Home » Archives for Qershor 2014

Muaj: Qershor 2014

THANË PËR MUZIKËN !!

Thanë: Muzika e zgjeron gjoksin.
U
përgjigjemi: “Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë
të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër”.
Taha 124.

Thanë: Ne nuk ndikohemi nga muzika.
U përgjigjemi: Muzika e rrit hipokrizinë në zemër, ashtu si e rrit uji barin.
Thanë: Ne e dëgjojmë muzikën për argëtim dhe zbavitje.
U përgjigjemi: “Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot”. Muminun 115.
Thanë: Ne gjejmë rehati në dëgjimin e muzikës.
U përgjigjemi: “Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët”. Isra 82.
Thanë: Ne nuk e braktisim Kuranin, po vetëm se i duam edhe muzikat.
U përgjigjemi: Dashuria ndaj Kuranit dhe dashuria ndaj muzikës nuk bashkohen në një zemër.
Thanë: Mirëpo ne i bashkuam dyja.
U përgjigjëm: Ajo që ndikon dhe le gjurmë, ajo mbetet me ty. Nëse tek ti ndikon Kurani, do të largohet muzika nga zemra jote.
O Zot, bëje Kuranin pranvera e zemrave tona dhe drita e gjokseve tonë.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

A prish agjërimin ushqimi që mbetet në mes të dhëmbëve?

Shejh Salih el Feuzani (Allahu e ruajtë!) është pyetur: Nëse diçka
nga ushqimi mbetet mes dhëmbëve të personit që agjëron, a mund të themi
se e prish ajo agjërimin nëse personi e gëlltit atë? Allahu ju bekoftë!
Ai
u përgjigj: Nëse agjëruesi zgjohet dhe gjen diçka në mes të dhëmbëve
nga të mbeturat e ushqimit, atëherë ai duhet që ta nxjerr atë nga goja
dhe të largohet prej saj. Kjo nuk ndikon në agjërimin e tij vetëm në
rast se e gëlltit me qëllim, atëherë kjo e prish agjërimin e tij. Është
thelbësore që muslimani ta pastrojë gojën pas ushqimit, qoftë për
agjërim por edhe në raste të tjera, sepse pastërtia është ajo që
kërkohet nga muslimani. Ai duhet t’i japë rëndësi pastrimit të dhëmbëve
dhe gojës pas ushqimit në mënyrë që t’i largojë mbetjet e ushqimit dhe
erën e keqe që mund të vjen nga ajo dhe e cila mund të ndikoj
negativisht në shëndetin e gojës së tij.
Burimi: El Munteka min Fataua fadileti shejh Salih bin Feuzan bin Feuzan bin Abdullah el Feuzani. Vol.2, pyetja 442.

DOBITË E LËMOSHËS?

1- Lëmosha i hap dyert e Xhenetit.

2- Lëmosha është më e mira ndër veprat e mira dhe lëmosha më e mirë është ushqimi i të varfërve.

3- Lëmosha i bën hije pronarit të saj Ditën e Kiametit dhe e liron nga zjarri i Xhehenemit.

4- Lëmosha e fikën zemërimin e Allahut.

5- Lëmosha është ajo më e mira që i dhurohet të vdekurit dhe që i bën më së shumti dobi.

6- Lëmosha është pastrim për pasurinë dhe pastrim për shpirtin dhe shkak i shtimit të shpërblimeve.

7- Lëmosha është shkak për mbjelljen e lumturisë dhe ndriçimit të fytyrës Ditën e Kiametit.

8- Lëmosha pronarin e saj e siguron dhe e mbron nga frika e Ditës së Kiametit.

9- Lëmosha i shlyen mëkatet dhe i falen gjynahet.

10- Lëmosha është nga përgëzueset e përfundimit të mirë dhe shkak për lutjen e melekëve.

11- Ai që e jep lëmoshën është nga njerëzit e zgjedhur dhe për dhënien e saj shpërblehen të gjithë që marin pjesë në të.

