Home » Archives for Maj 2014

Muaj: Maj 2014

Kjo për bijat

**Kjo për bijat**
Edhe bijat kur po i vjen shkusi po qesin kajde:
jo e re, jo du me kry shkollën, jo larg, jo e kam vllaun ni her, jo
spom tërheq dicka.
E kur i bojnë nga 30vjeç, o hoxh vllaznia pe teprojnë, pi dojnë ka 20vjeç.

Eee si ja ke bo – ta bojn !!!

Burimi:Senad Ramadani

Reklama

Kuriozitete nga gjeografia


 

Në tokë ekzistojnë 4 oqeane dhe 56 detëra që së bashku e formojnë “Detin
Botëror” I cili përfshin 71% të sipërfaqës së përgjithshme të tokës
(316 mil.km2)

Për nga sasia e kripës më së shumti ka deti I Kuq ndësa më së paku deti Baltik

Oqeani më i madh është oqeani i Qetë, pastaj oqeani Atlantik, oqeani Indian dhe oqeani i Ngrirë i Veriut.

Lumi Amazona është i vetmi lum që nuk ka të ndërtuar asnjë urë mbi të.

Një grek maratonist ka vrapuar 42 km pa u ndalur. Më së shumti në bote
ka vrapuar për të dytën herë që mban rekordin 42 km e 195 m,

Në Evropë patataja është sjellë nga Amerika në vitin 1536. Në fillim e
mbillnin për shkak të lulës së bukër që ka, kurse më vonë filluan ta
përdorin për ushqim.

Peshku “Pegava” është lloj ngjallash që mund të qëndrojë vërtikalisht.
Kur peshkon, ajo ngritet, kurse me bishtin përforcohet mbi shkëmb ose
ndonjë trup tjetër.

Gjethet më të mëdha i ka një lloj pallme e quajtur “Rafia”, rritet në
brigjet e lumit Amazon. Gjethet e saj të blerta arrin gjatësi deri 22
metra dhe gjereësi afër 12 metra, kurse bishtin e gjethës e ka 5 metra
të gjatë.
Një gjethë e tillë mund të shtrehoj 10 njerëz.

Në Brazil gjatë shek. XX-të është vrarë gjarpëri më i madh në botë,
Anakonda, gjatësia e të cilit arrinte ne 35 metra. Për ta vrarë këtë
gjigant u desh që të goditej me 500 plumba.

Druri i cili e mban rekordin e trshësisë në botë është “Baobabi”, i cili
gjendet në Tan- ganike me moshë rreth 30 shekuj. Ky dru perimetrin e
trungut e ka 47 m, lartesinë 22 metra, ndërsa perimetrin e kurorës 145
metra.

Më 1560 kirurgu francez Ambruaz Pare i pari bëri gjymtyrë artificiale të njeriut.

Më 1590 holandezi Zaharijaz Jansen që merrej me optikë, konstruktoi mikroskopin.

Në vitin 1790 në Amerikë është shpikur turleja e parë për shpuarjen e dhëmbëve.

Lumi më i gjatë në botë është Nili me gjatësi 6.671 km. që gjendet në Afrikë.

Kina është shteti më i madh në botë me 1.221,692,000 banorë. Në Mesjetë quhej Katai.

Gjarpëri i ujit që jeton në veriperëndim të Australisë rreth
shkëmbinjëve të ujit, është shtaza më helmuese në botë. Helmi i tij
është 100 herë më i fortë se helmi i gjarpërit Australian në tokë i
quajtur “Tapana e Shkretëtirës” e që konsiderohet gjarpëri më helmues
tokësor.

Rusia është shteti më i madh për nga sipërfaqja me 17.075,000 km².

Peshkun trashanik “Siluris Glanis”- shkencëtarët erdhën në përfundim se
përkundër kokës së madhe, është peshku më budalla në Botë, sepse në
pranverë ku bënë nxehtë, në breg të lumit rriten shelgjet dhe në ujë
bien thuprat e këtij druri së bashku me gjethet, peshku trashanik me
ngutësi i përbin duke menduar se bie ushqimi I tyre i preferuar. Në
lukth këto fije të shelgjes lëshojnë alkool që e bën peshkun të humbur.

Malet më të larta në Ballkan janë Alpet Shqiptare dhe kanë 13 maje me mbi 2.500 metra lartësi dhe sipërfaqe 2.240 km².

Rruga më e vjetër në Ballkan ka qenë “Vija Egnatia” (Vija Egnacia).

Njeriu më i gjatë në botë ka qenë 2.72 metra.

Në trupin e njeriut ka rreth 656 muskuj. Disa prej tyre jane 38 cm, e disa mezi arrijne nje milimetër.

