Home » Archives for Shtator 2015

Muaj: Shtator 2015

7 fjalë të shqipes nga ilirishtja

Shumica e fjalëve shqipe vijnë nga latinishtja, turqishtja,
anglishtja, frangjishtja dhe serbishtja. Një pjesë krejt e vogël fjalësh
deri më tani është vërtetuar se mund të kenë ardhur nga ilirishtja. Kjo
e fundit (besoj që e dini) nuk është dokumentuar kurrë, pra nuk e dijmë
cilat fjalë me të vërtetë janë ilirisht.

1. Thika

Në ilirisht do të duhej të ishte “sika”.

2. Yll

Në ilirisht do të duhej të ishte diçka si “hullis”.

3. Dele ose delme

Nuk e dijmë saktësisht si ka qenë kjo
fjalë në ilirisht, por shkencëtarët janë të pajtimit që kjo fjalë duhet
të vijë nga ilirishtja. Emërtimi Dalmatia besohet që lidhet me formën e
fjetër të fjalës “dele”.

4. Bardh

Nuk e dijmë si ka qenë në ilirisht fjala bardh, por emri Bardhylis mund të ketë lidhje.

5. Vend

Forma ilire besohet të ketë qenë “vendum”.

6. Ujk

Forma ilire besohet të ketë qenë “ulk”.

7. Dardhë

Besohet që vjen nga fjala ilire “darda”.

Reklama

7 mënyra si ta mbani lidhjen në distancë

1. Ta duash me çdo kusht.Nëse keni forcë per  te luftuar  dhe i shtoni disa rregulla te vogla sjelljeje,dashuria juaj do të triumfojë në distancë

2. Telefonata te shpeshta.
keni një kontakt telefonik në një marrëdhënie në distance është e
rëndësishme për të mbajtur të gjalle jetën e përditshme në çift.

3. Të ushqeni anën romantike.Beni
gjera të vogla romantike në mënyrë që partneri juaj të ndjehet i
dëshiruar, për ti bërë që të ndjenjë prezencën tuaj edhe pse mund të
jetë mijëra kilometra larg jush.

4. Të bëni gjëra së bashku.
ato pak momente afrimi është e rëndësishme të flisni por mbi të gjitha
të bëni diçka se bashku. Këto momente vlejnë më shumë se bisedat.

5. Udhëtime të shpeshta.Organizoni
udhëtime për ta vizituar, më pak fjalë përpiquni me çdo mundësi të
gjeni një zgjidhje për t’u takuar sa më shpesh të jetë e mundur.

6. Të bëni kujdes me xhelozinë.Nëse
jeni natyre shume xheloze as nuk duhet ta mendoni të futeni në një
lidhje në distance por nëse tashmë jeni brenda, tentoni të moderoni
instinktin e kontrollit ndaj tjetrit.

7. Shtojini pipër lidhjes tuaj.Intimiteti
ka arritur ne minimum. Çfarë të bëni? Mendoni për mënyrën e vetme të
komunikimit që keni në dispozicion. Për shembull? Video chat, perse të
mos provoni të bëni dashuri virtuale? Për shumë mund të jete argëtuese
ndërsa për ju mund të jetë e nevojshme. Mos harroni ndonjë mesazh
erotik.

7 arsye përse të jesh beqar/esh është më fantastike

1. Ke më pak borxhe

Nuk ke nevojë ma me lyp borxh për me dal me të dashurën, e as për me i ble dhurata, shfrytëzoj e knaqu për vete.

 

2. Kënaqesh me shoqëri

Nëse je beqar/esh ke kohë ma shumë për shoqëri për me u knaq me ta.
 

3. Han më shijshëm

Edhe apetitin e ki ma të mirë e ke kohë me u kujdes më shumë për veten.

 

4. Shkon ku don

S’ke nevojë me dhan sqarime se ku po shkon.

5. Rrin pa gajle

Nuk e ki gajlen e tij/saj se cka po bon a po të tradhton etj etj.

 

6. Publikon cfarë dush foto nëpër rrjete sociale

S’ke nevojë me fshi foto prej facebook-ut veq pse ai/ajo po të thot,thjesht poston cka ta don zemra.
 

7. Por kqyr prapë me gjet dikon

Sytë mundesh me i kullot t’u kqyrë qika e djem të mirë, a ka ma fantazi.

7 fjalët alternative të shqiptarëve për produkte të përditshme

Nganjëherë na vie më natyrshëm të përdorim një fjalë jo edhe aq
adekuate sesa një tjetër, ngase kështu jemi mësuar. Tek e fundit është
me rëndësi të kuptohemi mes vete. 7 fjalët në vijim janë tipike fjalë që
sa tingëllojnë çuditshëm, aq edhe përdoren në përditshmëri.

1. Biçikletë = VilishpicëTë rrallë janë ata që i thonë “Vilishpicë” biçikletës, por ende ka të tillë.

2. Nxemëse = Grejalicë
Grejalicë disi na vjen më natyrshëm. Fjala grealicë vjen nga serbishtja.

3. Rrugë = Gjade“Mos dil n’gjade se…”

4. Veturë (Automobil) = Dramë“… të shkelë drama!”.

5. Poq elektrik = Sijalicë“Shko bleje ni sijalicë ta ndërrojmë”, nuk i thotë kush “poq elektrik” jo! Sijalicë vjen nga serbishtja për ndryshe.