12- Ai që e jep i janë premtuar mirësi të shumta dhe shpërblime të mëdha në dynja dhe në ahiret.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Asnjëherë nuk më është dhimbsur Mehmet Shehu, sepse e vrau e keqja që ai e kishte ngritur

Pasi nuk morën pozita të lakmueshme prej partisë, disa që janë mësuar
vetëm me privilegje, kanë filluar të këndellen dhe ta shohin më
shpirtërisht gjendjen në terren. Unë këtyre njerëzve u them se kot e
keni, sepse në kohën kur duhej të ishin njerëz të mirë e të ditur,
pikërisht atëkohë ata shfaqnin veprime mynxyrë dhe injorancë të
pashembullt kundruall popullit.
Ju i ngjani prostitutës
65 vjeçare. Ajo pasi u ballafaqua me papotencën e saj në këtë moshë,
mendoi të pendohet! Pas përvjetorit të 65 ajo vendosi t’i thotë mjaft më
prostitucionit. Ashtu bëri! Unë i them këtij lloji të njerëzve: “Zoti
ia pranoftë pendimin, por mos harroni se atyre që nuk patën nevojë të
pendohen për këtë mëkat të madh nuk mund t’i flisni për moral, por meqë
pendimi juaj është si rrjedhojë e papotencës seksuale, duke e ditur se
ju nuk dini të skuqeni për asgjë, atëherë nuk dyshoj se do t’i flisni të
ndershmëve për rëndësinë e të qenit të moralshëm”!

Burimi: Iljasa Salihu

Kurioziteti i fatit të përbashkët mes Linkolnit dhe Kenedit

 

Përshkrimi Abraham Linkoln dhe John Fitzgerald
Kenedi lidhen mes tyre nga kuriozitete të ndryshme dhe rastësi tragjike
që përshkruan jetën dhe vdekjen e tyre. Historia njeh analogji të
jashtëzakonshme mes njerëzve që nuk kanë pasur asnjëherë lidhje midis
tyre.

Që nga historia e presidentëve Linkoln dhe Kenedi e deri
tek fati i gjermanit Bismark, të krijohet bindja se janë përputhje
jashtëzakonisht të ngjashme për të qenë të rastësishme. Le të marrim
jetën e dy presidentëve amerikanë Linkoln dhe Kenedi.

Mistere
analoge nga ato të treguara deri më tani kushtëzuan jetën dhe vdekjen e
dy presidentëve amerikanë, Abraham Linkoln (1809-1865) dhe John
Fitzgerald Kenedi (1917-1963). Të shumta dhe të jashtëzakonshme ishin
edhe rrethanat që kushtëzuan jetën dhe vdekjen e tyre. Vërtet shumë, për
t’iu atribuuar rastësisë. Para së gjithash, Linkoln u zgjodh President
në vitin 1860, ndërsa Kenedi u zgjodh ekzaktësisht 100 vjet më vonë, në
vitin 1960. Linkoln u vra një ditë të premte, në praninë e gruas së tij,
por edhe Kenedi u vra po këtë ditë dhe gjithashtu në praninë e
bashkëshortes së tij. Të dy presidentët u qëlluan me armë pas zverkut
dhe menjëherë pas atentatit, ndihmat e para iu dhanë nga gratë e tyre,
që kishin pranë. Linkoln dhe Kenedi vdiqën menjëherë pa mundur që të
çoheshin në spital.

Por, përveç të veçantave dhe të përbashkëtave
mbi vdekjen, mes tyre ekzistojnë edhe ngjashmëri të tjera. Të dy
presidentët kishin emrat e gjyshërve të tyre dhe të ty ishin djemtë e
dytë të familjes. Si Linkoln, ashtu edhe Kenedi, kur u martuan, gratë e
tyre ishin 24 vjeç dhe të dyja vdiqën në moshën 65-vjeçare. Të dyja
bashkëshortet e presidentëve njiheshin për ndjekjen e modës dhe
rinovimin që i bënë Shtëpisë së Bardhë. Si Linkoln, ashtu edhe Kenedi,
kishin nga katër fëmijë, dy prej të cilëve vdiqën para moshës 10 vjeç.

dyja çiftet humbën një djalë, ndërsa jetonin në Shtëpinë e Bardhë.
Uilli Linkoln vdiq në moshën 12 vjeç ndërsa Patrik Kenedi, në moshën
2-vjeçare. Zëvendësi i Linkolnit quhej Xhonson dhe kishte lindur në
vitin 1808, por edhe ai i Kenedit quhej Xhonson, dhe kishte lindur në
vitin 1908, në një largësi prej 100 vjetësh nga njëri-tjetri.

