Home » Archives for Mars 2014

Muaj: Mars 2014

Prej sa sferave kordinative përbëhen komponimet komplekse dhe prej çka përbëhen këto sfera dhe si shënohen ?

Prej sa sferave kordinative përbëhen komponimet komplekse dhe prej çka përbëhen këto sfera dhe si shënohen ?

Komponimet komplekse përbëhen prej 2 sferave kordinative .

Sfera e brendshme e komponimit kompleks e cila eshte e lidhur me ligandet dhe shënohet me kllapa të mesme dhe sfera e jashtme e cila nuk është e lidhur drejtperdrejtë me jonin apo atomin qëndror dhe shënohen jashtë kllapave te mesme.

Reklama

Prej çka është i përbërë një komponim kompleks ?

Prej cka është i përbërë një komponim kompleks ?

Një komponim kompleks zakonisht është i përbërë prej ligandeve apo grupe molekulash të joneve te cilat janë të lidhura me metalin .

Ligandet me atomin apo jonin qendror janë të lidhura me lidhje kovalente kordinative.

Cilat komponime quhen komplekse si quhen ndryshe dhe cilat elemente formojnë komplekse?

Cilat komponime quhen komplekse si quhen ndryshe dhe cilat elemente formojnë komplekse?

Elementet kalimtare formojnë disa komponime karakteristike te cilat dallohen prej komponimeve të tjera.

Sipas teorisë kordinative atomet e metaleve kalimtare edhe pse kan formuar komponime kimike ato mund te formojn lidhje kimike kordinative me nje numer te caktuar te joneve apo te molekulave. Në këto raste formohen komponimet komplekse që ndryshe quhen edhe komponime Kordinative.