Home » Archives for Korrik 2014

Muaj: Korrik 2014

Kur te degjosh dike qe thote per ty gjera te mira te cilat ne te vertete nuk i ke

Uehb
ibn Munebih (Allahu e meshirofte) thoshte: “Kur te degjosh dike qe
thote per ty gjera te mira te cilat ne te vertete nuk i ke, mos ji i
sigurt qe neser te thote per ty gjera te keqia te cilat realisht nuk i
ke.”

Burimi: Valdet Kamberi

Reklama

Çfarë thotë Naser Rafuna për Xhentelmenat e Kosovës?

Naeri_Foto Çfarë thotë Naser Rafuna për Xhentelmenat e Kosovës?

Aktori i njohur shqiptar nga Kosova Naser Rafuna në një postim në
Facebook mes shumë postimeve  shkruan edhe për Xhentelmenat e Kosovës.
Sipas tij Xhentelmenat e Kosovës ia hapin derën e veturës gruas në dy
raste: kur vetura është e re ose kur gruaja është e re.

Naeri_Foto Çfarë thotë Naser Rafuna për Xhentelmenat e Kosovës?

Arkiva Shqip fiton 1.300.000 dollar në vit në Youtube

arkiva+shqip Arkiva Shqip fiton 1.300.000 dollar në vit në Youtube

Një nga faqet më të mëdha shqiptare në YouTube, “Arkiva Shqip”, ku artistë të ndryshëm publikojnë këngët e tyre është duke fituar shuma marramendëse parash.

Sipas faqes (http://socialblade.com/youtube/user/arkivashqip) që merret me statistika rrjeteve sociale, Arkiva Shqip  fiton në muaj 13.000 – 100.000 dollar në muaj dhe 1.300.000 dollar në vit.

Kjo platformë numëron mbi 1500 video dhe mbi 481 milion shikime që nga hapja e saj më 30 dhjetor 2009 dhe ka shumë se 300 mijë abonentë.

Parashikoi tragjeditë ajrore, shkatërrimin e BRSS-së, BE-së, dhe Rusinë si lider i botës!

 

 

Astrologu më i famshëm rus, Pavel Globa, ka parashikuar tragjeditë e aeroplanëve. Më 2009 ai ka thënë se viti 2014 duhet të jetë viti kur duhet të shmangen fluturimet.

Globe parashikimet e para i bëri në vitet ’80 të shekullit të kaluar, kur tha se “BRSS do të shpërbëhet dhe në verën e vitit 1991, në rrugët e Moskës do të ketë tanke”!

85 për qind e parashikimeve të tij të bëra më parë janë përmbushur deri më sot.

Kriza ekonomike, e cila do të zgjatet deri në vitin 2020, do të caktojë hartën gjeopolitike të Botës. SHBA-të i presin ditë të vështira, ndërsa Ukraina dhe BE nuk do të ekzistojnë.

“Dy vitet e ardhshme do të jenë të vështira për dollarin, edhe pse rënia e valutës amerikane ende nuk do të ndodhë. Koha më e vështirë e dollarit do të jetë më 2017-2018. Dollari do të zhvlerësohet krejtësisht, kartëmonedhat do ngjiten mbi mure në tualete dhe nuk do të dinë se çfarë do të bëjnë me to. Në këtë kuptim, euro është valuta më e besueshme”, thotë Globa, transmeton Telegrafi.

Në vend të Bashkimit Evropian do të shfaqen disa unione tjera. Vendet skandinave dhe vendet baltike do të formojnë Aleancën Veriore, ndërsa Franca, Italia dhe Spanja do të bashkohen në aleancë e Evropës së Jugut. Bashkimi Evropian ndoshta do të mbijetojë si formacion, por vetëm në letër.

Deri në fund të vitit 2020, të gjitha shtetet do të përjetojnë kohë të vështira, por në fund Rusia do të jetë perandori e fuqishme dhe lider i ri botëror.

Në fund të vitit 2020, njerëzimi do të përshëndetet nga kriza, që do të njihet si “Depresioni i dytë i madh”.

Duke vlerësuar fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë teknogjenike, Pavel Globa tha se 2014 do të jetë vit i rrezikut në rritje, ndërsa kishte paralajmëruar për fluturimet ajrore.

“Ma shumë gjasa në korrik e gusht duhet të presim një valë të aksidenteve ajrore, kështu që unë do të këshilloja që të përmbaheni nga fluturimet – në të gjitha drejtimet. Në dhjetor dhe janar 2015 do të rritet rreziku nga tërmetet, sidomos në ujërat e Paqësorit”!

Iblisi e vendos arshin (frontin) mbi ujë

Transmetohet nga Xhabiri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Iblisi e vendos arshin (frontin) mbi ujë.
E pastaj i dërgon ushtrinë e tij.
Ushtari më i afërt dhe me pozitë me të lartë tek ai, është ai i cili ka bërë fitne dhe degjenerime më të mëdha.
Dhe, kthehet njëri nga ushtarët e Iblisit dhe i thotë: Nuk e lashë
rahat filanin derisa arrita ta ndaj prej bashkëshortes së tij.
Iblisi e thërret dhe i thotë: Po, ti që nga sot je më i miri (me pozitë më të lartë) tek unë si dhe je shoku më i afërt i imi.”

(Shënon: Muslimi: 2813, Imam Ahmedi në Musnedin e tij: 12968, 14144, 14400, 14522, 14699).

Burimi: Valdet Kamberi

A PO SHKON SADAKAJA E FITRIT NË ARKË TË GABUAR?

‪#‎Thash‬:
Deri kur ne muslimanët duhet t’i mbajmë institucionet tona fetare me
Fitra? Ajo është e drejtë e kategorisë së të varfërve, e jo e
institucioneve fetare.
Them: le të ngjallet zekati, vakëfi,
sadakaja dhe vlera e tyre të sqarohet nga ana e hoxhallarëve në trevat
tona, të vetëdijësohet populli se ku duhet dhënë pasurinë e tyre, e jo
populli të mendojë se mund të ndihmojë institucionin me Fitra, duke lënë
anash ato që ceka me lartë.
A do të thotë kjo se atë vit kur nuk jepet sadakaja e fitrit për një institucion fetar, ai do të mbyllet?
Pyes: edhe sa dhe deri kur duhet t’i presim Fitrat për të funksionuar
Medreseja, ku njerëzit mësojnë për Allahun dhe fenë e tyre?

Valdet Kamberi