Home » Archives for Gusht 2015

Muaj: Gusht 2015

Grupi i gjakut përcaktuesi më i mirë i dashurisë

Studimet kanë vërtetuar se grupi i gjakut ka
rëndësi në përjetimin dhe shprehjen e ndjenjave dhe emocioneve. Cilat
janë karakteristikat përkatëse për secilin grup, sipas gjinive
mashkull-femër?

Grupi i gjakut O

Femrat

Me
këtë grup gjaku, nga mashkulli i tyre kërkojnë lumturi, kënaqësi dhe
butësi. Femra ndjenë nevojë të madhe për martesë, e cila del nga nevoja
që të dëshmohet me anë të martesës dhe krijimit të familjes. Si
bashkëshorte, femrat me këtë grup të gjakut sundojnë nga prapavija dhe
shpesh marrin pjesë në ndërtimin e karrierës së burrit të tyre.

Meshkujt

Me
këtë grup gjaku janë shumë të interesuar për femra, janë aktivë në këtë
drejtim dhe për këtë shkak femrat i vërejnë shumë lehtë. E meta e
këtyre meshkujve është se nuk janë edhe aq besnikë, meqë gjërat u
mërziten shpejt, gjë që do të thotë se në martesë nuk dinë të jenë
besnikë. Ata shpeshherë pendohen për zgjedhjet që kanë bërë lidhur me
zgjedhjen e partneres, por ky pendim nuk zgjat për shumë kohë, pasi sytë
do t’i hedhin tek një femër tjetër.

Grupi i gjakut A

Femrat

Me
këtë grup gjaku, femrat janë mjaft demokratike në lidhje, e respektojnë
partnerin dhe kualitetet e tij. Por, për shkak të natyrës emotive dhe
të ndjeshme, i zbulojnë ndjenjat e tyre vetëm kur të jenë plotësisht të
sigurt se nuk do të refuzohen. Femra me këtë grup gjaku bëhet një nënë, e
cila përkrah fëmijët e saj, por edhe kërkon shumë nga ata.

Meshkujt

Ata
që bartin grupin e gjakut “A” shpesh nuk janë interesantë për femrat në
shikim të parë, vlerat e tyre ato i zbulojnë vetëm pasi që të jenë në
lidhje për një kohë të gjatë. Kualiteti më i madh i meshkujve me këtë
grup të gjakut është se janë të përkushtuar ndaj familjes në tërësi.
Atyre u pëlqejnë kualitetet e gruas së tyre, të cilat edhe i theksojnë
dhe ndihen krenarë.

Grupi i gjakut B

Femrat

Femrat
me këtë grup gjaku, në dashuri presin kënaqësi, lumturi dhe që të duhen
pa kufi, duan vëmendjen e vazhdueshme të burrit të tyre. Në lidhjet e
dashurisë kanë kërkesa të tepërta, prandaj më vështirë vendosin për
martesë. Përndryshe, janë tepër të përkushtuara ndaj familjes.
Shpeshherë bezdisen nga personat që u qëndrojnë më pranë, duke krijuar
barriera penguese.

Meshkujt

Ata meshkuj që kanë këtë grup
gjaku i respektojnë femrat në një mënyrë të veçantë. Femrës së tyre të
zgjedhur ata i rezervojnë një trajtim mbretëror. Por, e meta e tyre
është se më shumë janë të prirur që të imagjinojnë, sesa që të
ballafaqohen me probleme të jetës së përditshme. Ky lloj tipi mund të
konsiderohet një tip imagjinar perfekt, por aspak praktik.

Grupi i gjakut AB

Femrat


gjitha femrat që bartin grupin e gjakut AB i adhurojnë meshkujt me
shpirt aventurist, por kënaqen në dashuri vetëm derisa u lejohet që të
jenë mistike. Si nëna, përshtaten shumë me nevojat e fëmijëve, janë të
buta dhe nuk kanë shumë kërkesa. Çdokush do të dëshironte një nënë të
tillë, pa komplekse dhe që përshtatet shumë lehtë.
Meshkujt

Janë
miq të fëmijëve të tyre, por pa e tepruar. Specialiteti i meshkujve me
këtë grup të gjakut është joshja, vardisja. Janë mjeshtër të mëdhenj për
vardisje, por këtë gjë e bëjnë mirë dhe pa e tepruar. Në marrëdhënie në
çift ata fillimisht janë perfektë, por më vonë asnjë gjë nuk u bën
përshtypje dhe t’u lërë mbresa pozitive.

SI MUND TË DINI NËSE DIKUSH VËRTET JU DO?