Maja me e larte ne bote eshte Mont Everest me 8882 m, gjendet ne Nepal.

Flutura më e madhe në Botë është 270 centimetra katror.

Qelizën i pari e zbuloi shkencëtari anglez Robert Hooke me 1665 i cili
edhe ia dha emrin. Ky është zbulimi më i madh në mjekësi, sepse qeliza
është njësia themelore kryesore e çdo organizmi të gjallë.

Novobërda është quajtur Mali I Argjentit e më vonë Kodra e Re e cila ra nën sundimin osman më 1455.

Maja e Korabit është maja më e lartë në Shqipëri.

Romani I parë shqiptar është “Marcja” I Ndoc Nikajt I botuar në vitin 1899.

Në vitin 1530 Prishtina kishte 12 lagje, prej tyre 9 të krishtera
katolike shqiptare dhe vetem 3 muslimane. Sot është qyteti më I madh në
Kosovë, përkatësisht kryeqytet.

Piktori venecian Marco Basaiti që pikturoi rreth viteve 1500-1530, ka qenë me prejardhje shqiptare.

Në qytetin e Amalfit në Kampani në kishën kryesore të këtij qyteti, në vitin
1506 ngritet përmendorja e varrit të perbashkët të familjës së Skënderbeut me një shqiponjë dykrenare shqiptare.

Katund quhen disa fshatëra në Dalmaci. Gati në të gjithë qytetet e Dalmacisë nga një rruge mban emrin “Rruga Ilire”.

Armata e shtetit të Vatikanit është armata më e vjetër në botë.
Zyrtarisht është themeluar më 21 janar 1506, por fillimet e saj shënohen
që në vitin 1400. Përveç se është armata më e vjetër në Botë, ajo është
edhe ndër më të voglat, me vetëm 83 ushtarë. Uniformat e tyre kanë qenë
të dizajnuara nga artisti gjenial Mikelanxhelo.
Libri I parë I shruar shqip është “Meshari” I Gjon Buzukut. Në
parathënje të veprës dëshmon se veprën e kreu nga 20 marsi 1554 deri me 5
janar 1555.
Libri është botuar në kohën e humanizmit dhe të kundërreformës, kur u
krijuan kushtet që feja katolike të mësohej e të predikohej në gjuhët
kombëtare. Mesharin e gjeti Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova më 1740. Ky
libër përmban: Librin e Orëve dhe Librin e Meshës. Me këtë vepër filloi
Letërsia Shqiptare e Rilindjës.

Ujëdhesa më e madhë është në Atlantikun Verior me 2.6 milion km².

Gjaku në organizmin e njeriut udhëton shumë shpejte: prej zemrës deri te
gishtërinjtë e këmbës arrin për 16 sekonda, deri në tru për 8s, deri në
mushkëri vetëm për 6 s.

M 1592 Galileu Galileo zbuloi termometrin e parë, mirpo termometri me I përshtatshëm u punua në Itali më 1654.

Më 1628 shkencëtari V. Harvej nga Anglia I pari dha shpjegimin mbi qarkullimin e gjakut në trupin e njeriut.

Në Turqi gjendet një skulpturë, vepër e natyrës, që paraqitet një grua
duke qarë. Lotët e saj rrjedhin me shekuj, por nga burimet e fshehta të
ujit që ndodhen nën shkëmb.

Ujëvara më e madhe në Botë është “Engjël” e lumit Karao (Venezuelë).
Lartësia nga e cila bie uji është 1.000 m. Kjo ujëvarë është vetëm një
nga shumë ujëvarat e larta në këto anë te Venezuelës. Emrin e ka marrë
sipas pilotit amerikan Xhimi Engjël i cili në vitin 1933 e ka vizituar
dhe vendosur në ditarin e tij.
Ujëvara e dytë është në Republikën Jugafrikane me lartësi 414 m.
Ujëvara e tretë është “Kukenani” në Venezuelë me 610 m, lartësi.

Mali më I lartë në Kosovë është Gjeravica me 2.656 m, lartësi.

Xhejson Pitri nga Mexburgu (SHBA), plot 13 vite nuk bëri asnjë mungesë në shkollë.

Helmi i Meduzës mund ta mbys njeriun nëse është në sasi të mëdha, ndërsa
shkencëtarët prej tij po perpiqen të nxjerrin ilaqin për sherimin e
sëmundjes së zemrës.

Tomas Jang, fizikan nga shekulli XVIII-të fliste dymbëdhjetë gjuhë kur i kishte vetëm tetë vjet moshë.

Gjatë ndërtimit të kanalit të Panamasë kanë humbur jetën më tepër se 25 mijë njerëz.

