Home » Archives for Shtator 2013

Muaj: Shtator 2013

Sprovat nuk i dojmë por prej tyre shumë përfitojmë

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë:
«لا يزال البلاء بالمؤمن والمؤمنه، في جسده وأهله وماله، حتى يلقى الله عز وجل وما عليه خطيئة» [صححه الألباني] “Vazhdon sprova ti vijë besimtarit dhe besimtares në trupin, familjen
dhe pasurinë e tij gjersa të takojë Allahun pa asnjë mëkat”.
(Shejh Albani e vlerëson të saktë).

 
Reklama

Kur e do dikë për hirë të Allahut, ngriti duart drejt qiellit dhe thuaj:

O Zot! Unë e kam dashur një rob prej robërve të tu, atëherë:

– lehtësoja atij nënshtrimin ndaj teje.
– mbroje atë nga të bërit mëkat.
– bëje prej banorëve të Xhenetit.
– largoje nga zjarri i Xhehenemit.
– dhuroji atij të gjitha të mirat.
– fali atij gabimet e kaluara dhe të ardhshme.
O Allah! Vërtetë ti je që falë shumë.

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Tri gjëra e shpëtojnë njeriun, kurse tri të tjera e shkatërrojnë atë

3 + 3

“Tri gjëra e shpëtojnë njeriun, kurse tri të tjera e shkatërrojnë atë.

Ato që e shpëtojnë janë:
1 – devotshmëria në vetmi dhe hapur,
2 – thënia e së vërtetës kur njeriu e dëshiron atë dhe kur nuk e dëshiron,
3 – dhe përmbajtja kur njeriu është i pasur dhe i varfër.

Ato që e shkatërrojnë njeriun janë:
1 – ndjekja e pasioneve,
2 – koprracia nga e cila vuan
3 – dhe mahnitja nga vetvetja, e kjo është më e rënda.”

Transmeton Bezari.

Burimi: Shejh Muhamed Nasirudin el-Albani “Silsiletu-l-hadith-essahiha” , nr 80.

Burimi i postimit:Të përfitojmë nga H. Irfan Salihu

Motër muslimane …


Ti je një lule në botën ku ujqit janë të shumtë.
Ke kujdes nga ata, në të kundërtën do të jetosh gjithë jetën në detin e brengave.
Jeto krenare dhe mos të mashtrojë lulja e rinisë.
Bëhu e shkëlqyer dhe e bukur me hixhab-shami.
Sado që të mbyllen dyert përreth teje, dije që nënshtrimi ndaj Allahut të hapë çdo derë.

Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

547782_571940519528855_1640786684_n Motër muslimane …
 
 

Pak fjalë por kuptime shumë të mëdha

Dhikër përmbledhës
سُبْحَانَ اللَّهِ وَبِحَمْدِهِ عَدَدَ خَلْقِهِ وَرِضَا نَفْسِهِ وَزِنَةَ عَرْشِهِ وَمِدَادَ كَلِمَاتِهِ
SubhanAll-llahi ve bihamdihi ّadede halkihi ve rida nefsihi ve zinete ّarshihi ve midade kelimatihi (tri herë në mëngjes).

I Madhëruar qoftë All-llahu, aq sa është numri i krijesave të Tij dhe
aq sa dëshiron Ai vet. Po aq sa është i bukur Arshi i Tij dhe sa ngjyra e
pasosur (pafund) për t`i shkruar fjalët e Tij.

Muslimi 4/2090.

Burimi:Bekir Halimi
 

O Allah na jep shëndet!

O Allah na jep shëndet!

Prej lutjeve që i bëjmë në mëngjes:

اللَّهُمَّ عَافِنِي فِي بَدَنِي ، اللَّهُمَّ عَافِنِي فِي سَمْعِي ،
اللَّهُمَّ عَافِنِي فِي بَصَرِي ، لاَ إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ.اللَّهُمَّ
إِنِّي أَعُوْذُ بِكَ مِنَ الْكُفْرِ ، وَالْفَقْرِ ، وأَعُوْذُ بِكَ مِنْ
عَذَابِ القَبْرِ ، لاَ إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ

All-llahume ّafini fi bedeni, All-llahume ّafini fi semْi, All-llahume
ّafini fi besari, la ilahe il-la ente, All-llahume inni eّudhu bike
minel-kufri vel-fakri, ve eّudhu bike min adhabil-kabr, la ilahe il-la
ente (tri herë në mëngjes dhe tri herë në mbrëmje).

O Zoti im,
më jep shëndet në trupin tim, O Zoti im, më jep shëndet në të dëgjuarit
tim, O Zoti im, më jep shëndet në të pamurit tim. S’ka të adhuruar
tjetër përveç Teje. O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga kufri
(mosbesimi) e varfëria dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi i varrit.
S’ka të adhuruar tjetër përveç Teje.

Ebu Davudi 4/324, Ahmedi
5/42 dhe Nesaiu në “Amelul-jevmi vel-lejleh” nr:22, Ibën Sunnijj nr: 69
dhe Buhariu në “El-Edeb-El-Mufred”, senedin e këtij hadithi dijetari
Ibën Bazi në librin e tij “Tuhfetul-Ahjar” fq.26 e ka bërë të mirë
(hasen).

 
Burimi : Bekir Halimi

Mendjemadhësia është perde mbi zemër

“Mendjemadhësia
është perde mbi zemër. Mendjemadhi nuk do të mund të kuptojë të
vërtetën deri sa ta largojë atë. Aq sa ka mendjemadhësi aq ka mangësi në
perceptimin e të vërtetës”.
“Kështu Allahu vulos çdo zemër të njeriut mendjemadh e tiran”.
Shejh Abdul-Aziz Tarifi
Burimi:Bekir Halimi