Vetëm
një përqind e njerëzve dinë diçka më thellë. Poetët, piktorët,
muzikantët, vallëzuesit, këngëtarët kanë një ndjenjshmëri, një
senzitvitet të ndjejnë përtej trupit. Ata mund t’i ndjejnë bukuritë e
mendjes, ndjeshmërinë e zemrës, ngase edhe vet jetojnë në atë pjesë të
realitetit, në atë sferë…

SEKSUALITETI NUK ËSHTË DASHURI!

Janë
tre shtresa e individualitetit njerëzor; fiziologjia e tij, trupi dhe
psikologjia e tij, mendja dhe ekzistenca e tij, vetja e tij e
përhershme. Dashuria mund të ekzistoj në të gjitha ato plane, por
kualiteti i saj do të jetë i ndryshueshëm. Në palnin fiziologjik, të
trupit, ajo është seksualitet i thjeshtë. Ju mund ta quani dashuri,
ngase fjala “dashuri” mund të tingëlloj si më poetike, më e bukur. Por
99% të njerëzve seksin e tyre e quajnë dashuri. Seksi është diçka
biologjike, fiziologjike. Kimia e juaj, hormonet tuaja janë të përfshira
në të.
Ju dashuroheni në një grua apo në një burrë. A mund të
përshkruani saktësisht pse ajo grua ju tërhjeku juve? Pa dyshim ju nuk
mund ta shihni veten, ju nuk e keni parë veten tuaj ende. Po as
psikologjinë e saj nuk mund ta shihni, ngase t’i lexosh mendimet e dikuj
nuk është punë e lehtë. Atëherë çka gjetët te ajo grua? Diçka në
psikologjinë tuaj, në kiminë tuaj, në hormonet tuaja është tërhjekur nga
hormonet e gruas, nga psikologjia e saj, kimia e saj. Kjo nuk është
çështje e dashurisë, kjo është çështje e kimisë.

Mendo këtë:
gruaja me të cilën ke rënë në dashuri, shkonë te mjeku juaj, dhe e
ndërronë gjininë, dhe fillonë të risë mustaqe dhe mjekër. A do ta duani
edhe më tej atë? Asgjë tjetër përveq kimisë, hormoneve, nuk është
ndruar. Ku u tret tash dashuria?

Vetëm një përqind e njerëzve
dijnë diçka më thellë. Poetët, piktorët, muzikantët, vallëzuesit,
këngëtarët kanë një ndjenjshmëri, një senzitvitet që të ndjejnë përtej
trupit. Ata mund t’i ndjejnë bukuritë e mendjes, ndjeshmërinë e zemrës,
ngase edhe vet jetojnë në atë pjesë të realitetit, në atë sferë.

Mbaje
mend këtë si një regull të madhërishme: Kudo që ti jeton, ti smund të
sheh përtej: Nëse jeton në trup, nëse mendon se ti je vetëm trupi që ke,
do të magjepses vetëm nga trupi i dikuj. Ky është shkalla psikologjike e
dashurisë. Por piktori, poeti, jetojnë në plane tjera. Ai nuk mendon,
ai ndjen. Dhe për shkak se ai jeton në zemrën e vet, ai mund ta ndjen
zemrën e personit tjetër. Kjo është ajo që zakonisht quhet dashuri.
Është e rrallë. Unë them vetëm një përqind e njerëzve, mbase aty këtu.
Pse
atëherë shumë njerëz nuk zhvendosen në planin e dytë të dashurisë pasi
që në atë nivel është bukuri e jashtëzakonshme? Aty dhe është problemi:
çdo gjë shumë e bukur është dhe shumë delikate, e ndërlikuar. Një gjë e
tillë nuk është metalike, por është e ndërtuar nga çelqi i thyeshëm.
Njëherë kur pasqyrja bie dhe thehet, nuk ekzistonë mënyrë për ta ngjitur
sërish. Njerëzit frikohen t’u çasen më tepër shtresave të thella të
dashurisë, ngase në atë shkallë të dashurisë, tashuria është
jashtëzakonisht e bukur por po ashtu tmerësisht e ndryshueshme.

DASHURI E PASTËR APO DASHURI STABILE!

Ndjenjat
nuk janë gurë, ato janë si trëndafila. Është më mirë të kesh trëndafilë
plastike, ngase përherë ajo do të jetë aty pranë teje, dhe çdo ditë ti
mund ta lanë me ujë dhe ajo do të jetë e freskët. Mund të vendosësh
madje pak parfum Francez në të. Nëse ngjyra i zbehet, mund ta ngjyrosësh
sërish. Plastika është një nga gjërat më të pashkatrueshme të botës,
është stabile, e përhershme; andaj njerëzit ndalen te fiziologjikja,
edhepse është sipërfaqësore, por është stabile.