Vrasësi
i Linkolnit quhej Xhon Wilkes Booth dhe kishte lindur në vitin 1839,
ndërsa ai i Kenedit, Lee Harvey Oswald, i cili kishte lindur në vitin
1939, 100 vjet më pas. Po ashtu, është vërtet e habitshme teksa zbulon
se shuma e shkronjave që përbëjnë emrin dhe mbiemrin vrasësit të
Linkolnit shkon në 15, po ashtu edhe ajo për vrasësin e Kenedit.

Por
koincidencat e jashtëzakonshme nuk përfundojnë këtu. John Wilkes Booth
dhe Lee Harvey Oswald përdornin të dy nga 3 emra. Të dy ata kishin
lindur në mes të viteve ‘30, Booth më 1838-ën ndërsa Oswald më 1939-ën.
Të dy vrasësit ishin jetimë nga i ati. Babai i Booth vdiq kur ai ishte
13 vjeç, ndërsa i Owsald para se ai të lindte. Të dy ata u arrestuan nga
dy oficerë të ndryshëm të quajtur Baker.
Booth e vrau Linkolnin
në një teatër dhe vetë u fsheh në një magazinë. Ndërsa Oswald i qëlloi
Kenedit në një magazinë dhe u fsheh në një teatër. Booth dha shpirt 11
ditë pas Abraham Linkoln dhe të dy vdiqën në orën 7:20 të mëngjesit, po
ashtu si Oswald që vdiq 48 orë pas Kenedit, po në të njëjtën orë si
presidenti, në 13:00. Një javë përpara se të vritej, Linkolni vizitoi
Monro, shtet në Merilend, ndërsa Kenedi, një javë përpara se të vritej,
ishte me Merlin Monro. Të dy presidentët kishin ndërmarrë beteja të
ashpra në luftën për të drejtat e zezakëve: Linkolni për emancipimin dhe
Kenedi për ligjin mbi të drejtat civile. Në momentin e atentatit
Linkoln dhe Kenedi kishin në krah përveç bashkëshorteve, nga një grup
miqsh, ku ato ngelën të pacenuara, ndërsa burrat u plagosën nga
atentatorët (majori Rathbone në vitin 1865 dhe guvernatori Connally në
vitin 1973).
Sekretari i Linkolnit quhej Kenedi dhe u përpoq që ta
ndalonte Presidentin të shkonte në teatër atë mbrëmje. Sekretarja e
Kenedit quhej Linkoln dhe edhe ajo u përpoq që ta ndalonte Presidentin
të mos shkonte në Dallas atë natë. Një tjetër fakt i veçantë është se
burri i gruas quhej Abraham, si Linkolni. Kur ndodhi atentati, Kenedi
ishte në Dallas mbi një makinë të markës “Linkoln”, prodhuar nga grupi
“Ford” ndërsa teatri ku u qëllua Linkolni quhej “Ford”. Të dy
presidentët kishin 7 shkronja në mbiemër, të njëjtën gjatësi dhe të dy
kishin studiuar juridik. Si Linkoln ashtu dhe Kenedi kishin probleme të
njëjta, me sytë, vuanin nga sëmundje gjenetike dhe kishin shërbyer në
ushtri. Asnjëri prej tyre nuk kishte frikë nga vdekja madje urrenin
truprojat.

Të dy kishin konstatuar se sa lehtë mund të ishte t’i
qëlloje një Presidenti. Linkoln një ditë pati thënë: “Nëse dikush do që
të më vrasë, unë s’mund të bëj asgjë që ta parandaloj”. Ndërsa Kenedi:
“Nëse dikush do të më qëllojë nga dritarja me një pushkë, askush s’mund
ta ndalojë”. Në gjuhën angleze këto fjali kanë të njëjtin numër fjalësh.
Pas vdekjes, Linkoln u zëvendësua nga Andrew Johnson, ndërsa Kenedi nga
Lindon Johnson. Gjatë vitit të tyre të fundit të Presidencës si Andrew
si Lindon Johnson, u përfshinë nga një skandal politik që i pengoi ata
të rikandidonin për një mandat të dytë.

