Home » Archives for Prill 2014

Muaj: Prill 2014

Kushtrim për skuqje

Adem Demaçin për një libër të botuar e
burgosën ata që nuk merrnin fare erë prej librave, aq më pak prej
urtësive që shëmbëllente libri. Ndërsa Sejid Kutubi po për një libër
shkoi në burg dhe pastaj vetëm pse nuk u pendua për fjalët prej zemre që
i kishte hedhur mu në thellësinë e krahërorit të atij libri,
sypatrembur shkoi drejt litarit. Kurse unë dhe ti, mua dhe ty që askush
nuk do të na burgos e nuk do të na var nëse lexojmë dhe shkruajmë libra,
përse vallë jemi shkurorëzuar
padrejtësisht prej librit? Si nuk skuqemi të paktën? Si nuk i kujtojmë
ata që librin e shkëmbyen me lirinë? Ata kishin dhënë lirinë për ta
ruajtur librin, ngaqë kishin kuptuar se leximi është pararendës i
lirisë, madje leximin dhe shkrimin ata e kishin kuptuar si liri përgjatë
asaj ecejake. Kurse unë dhe ti, humbëm lirinë duke qenë të lirë, sepse
me përbuzje dhe me asnjë arsye fërfëlluam librin, brenda të cilit
gjendej leximi, në thellësinë e të cilit rridhte rrëshira e urtësive.

Shkruan:Iljasa Salihu

Reklama

Komenti i veprës “Si e hëngri halla ngjalën” nga Dashamir Cacaj

“Si e hëngri halla ngjalën” është një libër me humor e satira.

Ky libër përmban 25 tregime, ndër të cilat përmendim: “Një medaljon që të tremb”, “Mëngjeset e vjeshtës”, “Histori me frikë”, “Një këngë ndryshe e gjinkallës së humorit shkodran”, “Një krimb bëhet bollë” etj.