Masa e virusit ndaj masës së njeriut mesatar është proporcionale me masën e njeriut ndaj masës së Tokës.

Gjirafa është e vetmja kafshë e cila mund të dalloje ngjyrat, sepse syri i saj është përafërsisht i njejtë me syrin e njeriut.

Disa kuriozitete të veçanta

Disa kuriozitete të veçanta

– Devetë janë dy llojesh:
* Me një gungë, që jetojnë në Azinë Perëndimore dhe në Afrikën Veriore.
* Me dy gunga, që quhen baktriane, dhe të cilat jetojnë në Mongoli dhe në Turkmenistanin Kinez.

Devetë quhen ndryshe edhe “anijet e shkretëtirave” për shkak të rrugëve
të gjata që bëjnë dhe jo për shkak të kapacitetit që bartin.

– Miniera e Rendit Lindor, e cila gjendet në Boksburg të Afrikës së
Jugut, është miniera mëe thellë në botë – 3.585 metra. Kjo minierë ari
ka 2.740 punëtorë.

– Japonia ka rreth 200 vullkane dhe është “shtëpia” e rreth 10 % të vullkaneve aktive të të gjithë globit.

– Ashti më i vogël në trupin e njeriut është një që gjendet në veshin e mesëm. Gjatësia e tij mesatare është 28 mm.

– Zërin (britmën) më të lartë nga të gjitha krijest e gjalla e ka
Balena e Kaltër, 188 decibelë. Zëri i saj mund të dëgjohet deri 853 km.

– Nuk është e mundshme që njeriu të teshtijë pa i mbyllur sytë!

– Sytë e njeriut janë të të njëjtës madhësi që nga lindja, por hunda dhe veshët asnjëherë nuk reshin së rrituri!

– Macja në secilin vesh ka nga 32 muskuj!

– 15 milionë qeliza gjaku prodhohen dhe shkatërrohen në trupin e njeriut gjatë 1 sekonde.

– Në krahasim me trupin, kafsha që ka trurin më të madh është milingona.

– Peshkaqenët janë imunë ndaj kancerit.

– Çdo vit rrugëve të botës u shtohen rreth 50 milionë automjete.
Prodhimi i makinave është industria më e madhe fabrikore në botë.

– Në vitin 1947, në Indi kishte rreth 200.000 mjete të motorizuara.
Në vitin 1997, India kishte regjistruar më shumë se 36.300.000 mjete të
tilla.

-Përveç fjalës ishull, gjuha shqipe ka edhe tri sinonime të tjera për të: UJDHESË, ANËSUJË DHE NISI!
-Më 28 nëntor nuk e ka përvjetorin e pavarësisë vetëm Shqipëria, por
edhe Mauritania – 1960, Timori Lindor -1975, Panamaja – 1821 (por ajo u
ripushtua nga Kolumbia më vonë).

Acidi gërryes në stomak

A e dini se stomaku ka një acid hydroklorik, lëndë grryese e njëjtë
me atë që përdoret për të trajtuar metalet në industri. Ai mund të
grryejë hekurin. Por në stomak gjithçka është perfekte. Mukusi që
rrethon muret e stomakut ruan këtë lëng të mos bëhet e i dëmshëm por
vetëm të shërbejë për të tretur ushqimin.
Pozicioni i trupit ndikon në memorien tuaj

Nuk kujtoni një përvjetor? Atëherë provoni të uleni në gjugjë.
Memoria mishërohet edhe nga pozicioni.  Disa studiues argumentojnë se
disa gjëra kujtohen më mirë nëse njeriu ulet në të njëjtin pozicion që
ka qenë dikur gjatë ngjarjes.
Shumica e ushqimit shkon për trurin

Megjithëse truri përbën vetëm 2% të peshës së përgjithshme trupore të
njeriut, ai kërkon 20% të kalorive dhe oksigjenit të trupit. Për të
mbajtur trurin në gjendje pune, tre arterie kryesore pompojnë oksigjen
pa pushim. Sikur qoftë edhe njëra prej këtyre arterieve të dëmtohet ose
mos të pompojë një herë truri fillon mosfunksionimin normal.

Lëkura ka katër ngjyra

Të gjitha lëkurat kanë katër ngjyra. Edhe lëkura e bardhë ka 3 ngjyra
të tjera të fshehura. Kështu afër venave lëkura merr ngjyrë të kuqe. Po
ashtu lëkura shoqërohet me pigment të verdhë në pjesë të saj. Ngjyra e
fundit ështe e zeza dhe ndikohet nga melanina. Kjo bën që lëkura të
ngjajë e zezë në pjesë të mëdha të saj. Të katërta këto ngjyra miksohen
dhe krijojnë njerëzit me ngjyra të ndryshme në të gjithë globin.