Disa studiues i atribuojnë
numrave fuqi të veçant.a Ekzistojnë raste mahnitëse të cikleve
historik. Për shembull, numri 3 influencoi në jetën e kancelarit
gjerman, Bismark.

Çdo fragment i jetës së tij ishte i lidhur me
këtë numër. Ai, në fakt, fitoi 3 luftëra, ishte autori i krijimit të 3
traktateve të paqes, bëri të mundur takimin midis 3 perandorëve dhe
përgatiti Aleancën e Trefishtë. Simboli heraldik i fisit të tij ishin
gjethet e tërfilit dhe 3 gjethe lisi me moton “In trinitate rebur”. Për
më tepër tre fëmijë, 3 çifligje, si dhe kontrolloi e drejtoi 3 parti.
Për të vazhduar më tej me rastësitë, që shpesh nuk mund të cilësohen të
tilla, është një shembull që vjen nga historia e Mbretit të Anglisë.
Bëhet fjalë për të Premten e Zezë të Monarkisë Anglisë.

Një të
shtunë, 18 marsi i vitit 1702, vdiq Guljemi II. Të shtunën e 1 gushtit
të vitit 1704, vdiq mbretëresha Ana. Po të shtunën, ajo e 10 qershorit
të vitit 1727 vdiq Xhorxhi I. Lista vazhdon akoma: të shtunën e 30
janarit të vitit 1820 vdiq edhe Xhorxhi II. Po e shtunë ishte kur
ndërroi jetë më 26 qershorin e vitit 1830 Xhorxho IV. Dhe së fundmi të
njëjtin fat pati edhe Eduardi VII, që kur vdiq ishte 7 maj i vitit 1910.
Po ashtu, edhe sulmet e famshme të 11 shtatorit, ku gjithçka ishte e
lidhur me numrin 11. New York City ka gjithsej 11 shkronja, po ashtu
edhe Afganistan ka 11 germa. Ramsin Yuseb (terroristi i cili ka
kërcënuar se do t’i shkatërrojë kullat binjake në vitin 1993) po ashtu
ka gjithsej 11 germa, George W Bush po ashtu ka 11 të tilla. Vërtet
ngjarje të çuditshme për të qenë thjesht rastësi.

Burimi: Gazeta Express

Misteret më të çuditshme në Shqipëri

images?q=tbn:ANd9GcRxM4kawqJ_wehGRtSVFf7Hm22FfJDsJ-6oEzxhAJ3bL6NT840s Misteret më të çuditshme në Shqipëri

 

Misteret më të çuditshme në Shqipëri

Cërriku, 2 orë nën vëzhgimin e një disku në 1993-shin

Banorë
të qytetit të Cërrikut panë për rreth dy orë një objekt fluturues të
rrallë, të cilin e identifikuan si UFO. Për 2 orë me radhë qyteti u
përfshi nga paniku dhe kurioziteti. Një gazetë e kohës lajmëron se
policisë asaj nate iu desh të qetësonte qytetarët, të cilët ishin
habitur pas pamjes së objektit, që, sipas dëshmive ishte ndriçues dhe
fluturonte. Gazeta raporton se objekti qëndroi në qiell nga ora 20:00 e
mbrëmjes deri në orën 22:00 dhe u largua vetëm pasi ishte parë nga
dhjetëra dëshmitarë. Gazetat në atë kohë përmend një objekt të ngjashëm
të parë në afërsi të kësaj zone në vitin 1963, por që atëherë debati
ishte mbyllur me pohimin e përfaqësuesve të sistemit se bëhej fjalë për
një avion të ri të hedhur në ajër nga Shqipëria.

