Home » Archives for Gusht 2014

Muaj: Gusht 2014

Çartet Fisnik Ismaili: e quan Gazetën Express puff i kuçkave?

More, unë Kryeministrin e Republikës së Kosovës e pata shajtë me
nanë, qetu në Facebook publikisht, kur i la shqiptarët e Luginës së
Preshevës në mëshirën e xhandarmërisë që ua hoqi lapidarin, e po kujton
dikush që po mërzitna pse e kam quejtë atë kastravecin që mendon se
është gazetar, Visar Duriqin, kuçkë, e Gazetën Express puff, a?

Deputet apo çdeputet, unë fillimisht jam qytetar, edhe ata qytetar
aktiv, bile, i cili ka me qenë përherë armiku ma i madh i hajnisë,
dallaveres, së padrejtës, shpifjes edhe dhunës.

Duke qenë se po jetojmë në një shtet me sistem të shkërrdhyem, ku
s’respektohet as qytetari, as ligji, as privatësia, as puna e ndershme e
dikujt, sepse e kanë zaptue hajnat, shpifësat edhe dallaverexhinjtë,
atëherë s’asht çudi që ka tepër pak profesionista të secilës fushë,
përfshi këtu edhe gazetarinë, meqë ra fjala.
E përderisa AGPK-ja
krejt gazetarët i konsideron të njajtë, si atë që vertet mundohet, ka
etikë gazetarie, punon shumë edhe lufton me e tregue të vërtetën, ashtu
edhe atë kuçkën që mirret me thashetheme, rrin tanë ditën në Facebook
për me nxjerrë lajme, rren e shpif për me fitue klikime edhe disa herë e
qesin prej pune, atëherë, sikur qeveria e kalueme, e dështueme në çdo
aspekt, dalin edhe koxha do shoqata, gjoja “të pavaruna”, të cilat i
kontrollon po ky sistem mafioz.

Edhe unë kam me vazhdue me e ba
dallimin në mes të profesionistit edhe dallaverexhisë, politikanit të
mirëfilltë edhe prostitutës politike, gazetarit edhe kuçkës, artistit
edhe tallavasë, doktorit edhe zdralit, në mënyrën ma të drejtpërdrejtë
të mundshme, duke ua thanë në fytyrë edhe duke i ekspozue në publik.

Edhe pres, nëse vetëm një herë të vetme e dëmtoj shoqëninë, vendin apo
qytetarin me të cilin jetoj në këtë vend, me ardhë e me ma shilue të
gjallë e të vdekun, edhe me m’pështye në ftyrë.

Boll ma. Mue kanë gjetë me m’thanë se kam gjuhë vulgare, a vetë po na shkërrdhejnë çdo ditë, duke u buzëqeshë, madje. Mue jo.

Reagoni që po ju shaj, o fundërrina, deri t’ju shterret gabzherri, por
muta keni me mbetë përjetë, edhe e dini shumë mirë cilët jeni.