6. Aeroplan = BallonAeroplanit kryesisht i thonë ballon të moshuarit, kjo pasi që fluturon, si aeroplani ashtu edhe balloni.

7. Fotografi = Syret“Mule me dal në syret” është shprehja që mund të na rastisë ta ndëgjojmë ndonjëherë,

Analiza – Psikologjia e suksesit – Dale Carnegie

Libri i parë nga ky cikël ka për qëllim t’ju mësojë se si të krijoni
raporte të afërta emocionale me njerëz, t’ju zhvillojë dhe t’ju nxisë
për përdorimin e aftësive të pashfrytëzuara të shoqërimit. Lidhur me
këtë, autori niset nga njohuria se mënyra e komunikimit të njerëzve në
çdo shoqëri ndikon në mënyrën e jetesës dhe edukimit.

Në punimin e
tij, Dale Carnegie ka fuqizuar një numër të madhe rregullash të cilat
do të mund të na ndihmonin apo të na shërbenin për të arritur deri te
disa mendime të tjera, ide dhe ambicie, që lehtë dhe shpejtë të krijojmë
miq dhe përkrahjen e të tjerëve, por edhe t’i shmangemi fjalosjeve,
qoftë në sferën publike, ashtu edhe në atë private.

Psikologjia e
Suksesit është pra një doracak i cili na ofron disa forma interpersonale
me ndihmën e të cilave do të mund t’i venim në lëvizje aktivitetet tona
dhe të realizonim disa nevoja primare apo edhe më shumë. Me pak fjalë,
para nesh gjendet një libër i aksionit.

Ku na shkon shpirti kur ne vdesim

 

Dr. Michael Newton është psikolog, i cili ka
specializuar hipnoterapinë. Ai shumë shpejt ka zbuluar që mund t’i
kthejë njerëzit aq prapa sa që atyre t’u kujtohen gjërat të cilat nuk u
kanë ndodhur në këtë jetë, por midis jetës

Ai rastet e veta i ka
shkruar në librin “Udhëtimi dhe fati i shpirtit”, transmeton Telegrafi.
Po ju paraqesim shtatë gjëra të cilat na presin pas vdekjes:

  1. Jeta
    kalon para syve – Është fenomen shumë i shpeshtë te njerëzit të cilët
    vdesin që të shohin se si e tërë jeta u kalon para syve. Truri shpejt
    shfleton të gjitha kujtimet para se shpirti të ndahet nga trupi.
  2. Mund të shohin trupin tonë – Shumica e njerëzve shohin trupin fizik në momentin kur shpirti ndahet nga fizikja.
  3. Drita
    – Drita shfaqet në largësi dhe ngadalë i tërheq nga vetja si me magnet.
    Drita me vete gjithmonë bart ndjenjën e dashurisë dhe paqes.
  4. Shohim
    kushërinjtë e vdekur – Sapo të hyjmë në botën spirituale nëpërmjet
    dritës do të na përshëndesin të dashurit tanë. Kjo nuk është e thënë të
    jetë vetëm një i afërm nga kjo jetë, por edhe nga jetët e mëhershme.
  5. Engjëjt
    mbrojtës/drejtuesit spiritualë – Kurdo që i thërrasim, takohemi me ta
    në botë spirituale dhe ata do të na mundësojnë që të ndihemi sikur në
    shtëpi. Mirëpo, kjo gjithashtu është koha kur argëtimi ndërpritet.
  6. Shikimi
    i jetës – Me udhëheqësin tonë do të kalojmë nëpër të gjitha ato që kanë
    ndodhur në jetën tonë. Mbase do të shohim disa gjëra nga të cilat do të
    turpërohemi, mirëpo nuk është koha për gjykim.
  7. Nuk dëshirojmë
    të kthehemi – Nuk do të dëshirojmë të braktisim atë botë të pakufishme,
    të sigurt pa dhembje dhe pa vuajtje. Mundemi vullnetarisht të kthehemi
    që t’u ndihmojmë shpirtrave të tjerë, por mundemi edhe të zgjedhim që të
    kthehemi në mënyrë që të përparojmë shpirtin dhe të shijojmë pasuritë e
    jetës.

Si lindi shprehja “lotët e krokodilit ” ?

Prej kohësh njerëzit kishin vënë re se krokodilet,pasi hanin gjahun e kapur në ujin e detit fillonin e lotonin

Prandaj dhe lindi shprehja “lotet e krokodilit” që personifikon hipokrizinë e njerezve të ligj.

E
vërteta është se krokodilit nuk i vjen keq për kafshen e ngrene,por
është gjendra e kripës ajo që prodhon lotët. Dhe pikërisht pasi
krokodili ka kollofitur kafshën së bashku me ujin e kripur,fillon
veprimin e saj gjendra e kripes që ndalon sasinë e tepërt të kripës,e
cila del jashtë në formën e pikave të lotëve.