Home » Archives for Nëntor 2014

Muaj: Nëntor 2014

I mençuri nuk dëgjon fjalët e njerëzve për njerëz ngase…

“I mençuri nuk dëgjon fjalët e njerëzve për njerëz ngase gjoksi i tij është më i ngushtë sesa të durojë urrejtjen e të gjithëve. I Dërguari i Allahut, s.a.v.s, ka thënë: “Mos të më lajmërojë askush për dikë gjë (që shkakton armiqësi) ngase unë dua të dal gjoksgjerë.”
Et Turejfi

Reklama

NËN LULE GJEMBI APO MBI GJEMBIN LULE?

Ankohemi se Allahu ka bërë nën lule gjemba, por më mirë është ta falënderojmë që mbi gjembin ka bërë lulen!!!
Një person thotë: Kam menduar gjatë, kur shoh veten të zbathur falënderoj Allahun, sepse ka të tillë qe nuk kanë këmbë fare.
Më thuaj për Allahun sa njerëz kanë dëshirë të posedojnë makinën, shtëpinë, celularin, diplomën, punën tënde, etj., etj.
Sa njerëz ecin zbathur ndërsa ti ecën me makinë?
Sa njerëz flenë pa kulm mbi kokë, ndërsa ti fle në shtëpinë tënde?
Sa njerëz ëndërrojnë të shkollohen, ndërsa ti posedon diplomë?
Sa persona janë të papunë, ndërsa ti punon?
Sa, sa, sa, sa, sa?!
I shtojnë ankesat e të godasin brengat; falënderoje Allahun e gjen lumturinë.

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Njeriu më i mirë është ai që ka pesë cilësi:

Njeriu më i mirë është ai që ka pesë cilësi:
– Të jetë i angazhuar me adhurimin e Zotit të tij.
– Të jetë e dukshme dobia e tij për njerëzit.
– Të jenë njerëzit të sigurt prej të keqes së tij.
– Të mos shpresojë në atë që është në dorë të njerëzve.
– Të jetë i përgatitur për vdekjen.

Burimi: Valdet Kamberi

Filani ka deviju

Filani ka deviju.

Kjo ndodh për shkak të njërës nga dy gjërat:
1- Nuk ka kërku nga Allahu ta forcojë në ketë rrugë. Duke menduar se vet ja arrin këtij qëllimi.

2- Ose nuk e ka falënderu Allahun për atë mirësi që kishte. Duke mendu se kjo mirësi është aftësi personale.
(Shejh Bin Bazi)

Burimi: Lulzim Susuri

A nuk mundet dikush prej jush të lexon një të tretën e Kuranit gjatë natës?

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
A nuk mundet dikush prej jush të lexon një të tretën e Kuranit gjatë natës?
I thanë: po si mundet ta lexojë një të tretën e Kuranit?
Tha: e lexon ‘kul huvallahu ehad’ (suren el-Ihlas), e cila vlen sa një e treta e Kuranit”. Muslimi
‪#‎hadithe‬

Falë Zotit që dokrrat e pronarëve të prodhimtarisë së dokrrave po dalin në shesh nga dita në ditë.

Falë Zotit që dokrrat e pronarëve të prodhimtarisë së dokrrave po dalin
në shesh nga dita në ditë. Njëri që zbuloi ujin e ngrohtë, duke thënë se
Titoja kishte prejardhje shqiptare dhe tjetra që paraqitet prej kohësh
raciste e hapur gjoja në emër të shqiptarisë, mitologjinë po na e
paraqesin si shkencë dhe njëherësh si model jete. Ec e mos u shtri
barkas së qeshuri! Sidomos, kur si model na paraqesin Zanat e Malit, ha,
ha, ha! Tani i bie që të jetojmë nëpër male të zbuluara, lakuriq
vetëm me një gjeth lajthie të varur në bel, sepse mbulimi na qenka
arabizëm, ha, ha, ha! Paramendoni se në çfarë foshnjërie thërrasin disa
“intelektualë” dhe politikanët tanë. Thonë që fjalën e Zotit ta shporrim
për hir të mitologjisë shqiptare, Zanave të Malit, ha, ha, ha! Vërtetë,
kujt i është dhënë udhëzimi i është dhënë një begati e madhe dhe vaj
halli për ata që ende jetojnë me mitologjinë.

Burimi: Iljasa Salihu

Sado i dëshpëruar të jem këtë ditë, sepse festa e sotme nuk përkon me realitetin tonë

Sado i dëshpëruar të jem këtë ditë, sepse festa e sotme nuk përkon me
realitetin tonë, kur dihet se kjo festë do të duhej të më gjente i lirë,
me kryeministrin tim shqiptar, me gjuhën time zyrtare shqipe, me lirinë
e përdorimit të flamurit tim kombëtar, mua që të gjithë këto më
mungojnë, me zemër të thyer, por krenar, sepse kam arritur të paktën ta
kuptoj realitetin dhe të guxoj ta shpreh atë, ia uroj festën e 28
nëntorit. Dhëntë Zoti që dita nesërme të jetë më e mirë se dita e sotme
dhe dita e sotme të jetë më e bukur se dita e djeshme.

Burimi: Iljasa Salihu

Biznesi i ilaçeve krijon sëmundje të reja mendore

InTheLab_JacquesPolge3(1) Biznesi i ilaçeve krijon sëmundje të reja mendore

Është historia e gjigantit që ha fëmijët e tij.

Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, në emër të “Perëndisë” së konsumit të
paskrupullt, të mirëqënies me çdo kusht, dhe Big Farma-s, lobi i lobeve
(226.000.000 $ investuar vitin e kaluar përkundër 153 në sigurimet e
planetit, 144 në naftë dhe gaz e 141 në internet), kanë futur një dogmë
të re në mendjet e qytetarëve: ilaçit psikiatrik, kapërdije poshtë dhe
ai të “ngre” lart, por askush nuk thotë se sa dëm të bën. Jepet edhe në
qoftë se ju ngordh qeni apo macja, për të kapërcyer dhimbjen.

Viti
1988 është viti kur filloi epoka e ilaçeve kundër depresionit: Eli
Lilly ofron për shitje Prozac-un (i cili në Evropë do të fillojë të
përhapet në mesin e viteve nëntëdhjetë). Menjëherë mbërrin pjesa tjetër e
antidotit kundër paranojës, instinktit të vetëvrasjes, çrregullimit
bipolar, haluçinacioneve, atakut të panikut, ankthit, iluzioneve, manive
të ndryshme e çdo rasti tjetër.

Perandoria Liberale i
administron ato si “bukë për gjellë”, me spote publicitare në TV që
premtojnë sukses në jetë dhe lumturi të përjetshme në çmimin e pilulave
magjike. Dhe rezultati, që shkakton jep mornica, duket sheshit: një në
pesë amerikane sot merr të paktën një psiko-medikament, duke përfshirë
ilaçet kundër depresionit, neuroleptiket dhe gjithashtu anksiolitikët.
Tendencëa shpërtheu në një ritëm rekord: 25 vjet më parë, vetëm një
amerikan në njëqind mbushej me molekula të këtij lloji. Madje edhe
fëmijët janë bërë objektiv ideal për trajtimin e humorit: më shumë se
dhjetë për qind e atyre që janë tashmë në shkollë kanë qenë të
diagnostikuar me çrregullim të deficitit të vëmendjes (ADHD), dhe gjysma
e këtyre mjekëve japin në receta tableta.

BIZNESI I ilaçeve
psikoaktive përtej oqeanit është me vlerë rreth 35 miliardë dollarë në
vit. Një minierë ari për kompanitë farmaceutike. Një ushqim që bie nga
qielli, por jo në mënyrë të rastësishme. Mjafton në fillim të shpikësh
një përbërës të ri aktiv (nganjëherë jo edhe aq i ri, ndryshon përbërjen
dhe ja, loja u krye), dhe më vonë, në bazë të patentës, të prodhojë
sërish një tjetër sëmundje nervore, dhe kështu mijëra pacientë që vihen
ne lëvizje nga instinkti i mbijetesës (ose të dashurit e tyre) do t’u
besojnë psikiatërve, të cilët nga ana e tyre udhëzohen të imponuar prej
industrisë së ilaçeve.

Bibla e Referencës është Manuali i
Statistikave të çrregullimeve mendore, botuar nga Shoqata Amerikane
Psikiatrike (APA) dhe tani në edicionin e tij të pestë, i cili përmbledh
simptomat e brezit të vjetër dhe të ri, duke zgjeruar lidhjet e
gjendjes së sëmurë. “ Ai që dikur ishte një ndryshim i thjeshte i
humorit i shkaktuar nga ardhja e menstruacioneve, sot, në DSM 5, është
zyrtarisht një çrregullim”, thotë Robert Whitaker, një gazetar nga
Bostoni, i njohur në të gjithë botën për hetimin në librat e tij mbi
skandalin e sëmundjeve të krijuara “në tavolinë” dhe efektet e dëmshme
të barnave psikotrope, domethënë “I çmendur në Amerikën” e 2001 dhe
“Anketa e një epidemie: Rritja e jashtëzakonshme në aftësitë e kufizuara
psikiatrike në epokën e bumit të drogave psikiatrike”.

“Një
person, vazhdon gazetari, po vuan nga depresioni nëse pas dy javësh nga
vdekja e një anëtari të familjes tregon shenjat e trishtimit. Edhe
harresa tek të moshuarit është sqaruar si një çrregullim. Simptomëe e
çrregullimeve mendore është edhe rrezimi i lëkurës. Por gjëja më e
tmerrshme është se në vitin 1980, në dalje të versionit të parë të
manualit, gjëndja e ankthit të butë dhe depresionit janë transformuar në
çrregullime mendore për t’u çrrënjosur vetëm nëpërmjet ilaçit. “Një nga
arsyet e suksesit të madh, sipas Whitaker, “është bashkëfajësia mes
bluzave të bardha dhe kompanive farmaceutike, e cila gjithashtu
përkthehet në kompensim monetar për të parët, në bazë të dozimit që janë
në gjendje të përcaktojnë në recetë, ose kur zbulojnë simptoma të reja
dhe diagnoza të tjera “.

Një taktikë e hollë që mund të prangosë
“pacientin”, të përkeqësojë kushtet e shëndetit dhe të shkaktojë efekte
anësore zinxhir. “Një hulumtim amerikan mbi ata që marrin antidepresantë
thotë Whitaker, tregon se ka një rrezik gjashtë herë më të madh që ato
të mbeten në depresion se sa ata që nuk I ndjekin kurat. Sipas një
studimi të kryer në Kanada, probabiliteti i rënies në siklet është madje
i dyfishtë. Ilaçet kundër depresionit mund të shkaktojnë episode
maniakale e në atë pikë, është diagnostikuar tek individi një çrregullim
bipolar”. Një shembull tjetër: “Një (SSRI) frenues selektiv i rikapjes
së serotoninës, në teori duhet të rrisë nivelin e serotoninës në tru.
Kjo është e vërtetë në afatshkurtër, por në afatgjatë sistemi nervor
prodhon më pak serotoninë për të kompensuar praninë e molekulës. Dhe në
fund dëmton funksionin natyror të neurotransmetuesve”.

/Il Messaggero/