata supozojnë se struktura e botës është e mbuluar me rrjet koordinativ, e në të njëjtën kohë, konkludojnë se “super-mendjet mund të kontrollojnë atë”.

“Nuk mund të themi se struktura e rrjetit koordinativ, është fakt që tregon realitetin e pretenduar, se jeta jonë është e përfshirë në rrjet.

Sidoqoftë, profesori Millicat beson se ja vlen të hulumtohet mbi këtë ide.

“Është ide interesante dhe është e shëndetshme të keni ide të çmendura” ka thënë ai për The Telegraph.

“Ju nuk duhet t’i censuroni idetë, pa marrë parasysh nëse ato duken pa vlerë, sepse nganjëherë është më mirë të fillohet me diçka të çmendur”.

“Asnjëherë nuk do të dini nga vinë idetë e mira, po që se mendoni jashtë kutisë”.

“Idetë e Matriksit, janë në fakt si idetë e Dekartit dhe Barleit, qindra vite më parë.

“Edhe nëse del se nuk ka asgjë prej saj, ju keni marrë shprehinë e të menduarit guximshëm, që do të thotë se një ditë mund të gjeni një gjë ndryshe, e cila del se nuk është aspak e çmendur”.

Principi i Hologramit

Sipas principit të Hologramit, supozohet se graviteti në univers, vjen nga vija të holla vibruese.

Këto fije janë holograme të gjërave që ndodhin në një kozmos të thjeshtë dhe të rrafshët.

Sikur çipi që ndodhet në kartelat e bankës, me sipërfaqen dy-dimensionale që përmban të gjitha informatat e nevojshme, ashtu funksionon edhe objekti tre-dimensional – që në këtë rast, është universi ynë.

Teoria pretendon se të dhënat e hapësirës si njerëzit apo kometat – mund të jenë të fshehura në regjione të universit të “vërtetë”.

Në një kuptim më të gjerë, teoria sugjeron se i tërë universi mund të shihet si “ strukturë projektuese, dy-dimensionale e projektuar si horizont kosmologjik” – apo në fjalë të thjeshta, një projektim