Poetët janë të
njohur, artistët janë të njohur se bijnë në dashuri gati çdo ditë.
Dashuria e tyre është si lulja e trëndafilit. Pasi që ajo është aty, ajo
është aq e thyeshme, aq e gjallë, vallëzon në erë, në shi, në diell
duke e shpalosur bukurinë e vetë. Mirëpo që në mbrëmje ajo mund të
shkojë, dhe ti smund të bëshë asgjë që ta ndalësh atë. Dashuria më e
thellë e zemrave është posi një puhi që hynë në dhomën tuaj, sjellë
freskinë e vet, flladin, dhe për një çast është e shkuar. Nuk mund të
kapësh pezullimin e erës në grushtin tënd.
Fare disa njerëz janë të
guximshëm që të jetojnë nga çasti në çast, në ndryshime të jetës. Andaj,
ata kanë vendosur të biejnë në dashuri në të cilën mund të logarisin.
Unë nuk e di se çfarë lloji të dashurisë din ti – po sipas gjitha
gjasave llojin e parë, mbase dikush atë të llojit të dytë.

Dhe je
i frikësuar se nëse e arintë ekzistencën tënde, çka do të ndodhë me
dashurinë tënde? Natyrishtë, ajo do të shkojë – por që nuk do të jesh
humbës. Ky lloj i dashurisë do të lartësoj dhe lartëson mbase një njeri
në një milionë njerëz. Kjo dashuri mund të quhet dashuri e përzemërt*.

Dashuria
e parë duhet të quhet seks. Ajo e dyta duhet të quhet dashuri. E treta
duhet të quhet dashuri e përzemërt – kualitet, e pa adresuar – jo
pronësore dhe duke mos lejuar në të njëjtën kohë që askush t’mos ju
posedojë juve. Ky kualitet i të dashuruarit është si një revolucion
radikal madje edhe nëse paramendohet si shumë e vështirë për t’u
arritur.

Gazetarët më pyetën, “Pse ka aq shumë femra në këtë
vend?” Është e kjartë, përgjigjia është relevante, dhe ata mbetën të
shokuar kur unë iu përgjigja. Nuk e pritnin përgjigjen ata. U thash,
“Unë jam mashkull.” Më shikuan, me mosbesim. U thash, “Është natyrore se
më shumë femra do të ketë këtu, për arsye të thjeshtë se çkado që
dëshirojnë të dijnë për jetën e tyre, qoftë seksi, apo në disa raste të
rralla, ndoshta disa momente të dashurisë. Por ato asnjëherë nuk kanë
ardhur të dijnë për shijen e dashurisë së përzemërt.” U thash atyre
gazetarëve, ” Madje edhe mashkujt që ju i shihni këtu janë të ritur me
shumë kualitete feministe brenda vetes të vendosura me presion nga
jashtë të shoqërisë.”

LOTËT JANË PËR TË GJITHË, ATO JANË HYJNORE

lovingness02 SI MUND TË DINI NËSE DIKUSH VËRTET JU DO?
nga fillimi i hershëm, djaloshit i është thënë, “Ti je djal, jo vajzë.
Sillu si djalë! Lotët janë në rregull për vajzat, por jo për ty. Bëhu
burrë.” Prandaj çdo mashkull rritet duke i këputur kualitetet e veta
femërore. Dhe gjithçka që është bukur është femërore. Dhe më në fund çka
mbetet është kafsha barbare. I gjithë funksioni i tij është të
reprodukoj fëmijë. Vajzës nuk i lejohet të ketë asgjë me kualitetet
mashkullore. Nëse ajo do që të ngjitet në një pemë, menjëherë do të
ndalet, “Kjo është punë për djemtë, jo për vajzat!” Çudi! Nëse ajo vajzë
ka dëshirë të ngjitet në pemë, është dëshmi e mjaftueshme që asaj duhet
t’i lejohet.
Gjitha shoqëritë e vjetra kanë krijuar robe të ndryshme
për meshkuj dhe femra. Kjo nuk është në rregull, ngase çdo burrë po
ashtu është grua. Ai ka ardhur në këtë botë nga dy burime: babai i tij
dhe nëna. Që të dy kanë kontribuar në të qenurit e tij. Dhe çdo grua
është po ashtu burrë. Ne i kemi shkatrruar që të dy. Femra ka humbur
guximin, aventurën, gjykimin mendor, logjikën, ngase ato janë mendime që
duhet të jenë kualitet i mashkullit. Dhe mashkulli e ka humbur
hijeshinë, ndjeshmërinë, dhembshurinë, xhentilitetin. Që të dy janë bërë
gjysma. Ky është një nga problemet më të mëdha që ne duhet ta zgjedhim –
së paku për njerëzit tanë.

