Home » Archives for Dhjetor 2013

Muaj: Dhjetor 2013

Sa e dhimbshme është kjo natë!!!

ssssjpg Sa e dhimbshme është kjo natë!!!

Sa e dhimbshme është kjo natë, e sa për tu dhimbsur është ky popull, i cili pretendon se me solidaritetin e tij duhet të krenohet. Vallahi, brenda 30 minutave kemi dëgjuar miliona euro duke u djegur pa e ditur fare arsyen, e nuk e kanë menduar në asnjë çast se ka në mesin e tyre edhe të pastrehë edhe të uritur, të cilët me siguri mërziten dhe nuk kanë çka iu ofrojnë fëmijëve të tyre, e dëgjojnë jashtë që milionat po digjen, ndoshta edhe pyesin “a nuk e keni pa të arsyeshme që se paku këto të holla që po i digjni të na i dhuroni”. Turp që gjithnjë e fajësojnë udhëheqesinë e tyre për harxhime të kota, e absolutisht të njejtë janë si ata, vetëm se pozitën nuk e kanë të tyre. Kjo natë e dëshmon këtë. Vallahi një ditë do të mirreni në përgjegjësi për këtë marri që po e bëni. Allahu e drejtoft këtë popull!

Burimi:Enis Presheva

Reklama

Ramush Haradinaj dhe AAK janë njollë e Kosovës

Forumi i të
Rinjve Muslimanë ka parë intervistën më të fundit që i akuzuari për
krime dhe haraç Ramush Haradinaj që ka mbajtur në Radio Televizionin e
Kosovës. Në debatin në fjalë, i akuzuari Haradinaj besimtarët muslimanë
të Kosovës i ka quajtur “flliqtana me mjekra”. Pasi ka fyer besimtarët
muslimanë të Kosovës ai ka deklaruar se Islami që Ramushi do në Kosovë
është Islami i paraluftës, pra Islami i Jugosllavisë së Sllobodan Millosheviqit dhe jo Islami që praktikon sot populli i lirë i Kosovës.

Forumi i të Rinjve Muslimanë të Kosovës e ka denoncuar edhe më parë
Ramush Haradinajn, përkatësisht në nëntor 2013 kur ai u rreshtua përkrah
ekstremistëve katolikë të tipit Anton Kqira kur pati thënë që “Me
gjenerata familja ime kemi qenë shqiptar katolik. Unë nuk e di pse jam
musliman. Kurrë nuk kam qenë në xhami, as për lutje as për asgjë
tjetër”. Në nëntor 2013 FRM Ramush Haradinajn e shpalli jo-shqiptar dhe
jo-musliman.

Por meqë në këtë deklaratën e fundit Ramush
Haradinaj e ka hequr maskën e tij dhe ka treguar që do Islamin e
UDB-ashëve të Jugosllavisë, FRM kërkon ti siguroj Ramushit dhe miqve të
tij katolikë që koha e Jugosllavisë, apo e paraluftës ka shkuar. Sot
Kosova është e lirë. Ajo nuk vuan më nën dhunën e Sllobodan
Millosheviqit, dhe ne në Kosovë nuk do të praktikojmë më Islamin e para
luftës, por do të praktikojmë Islamin e pasluftës, Islamin e
shqiptarisë, e Islamin e Muhamedit a.s.

Meqë Forumi i të Rinjve
Muslimanë është i mendimit që Ramush Haradinaj nuk është musliman, ne i
propozojmë atij që të vi përpara nesh, mjekërroshave, ta bëj pendimin
dhe të bëhet musliman. Nesë nuk është synet por është sikur katolikët,
FRM i premton që ti bëj Ramushit një syneti falas dhe me këtë rast ta
konvertojmë nga dinsëz, në besimtar musliman.

Në deklaratën e
tij të mëhershme Ramush Haradinaj ka deklaruar se “Me gjenerata familja
ime kemi qenë shqiptar katolik. Unë nuk e di pse jam musliman.” Nga këto
fjali FRM kupton që turku nuk ka arritur akoma ta konvertoj Ramushin
dhe familjen e tij në Islam dhe shqiptari. Për këtë arsye, ne jemi të
gatshëm që ti bëjmë Ramushit falas nderin që nuk ja ka bërë dot Turqia
për 500 vite me radhë.

Me nderime

FRM
Prishtinë

Burimi:Forumi i Të Rinjve Muslimanë

Sikur të mos i kisha festat e mia…

Sikur të mos i kisha festat e mia, natyrisht se do ta festoja Vitin e
Ri! Edhe pse Viti i Ri është një kompromis ndërmjet katolikëve dhe
ortodoksëve, kurse të gjithë të tjerët që e festojnë këtë festë, të
paktën le ta dinë se janë duke e festuar një kompromis të atyre që u
ndanë, një pikëtakim të krishterizmit të degëzuar.

Më mjaftojnë dy
bajramet që vijnë pas një flijimi e lodhjeje dhe si shqiptar më mjafton
28 nëntori, ku të paktën do t’i kujtoj më hollësisht padrejtësitë ndaj
popullit tim që rrodhën prej atyre që sot patjetër se duhet t’i shikojmë
si miq, edhe pse e kaluara flet pak më ndryshe!

Iljasa Salihu

Nëse qeveria ime është e korruptuar, atëherë…

“Nëse qeveria ime është e korruptuar, atëherë nuk do ta bënim borxhin e
Turqisë zero. Nuk do të mund ta shnderronim Turqinë nga një shtetë në
borxh në një shtet që jep borxhe. Nuk do të mund të ndertonim 52
aeroporte të reja, nga të cilat të ardhurat vjetore janë rreth 126
miliardë dollarë. Nuk do të pesëfishoheshin të ardhurat e familjarëve.
Nëse ju dhe aleatet tuaj të jashtëm mendoni se mundet të bëhet kjo,
atehere unë jam i korruptuar. Por vetëm për mendimin tuaj” – shprehet
kështu Rexhep Taip Erdoani