Home » Archives for Shtator 2014

Muaj: Shtator 2014

Lexoni kuriozitete rreth Google

 

Kur kërkoni diçka në motorin e kërkimit
Google.com, për të nxjerrë rezultatet më të mira brenda pak sekondash,
merren parasysh 200 faktorë.

Kompania ka në zotërim domene të shqiptimit gabim të fjalës Google, të tilla si “Gooogle.com”, “Googlr.com”, “Gogle.com” dhe të tjera.

Çdo sekondë bëhen 2 milionë kërkime në Google.

Në vitin 2013, 91 për qind të të ardhurave të Google, 55.5 miliardë dollarë, erdhën prej reklamave.

Indeksi i kërkimit të Google është më shumë se 100 milionë gigabajt.

Mbi 6 miliardë orë video shihen çdo muaj në YouTube, baras me një orë video të para për person në tokë.

Sugjerimi “mos do të thuash” që Google bën për fjalët e germëzuara gabim, ka shpëtuar kompaninë nga kërkimet e pasakta.

Reklama

Ah! Sikur të marrin mësim njerëzit!

Një mbretit i lidhur në pranga dhe në burg i thotë djali i vet: babi im,
si arritëm në këtë gradë, kurse ne ishim ata që sundonim, urdhëronim
dhe ndalonim, kishim pushtet dhe pasuri?
U përgjigj: ndoshta lutja e dikujt që i kemi bërë padrejtësi na ka sjell në këtë gjendje.
Ah! Sikur të marrin mësim njerëzit!

Burimi: Bekir Halimi

Pyetje: nëse dita e Arafatit bie në ditën e Xhuma, a duhet të agjërojmë edhe një ditë para?

Pyetje: nëse dita e Arafatit bie në ditën e Xhuma, a duhet të agjërojmë edhe një ditë para?
Dijetarët musliman tregojnë se agjërimi i ditës së xhuma me një ditë
para ose një ditë mbrapa vlen atëherë kur e agjërojmë ditën e xhuma si
ditë të xhuma, mirëpo nëse rastis agjërimi i ditës së Arafatit ose ditës
së Ashures, atëherë lejohet agjërimi i vetëm ditës së xhuma, sepse nuk e
agjëron për xhumanë por për ditën e arifes ose ashures.
Edhe pse nëse dëshiron të agjëron të enjtën dhe të xhuman, kjo vepër është edhe më e mirë.
Allahu e di më së miri!

Burimi: Bekir Halimi

Buxheti është social, por politikanët as për së afërmi nuk janë raste sociale

Buxheti është social, por politikanët as për së afërmi nuk janë raste
sociale. Ata kurrë nuk do t’ia dinë si duhet hallin popullit, përderisa
rrojnë si mbretër të shteteve të pasura me burime natyrore. Meqë ata
janë pasqyra e popullit, nuk është e ndershme të jenë kaq shumë të
pasur. Unë nuk them se kanë vjedhur ata, por dua të them se në kësi lloj
mjedisesh nuk mund të pasurohesh aq shumë pa pas vjedhur!

Burimi: Iljasa Salihu

Me gjithë vështirësitë Prishtina po bëhet

Me
votimin nga Kuvendi Komunal të propozim buxhetit, kornizës afat-mesme
buxhetore, e të ndërmarrjes publike lokale “Prishtina Parking”,
akordimit me BERZH për ndërtimin e një flote të re të autobusëve për
qytetin tonë, dhe reformën e ndërmarrjes publike lokale “Trafiku Urban,”
po përmbyllet një nëntë-mujor i suksesshëm për Komunën e Prishtinës dhe
mua personalisht.
Këto projekte janë themeli i një sistemi
modern të mobilitetit në Prishtinë. Me jetësimin e tyre gjatë mandatit
të Kryetarit Ahmeti, Prishtina do të bëhet një qytet që mund të
krahasohet për nga shërbimet e transportit me çdo kryeqytet në rajon dhe
më gjerë.
– me gjithë vështirësitë Prishtina po bëhet

Burimi: Dardan Sejdiu

Gjithfarë lajmesh të rastis të lexosh

Gjithfarë lajmesh të rastis të lexosh. Thuhet se nëse Papa Gjon Pali II e ka bekuar Teuta Rugovën, vajzën e Ibrahim Rugovës, atëherë bekimi i Papës po e ndjek Teutën, pasi ajo fitoi dhjetëra mijëra vota dhe u bë deputete. Nuk po hy në këso mashtrimesh, sepse njeriu nuk është ai që bekon, kushdo qoftë ai, por më vajti në mendje rasti i Labinotë Demit, e cila po ashtu u bë deputete ngase mori shumë vota. Çka u bë tani me Libinotën, duke qenë se Papa nuk e kishte bekuar?

Burimi: Iljasa Salihu