MOS I TAKO ASKUJT DHE MOS E LIDH ASKEND PËR VETE

Prandaj
mos u frikoni. Droja juaj është me vend: çka mendoni për atë kur
dashuria shkon, por çka do të vje në vend të saj është pafundësia,
infiniti. Do të jeni në gjendje të duani pa u kyçur emocionalisht. Do të
jeni në gjendje të duani shumë persona, ngase të duash vetëm një person
është ta mbash veten të varfër. Një person mund t’ju jep vetëm një sasi
të caktuar të dashurisë, por të duash shumë persona? Do të magjepseni
kur secili person ju jepë një ndjenjë të re, këngë të re, ekstazë të re.
Njerëzit nuk duhet të jenë posesiv. Posesiviteti e shkatërron
dashurinë, dhe poashtu nuk duhet të jenë pronë e dikuj, ngase edhe ajo e
shkatërron dashurinë tuaj.
Gjithë krijesat njerëzore meritojnë të
duhen. Nuk është nevoja të lidhesh vetëm për një person gjith jetën. Kjo
është njëra nga arsyet se pse gjithë njerëzit nëpër botë duken aq të
mërzitur. Pse smund të qeshin? Pse smund të vallëzojnë? Ngase janë të
lidhur me zingjirë të padukshëm: martesa, familja, burri, gruaja,
fëmijët. Janë të mbushur me shumë detyra të gjitha llojeve, obligime,
sakrifica. Dhe ti kërkon nga ata të buzëqeshen apo të qeshen dhe të
vallëzojnë dhe të argëtohen. Kërkon diçka të pamundur. Bëje dashurinë e
njerëzve të lirë, bëji njerëzit jo-posesivë. Këtë mund ta bëjë secili
vetëm nëse përmes meditimit zbulon të qenurit e vet. Këtu nuk ka asgjë
çka të ushtrohet.
Unë nuk them, “Sonte shko te ndonjë grua tjetër
vetëm sa për të ushtruar.” Nuk do të fitosh asgjë, përkundrazi do ta
humbësh gruan tënde. Dhe në mëngjes do të dukesh si teveqel. Nuk është
fjala për praksë këtu, por është çështja e të zbuluarit se ti je, të
qenurit tënd. Me këtë zbulim të të qenurit përcjell kualitetin e
dashurisë së përzemërt impresionale. Dhe ti thjesht dashuron. Dhe ajo
zgjerohet. Së pari është krijesa njerëzore, pastaj së shpejti kafshët,
zogjët, drunjët, malet, yjet. Vje dita kur gjithë ekzistenca është
dashuria, loçka jote. Ky është potenciali ynë. Dhe çdokush që nuk e
relizon këtë, është duke e shpenzuar kot jetën e vet.
Po, duhesh t’i
humbasësh disa gjëra, por ato janë të pavlefshme. Në anën tjetër do të
përfiton aq shumë sa që kurrë më nuk do të mendosh se çka ke humbur.
Dashuria e pastër e përzemërt dhe impresionale, që mund të depërtojë në
të qenurit e secilit – është rezultat i meditativitetit, heshtjes,
qetësisë, i zhytjes thellë përbrenda ekzistencës sate. Thjesht, po
përpiqem t’ju bind juve. Mos u frikësoni të humbni atë që e keni.

Osho, Nga vdekja në pavdekësi

* Këtë që ne e përkthyem si “dashuri e përzemërt”, Osho e quan në anglishte lovingness.
Për shkak të mosnjohjes së ndonjë fjale adekuate në gjuhën shqipe, nga
ne, e përkthyem – dashuri e përzemërt. Ju lutemi të na infomoni nëse
ekziston ndonjë termin gjegjës në gjuhën shqipe për këtë fjalë.