Disku fluturues në Roskovec

Ka
qenë viti 2006, kur banorët betoheshin se UFO-t kishin vizituar qytetin
e tyre. Fillimisht u pa si një hipotezë, por pas shenjave që kishte
lënë disku fluturues, të gjithë filluan të bëheshin kureshtarë. Jo më
larg se 10 km larg Fierit, drejt rrugës nacionale për në Berat, diku në
mes të dy qyteteve shtrihet qyteti i Roskovecit. Qyteza, që në
etimologjinë shqipe, sipas kuptimit të vjetër të emrit të saj, ndahet në
rosë, kovë dhe ec. UFO-t kishin vizituar qytezën e vogël të tyre. Vetëm
një çast ka mbërritur disku fluturues dhe, sipas banorëve, vendi
përreth u zhyt në errësirë dhe ciklon. “Qielli u errësua, pemët janë
lëkundur, doli një tym i zi dhe pashë se drejt meje po vinte një gjë e
çuditshme me dy sfera dhe konike në majë. Ishte në ngjyrë të bardhё në
gri”, – përmendnin dëshmitarët në atë kohë. Ka dëshmitarë, ka njerëz që
betohen se është e vërtetë, ka kureshtarë që shkojnë në vendin e
ngjarjes. Tashmë atje nuk shikohet asgjë. Qyteza ka tërhequr mjaft
vizitorë nga Tirana, Fieri, Berati, madje edhe të huaj nga Holanda. Por,
deri tani asnjë shkencëtar nuk ka shkuar që të vërtetojë nëse është e
vërtetë apo jo ngjarja e rrallë.

Sfera që ra nga qielli në Rrëshen – Kalimash

Një
vit më parë të gjithë punëtorët e Rrugës së Kombit u habitën kur
papritur gjetën një sferë të çuditshme të një madhësie mesatare. Sfera
kishte një ngjashmëri me të gjitha sferat e gjetura që nga Brazili dhe
deri në Bosnjë. Ajo peshon tre tonë, por ende nuk dihet përbërja e saktë
dhe mënyra se si ka arritur në një formë të tillë. Hipotezat janë të
shumta duke filluar se ajo ka përbërje llavosfere e deri në mitologjinë e
lashtë. Punëtorët, që ndërtonin Rrugën e Kombit e kanë gjetur sferën
një vit më parë, por vetëm tani u bë i mundur transporti i saj në
Tiranë. Në të njëjtin vend u gjetën edhe disa mbetje të tjera sferike,
por që nuk e kishin ruajtur formën e tyre.

Peshku 120 kg i kapur në Ksamil

Ksamili
me bukurinë e tij ka tërhequr dhe një ndër peshqit më të mëdhenj në
botë. Duket si “tabu” për Ksamilin, qytezën buzë detit Mesdhe, që të
afrohen peshq me përmasat e një balene. Por, ja që kjo tabu u thye nga
dy peshkatarë të thjeshtë, të cilëve u ra në rrjeta një peshk 8 metra i
gjatë e me peshë 120 kg. Peshku është i llojit “pastanak”, i cili në
raste të tjera ka pasur peshën maksimale deri në 50 kg. Peshkatarët që e
zunë peshkun gjigant, tregonin atëherë se kanë vuajtur shumë për ta
hedhur atë në varkë, ndërsa rrjetat janë dëmtuar prej peshës së madhe

Fantazmat në një familje në Kukës

Para
8 vitesh një burrë telefonoi policinë e rrethit se po shikonte disa
gjëra të çuditshme jashtë shtëpisë së tij. Sipas vetë personit, në atë
kohë jashtë kishte disa fantazma, të cilat po vinin rreth e rrotull. Në
atë kohë policia e mori si një tallje, por një grup policësh u nisën për
në fshatin nga erdhi telefonata. Kur shkuan në shtëpinë e tij jashtë
oborrit u panë të gjitha objektet të rrëzuara, ndërsa burri që telefonoi
së bashku me familjen u gjenden në një gjendje shoku dhe nuk flisnin
fare. Po kështu ngjarja që ata treguan më mbrapa, ishte shumë e
çuditshme dhe ata edhe sot tregojnë se ato fantazma ishin të vërteta dhe
nuk gënjejnë.

