Home » Archives for Nëntor 2013

Muaj: Nëntor 2013

Çka është Utopia?

Çka është Utopia?

1. Utopia është përfytyrim ideal i shoqërisë njerëzore ose i një rendi shoqëror të përsosur pa shfrytëzim dhe pa luftë klasash; ëndërrim i parealizueshëm, ëndërr, fantazi. Është (mbetet) utopi. E quan utopi. Ra në utopi.

2. let.Utopia është vepër në të cilën shkrimtari paraqet si diçka të vërtetë një ëndërr ose një përfytyrim për një vend me rend shoqëror ideal.

 qka eshte Utopia ,Cka eshte Utopia ,ceshte Utopia,cfare eshte Utopia ,qeshte Utopia,definicioni Utopia, perkufizimi Utopia,shpjegimi Utopia,qka kuptojm me Utopi, qka nenkuptojm me Utopi ,nenkuptimi Utopia ,kuptimi i fjales Utopi

Reklama

Disa thënie për lodhjen

Lodhja!

– Kur lodhesh për të mirë, lodhja kalon kurse e mira mbetet.
– Lodhja e trupit është rahatia e shpirtit.
– Lodhja e të mirëve është rahati, e lodhja e të këqijve është lodhje.
– Rahatia mund të arrihet vetëm me lodhje.
– Sipas nevojës është edhe lodhja.
– Mund të lodhemi kur punojmë, por sigurisht që ndiejmë rahati kur punojmë me sinqeritet.
– Asgjë pa lodhje nuk arrihet, vetëm fukarallëku.

(Përkthim)
  
Ulvi Fejzullahu

Pasiguria, ky zjarr i lumturisë së rreme!

Përse pas çdo vdekje
të ndonjë politikani duhet patjetër të qëndrojë mbrapa një kurth apo një
atentat? Mbase të gjallët kështu duan ta paraqesin këtë panoramë të
grisur prej vetë duarve të veta!

Ndërsa kur kemi vdekje të
njerëzve jashtë politikës si shkak i ndonjë papërgjegjësie të
politikanëve – udhëheqësve, po nga politikanët mësojmë se kjo është një
vdekje e natyrshme, thuajse vdekja e natyrshme i përket vetëm bujkut,
ndërsa e panatyrshmja përkon me të “panatyrshmit” politikanët.

Mos vallë e keqja u ka hyrë në mes të zemrës dhe tani nuk u ka mbetur
gjë tjetër, pos t’i bëjnë atentat njëri-tjetrit ose edhe në rast
vdekjeje të natyrshme, patjetër të gjallëve duhet t’i shkojë në mend se
dikush e ka vrarë, ndonëse thjeshtë nuk është një aksident.

Prej gjithë kësaj të keqe mua për një gjë më vjen mirë. Fatzezësisht dhe
fatbardhësisht, zullumi është trashur aq shumë sa të pasurit në kurriz
të popullit kanë filluar t’i hajnë të gjallë bashkëpunëtorët e djeshëm
në keqbërje kundrejt popullit viktimë.
  
Iljasa Salihu

Ajo vajzë që ka qenë besnike ndaj prindërve të saj

Ajo vajzë që ka qenë besnike ndaj prindërve të saj nuk ka mundësi të mos
jetë besnike si grua edhe ndaj burrit të saj. Kjo flet se para se
gjithash, ajo është mësuar dhe edukuar prej prindërve të saj të jetë e
drejtë dhe fisnike ndaj Krijuesit të vet!

Iljasa Salihu

Disa thënie për edukatën

Edukata.

– Nxiti fëmijët për edukatë, që në vegjëli; kështu do të pushojnë sytë në pleqëri.
– Nuk ekziston trashëgimi ma të mirë se sa edukata.
– Njeriu gjallëron edhe pa këmbë e duar, por nuk mundë të jetoj pa zemër dhe pa edukatë.
– I panjohur është ai i cili nuk ka edukatë.
– Edukata është pasuri, shfrytëzimi (përdorimi) është plotësim.
– Njeriut i përket vlera e tij e jo dukja, edukata e tij e jo rrobat.
– Prej njohurive më të mira, ta njohësh veten, ma e mira edukatë është me ja dit hallin vetes.
– Mos i kundërshto ata që janë sipër teje, se te injorojnë këta që janë poshtë teje.

(përkthim)

 Ulvi Fejzullahu

Thënie për urrejtjen

Urrejtja

– Syri urrejtës shfaqë çdo të metë.
– Urrejtja provokon ngatërresën.
– Urrejtja është arma e të ligshtit.
– Urrejtja është hakmarrja e të marrit.
– Nëse të urren njeri, lutu që ti zgjatet jeta.
– Kur urrejtja është e ashpër, vërtetë të bënë më të ulët se sa ata që i urren.
– Urrejtja është i biri i frikës.
– Ndërtesa e urrejtës, lartësohet me gurët e nënçmimit (injorimit).

(përkthim)