Burimi: Mjellma

15 thëniet epike të Esat Stavilecit

Akademiku tashmë i ndjerë Esat Stavileci,
varrimi i të cilit do të bëhet sot pasdite, ka lënë pas vetës kontribute
të çmueshëm shkencore e filozofike. Më poshtë janë të paraqitura 15-të
thëniet e tij epike, të shkëputura nga ligjërata e tij

Shkrimi i
tij me rastin e daljes në pension si ligjërues në Universitetin e
Prishtinës, i ngjanë ndonjë punimi të filozofit gjerman Friederich
Nietzsche.Ata që kanë pasur rastin të lexojnë librat e Niçes, veçmas
“Zarathrustën”, e dinë që në atë libër mund të nënvizohet gati çdo
rresht. Njëjtë ngjan edhe me shkrime të caktuara të profesor Stavilecit,
e veçmas në fjalimin e tij që tashmë po konsiderohet si testamenti tij.
Më poshtë janë disa nga thëniet e tij më mbreslënëse.
“E
pranoj se kam lindur me fat. Fati më i madh i njeriut është të lindësh
me fat! Me fat është ta meritosh lindjen! Kush e meriton lindjen, e ka
të lehtë vdekjen”!

“Nëse nuk di se kush je, nuk do të dish as kush do të jesh”.
“Kam ecur nëpër një rrugë të mesme, sepse shumë herët më kishin mësuar se mesi është i artë”.
“Lartësia e bjeshkës “nuk matet me sy”, por “me këmbë!”. Në jetën time kam ecur këmbë, që të “mos më mashtrojnë sytë!”
“Jeta është një mësim që “mund të mësohet”, por që “nuk mund të porositet!”.
“Shpresa është “pasuria më e madhe” e atyre që s’kanë asgjë!”
“Ti je ai që të tjerët mendojnë për Ty, e jo ai që mendon për vetën tënde!”
“Asnjëherë nuk kam kaluar në faqën e dytë pa e mësuar të parën! Askush nuk ka mësuar të vrapojë para se të mësojë të ecë!”
“Sillemi
me padrejtësi ndaj jetës. Gjysmën e jetës e përmbushim me dëshira, e
gjysmën tjetër me paknaqësi për mospërmbushjen e tyre”.

“Kujdes
se edhe budallenjtë bëjnë garë: kush është më budalla se tjetri! Edhe
budallenjtë bëhen rresht: u prin budallai më i madh!”

“Shoqërohuni
me më “të vjetrit”, që të mund të mësoni më shumë; mos “u shisni mend”
me të “vegjëlve”, që të dukeni më të mëdhenj!”

“Eshtë politikan i mirë vetëm ai që “bën gjumë të rahatshëm!”.
“Ora nuk është vetëm “për ta mbajtur”, por edhe “për t’iu përmbajtur!”.
“Zgjedhjet vendosin se “kush do të qeverisë”, e jo “çfarë do të jetë qeverisja”.
“Të vdesësh i ndershëm është më shumë se të jetosh i ndershëm”. (lajmi.net)

Alienet na ndihmuan

 

Partia Naziste ka zoteruar teknologji aliene.Ne
nje pyll afer nje qyteti ne Gjermani u degjua nje shperthim 3 vjet para
fillim te Luftes se Dyte Boterore.

Banoret pane nje disk te
madh fluturues.(fakt i vertete)Nazistet e moren diskun si dhe trupat qe
gjendeshin brenda atij disku .Ata e perdoren teknologjine aliene dhe me
arritjet e tyre te medha ne teknologji filluan luften.Por ata ishin
shume prane tmerrit ,armes me vdekjeprurese ne histrori e cila do te
bente te mundur qe ne sot te ishim te gjithe me shtetesi gjermane,Bomba
Atomike.Shkenetaret gjermane arriten gjat nje eksperimenti te ndanin
atomin e uraniumit dhe me pas i mbeti ne dore ekuacionit te Ajnshtajnit
te bente te veten,E=mc2.Sado e vogel te ishte masa e shumezuar me
shpejtesine e drites ne katror jepte nje energji mjaft te madhe.Por
shkencetaret gjermane dezertuan .Ata ishin te frikesuar para kesaj arme
vdekjeprurese.

Por shkencetaret gjermane realizuan edhe nje
zbulim tjeter.Nje objekt ne formen e nje kembane ishte rruga drejt se
ardhmes.Duke perdorur ate mund te shkoje ne te ardhmen ose ne ndonje
planete tjeter nga Toka.Ishin disa ata qe e provuan.Per t’i shpetuar
gjyqit ushtarak komandanti forcave sekrete gjermane dhe anetare te
organizate qe mendonte se lidhej me jashtetokesoret e quajtur ‘Vril’ u
larguan per te mos u shfaqur me kurre.

Por nga e dime ne se
gjermanet u ndihmuan nga jashtetokesoret.Kete e pohoi vete Verher Von
Braun i cili tha se ata i kishin ndihmuar kur dikush e pyeti.Ai uli
koken dhe pa nga nje dosje qe quhej UFO dhe tha:
-Ata na ndihmuan .