Elbasani, vendi i çudirave të mëdha, qengji me 6 dhe zogu me 4 këmbë

Një
qengj i pazakonshëm ka lindur në qytetin e Elbasanit. Qengji me
gjymtyrë dhe organe të dubluara, ka lindur në një fshat të Sulovës në
rrethin e Elbasanit. Delja që ka lindur këtë qengj, ka lindur edhe një
qengj tjetër të seksit femër, e cila është me gjymtyrë të rregullta.
Ndërsa binjaku mashkull ka lindur me gjashtë këmbë, dy prej të cilave të
ngjitura, ndërsa organet e tjera të dyzuara. Familjarët që kanë në
pronësi qengjin janë shprehur se kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë në
zonën e tyre, por kjo gjë, sipas tyre, vinte nga rendimenti e
pjellshmërisë së deles, e cila pjell binjakë, dhe sasisë së qumështit që
prodhon. Ndërkohë, po në Elbasan ka lindur dhe shpendi i çuditshëm, në
2010 dhe sipas pronarit të tij ka shkaktuar habinë e të gjithëve. Nga
katër këmbë, zogut i funksionojnë vetëm dy këmbët e parme, ndërsa dy të
tjerat, të cilat janë të tepërta në trupin e tij, nuk janë funksionale.
Ky rast është i pari i këtij lloji në Elbasan, ndërsa vetë banorët nuk e
kanë shpjeguar kurrë këtë fenomen.

Peshkaqenët vizitorë që s’kanë arritur të hanë asnjë njeri

Shqipëria
2 herë gjatë historisë është vizituar nga 2 vizitorë të veçantë, që
ishin peshkaqenët. Në Himarë dhe në Durrës kanë ardhur 2 herë
peshkaqenë, të cilët ishin të gatshëm të sulmonin njerëzit në çdo kohë.
Por në të dyja rastet nuk kanë arritur të bëjnë ndonjë sulm ndaj
njerëzve. Në rastin e Durrësit peshkaqeni u kap nga një peshkarexhë
shumë e madhe, ndërsa në rastin e Himarës thuhet se është vrarë nga
peshkatarët, por hipoteza që besohet më shumë, është që të jenë larguar
vetë.

Si e përgjon botën “Uncle Sam”

Si e përgjon botën “Uncle Sam”

Qendra
Kërkimore e Informacioneve të Internetit e Kinës publikoi më 26 maj
raportin me titull “Rekordi i mbikëqyrjes globale të ShBA-së”. Në raport
vihet në dukje se ShBA-ja ka përgjuar gjerërisht në mbarë globin liderë
të vendeve të ndryshme, institucione kërkimore, universitete, kompani
etj. Specialistët kinezë janë të mendimit se përgjimi i ShBA-së kalon
sferën normale, dobëson besimin reciprok strategjik midis vendeve dhe
shkel rëndë privatësinë. Me përtërirjen e teknologjive të internetit, ka
nevojë urgjente të krijohen rregullat dhe rendi ndërkombëtar i
internetit. Në programin e sotëm, do të fokusohemi në këtë temë.


“Rekord” thuhet se në qershor të vjetshëm, në bazë të materialteve të
demaskuara nga Edward Snowden, ish-punonjës i Agjencisë Kombëtare të
Sigurisë të ShBA-së (NSA), mediat britanike, amerikane dhe hongkongase
njoftuan me radhë projektin sekret me emrin “Prizmi” të NSA-së, që
tronditi gjithë botën. Me hetime disa-mujore, sektori përkatës kinez
vërtetoi vjedhjet e informacioneve sekrete të Kinës.

Në “Rekord”
bëhet e ditur se dëshmitë e zbuluara nga Snowdeni vërtetojnë se Kina
është një nga objektivat kryesore të përgjimit të paligjshëm nga
ShBA-ja, përgjim ky që synon liderët kinezë, institucionet kërkimore,
universitetet, ndërmarrjet etj.

Në “Rekord” thuhet se sipas
dokumenteve të dhëna nga Snowdeni revistës gjermane “Der Spiegel”,
sulmet masive kibernetike të ShBA-së kundër Kinës synuan liderët kinezë
dhe kompaninë e telekomunikacionit Huawei, Ministrinë e Punëve të
Jashtme të Kinës si dhe shumë banka.

Duke iu referuar njoftimeve
të revistës gjermane “Der Spiegel”, në “Rekord” thuhet se në “hartën e
zbuluar të përgjimeve globale” të ShBA-së në vitin 2010, përfshihen 90
vende të botës. Gjithashtu, qytete kryesore kineze, si Pekini, Shangai,
Chengdu, Hong-Kongu, Taipei etj. u radhitën në listën e pikave kryesore
të përgjimit nga NSA. Qysh nga viti 2009, NSA-ja nisi sulmet kibernetike
në pjesën kontinentale të Kinës dhe në Hong-Kong, duke kontrolluar
qindra objekte.