Pikaso
A e dini se emri i plotë i Pikasos është ky: Pablo
Diego José Francisco de Paula Juan Nepomuceno María de los Remedios
Cipriano de la Santísima Trinidad Martyr Patricio Clito Ruíz y Picasso
.
Pikaso më shpejt ka ditur të vizatojë sesa të ecën, dhe
fjala e parë që ka thënë si fëmijë ka qenë fjala “laps” (në gjuhën e tij
amtare – spanjishte).
Njeriu që ha metale

Mishel Lotito (aka Monsieur Mangetout) nga Grenobli i Francës
ushqehet me metale dhe qelq që nga vitit 1959. Gastroenterologu e ka
përshkruar recetën e tij se ai duhet të hajë 900 gramë metale në ditë si
terapi të veçantë. Mangetout – nofka e Mishelit – nëse e përkthejmë
figurativisht i bie “ai që ka gjithçka”. Mishel thotë se po të hante
banane dhe vezë do ta sëmurënin atë.

Sot në botë fliten rreth 2.700 gjuhë dhe rreth 7.000 dialekte te
ndryshme. Vetëm në indonezi, fliten 365 gjuhë të ndryshme. Më shumë se
1.000 gjuhë fliten vetëm në kontinentin e Afrikës. Gjuha më e vështirë
pë t’u mësuar që të flitet është gjuha baske, e cila flitet në disa
pjesë të Spanjës dhe të Francës. Baskishtja nuk ka lidhje me asnjë gjuhë
në botë. Mandarinishtja (kinezishtja) është gjuha që flitet më së
shumti në botë, kurse pas saj pason anglishtja. Por, si gjuhë amtare,
spanjishtja është gjuha më e folur në rruzullin tokësor.

Zbulimet e Da Vinçit

Leonardo Da Vinçi (1452 – 1519) ka përpiluar skemën e një nëndetësje,
kurse Uiliem Burni, matematikan britanik, vizatoi planin për nëndetëse
në vitin 1578. Por, vetëm më 1620, Kornelius Van Drebeli, shpikës
holandez, ia doli që ta ndërtojë nëndetësen e parë.

Burimi: pamelafejzallari.wordpress.com

Mbylle dritaren se po ndotet dhoma!!!

Mu dhimbs një mik imi që jeton në njërin prej qyteteve të ndotura, i
cili mes tjerash kështu më tha: “Nuk guxojmë t’i hapim fare dritaret,
ngase dhoma do të na ndotej shumë. Ne nuk themi hapi dritaret dhe le të
ajroset e të freskohet dhoma, por detyrimisht kemi kujdes që ajrin në
dhomë ta ruajmë duke mos i hapur dritaret, sepse ajri përjashta është
shumë i ndotur dhe pakujdesia e njeriut që normalisht është e qortueshme
është shndërruar në një shkujdesjeje mikluese dhe tejet normale”!
  
Iljasa Salihu

Shënoni mekanizmin e veprimit antimikrobik të Flourokinoloneve

Shënoni mekanizmin e veprimit antimikrobik të Flourokinoloneve

Fluorokinolonet depërtojnë në qelizë, nëpërmes poreve, me difuzion pasiv. Në qelizë bllokojnë sintezën e ADN bakteriale duke i inhibuar topoizomerazat II (“DNA gyrase”) me çrast ndërrohet konfiguracioni topologjik i ADN.

Shënoni mekanizmin e veprimit antimikrobik të Kloramfenikolit

Shënoni mekanizmin e veprimit antimikrobik të Kloramfenikolit

Lidhet për subnjësinë 50S të ribozomeve bakteriale dhe pengon peptidil transferazën në sintezën e proteinave.. 

Në koncentrime të larta inkibon sintezën e proteinave në mitokondrie.

GJUMI DITËN ËSHTË I DËMSHËM!

Gjumi
ditën është i dëmshëm, shkakton sëmundje, e bën njeriun përtac prandaj
duhet shmangur, përveç kur është fjala për vapët e mëdha, në bazë të
fjalëve të Pejgamberit alejhi selam: “Flini në drekë, sespe shejtanët nuk flenë në drekë.”

I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam ka thënë : “Përdoreni
syfyrin për ta agjëruar ditën, dhe gjumin e drekës për ta falur namazin e
nates.”

Transmetohet nga Pejgameri salallahu alejhi ue selam të ketë thënë: “Gjumi pas sabahut e pengon furnizimin.

Burimi:Dr. Kosovare Kelmendi