Home » Archives for Maj 2013

Muaj: Maj 2013

Njerëz më të këqij me pozitë…

Transmeton Muslimi dhe Ebu Davudi nga Muhammedi alejhisselam , ku thuhet :
“Njerëz më të këqij me pozitë ,tek All-lahu në ditën e kijametit janë
ata që bëjnë marrëdhënie (seksuale ) me gratë e tyre , e pastaj e
përhapin fshehtësinë e tyre
Reklama

Mos u anko..!!

MOS U ANKO ..!!

I verbëri shpreson … ta sheh botën.

I shurdhëri shpreson … t’i dëgjon zërat.

I palëvizshmi shpreson … të ecën.

Memeci shpreson … t’i thotë disa fjalë.

Kurse, ti …

sheh ..

dëgjon …

ecën …

dhe fol …

Për këtë arsye mos u anko, po thuaj: Elhamdulilah.
———————————-
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Zemra në udhëtimin e saj

Ibnul
Kajjim (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Zemra, në udhëtimin e saj për
tek Allahu, i përngjan një shpendi, ku dashuria është koka e tij, ndërsa
frika dhe shpresa janë dy krahët. Nëse koka dhe krahët i funksionojnë
siç duhet, ai do të fluturojë i qetë, mirëpo, nëse koka i këputet, ai me
siguri do të ngordhë. Por edhe nëse ndonjëri nga krahët këputet apo
dëmtohet, ai do të jetë pre’ e lehtë për grabitqarët… Sidoqoftë, krahu i
frikës duhet të dominojë ndaj krahut të shpresës, e nëse do të ndodhte e
kundërta, zemra do të degjeneronte.”

Një thënie për guximin nga Avni Tafili

Guxo, nëse do të jetosh me dinjitet!
Ai guxim le të jetë vendosmëri për të mos lejuar të cenohet nderi yt dhe i familjes. Dhe i njerëzve përreth teje.
Jeto me zemër të qëndrueshme, që ecja jote të jetë sa më e qëndrueshme.
Mos lejo që të cyturit nga e keqja të ta zmbrapsin rrugën drejt epërsisë morale e intelektuale.
Mbaje veten, dhe kur ajo rrëzohet, duke u cytur nga të cyturit.
Ndiq gjurmët e njerëzve të mëdhenj!
U rrëzuan, u ngritën. U dobësuan, u forcuan. U luftuan, ngadhënjyen.
Ji prej tyre. Jo prej atyre.
Dhe përkujtoje sa më shpesh se, jeta e kësaj bote e përkohshme, kalimtare.

Mbret vetëm për një vit

Shumë kohë më parë një vend sundohej nga mbreti. E veçanta e këtij
populli ishte se mbretin e tij e zgjidhte në udhëhiqje vetëm për një
vit, jo më shumë. Më pas mbretin e dërgonin në një ishull të largët për
të kaluar ditët e mbetura, e pastaj zgjidhnin një tjetër mbret e kështu
përsëritej historia çdo vit.
 
Kur mbretit i mbaronte koha e udhëheqjes njerëzit e vishnin atë me
rrobat më të mira e hipnin në një elefant të madh dhe i bënin xhiron e
fundit rreth vendit. Në këtë moment njerëzit ndaheshin me të duke i
thënë lamtumirë, këto ishin momentet më të vështira të mbretit…
 
Pas ndarjes mbretin e hipnin në varkën që do ta çonte në ishullin e
largët për të vazhduar jetën e tij i vetmuar. Kur po kthehej varka që
kishte çuar mbretin në ishull, gjatë rrugës has një varkë që u mbyt dhe
prej saj shpëtoi vetëm një djalë. Këta e marrin dhe i luten këtij që të
jetë mbreti i vendit. Pasi filluan ti tregonin sekretin e qeverisjes ai
refuzoi por në fund pas lutjeve të tyre pranoi.
 
Pas 3 ditësh në fron
mbreti i ri i kërkon ministrave që ta dërgojnë në ishullin që kishin
çuar mbretërit e tjerë. Kur shkon atje ai shikon se ishulli ishte një
xhungël dhe plot me kafshë të egra. Kjo situatë ishte në të gjithë
ishullin. Gjithashtu ai shikon edhe mbretërit që kishin udhëhequr para
tij dhe që jetonin në gjendje të vështirë. Mbreti i ri urdhëron që të
vrasin të gjitha kafshët e egra. Pasi heton vendin mbreti kthehet në
qytet dhe mbledh 100 punëtorë të fuqishëm për ti dërguar në ishull. Ai i
urdhëron që të pastrojnë e të sistemojnë pyllin. Pas një muaji pune
ishulli ishte pastruar nga kafshët e egra dhe pemët e panevojshme. Pas
muajit të dytë ishulli u pastrua plotësisht. Në vazhdim mbreti urdhëroi
ngritjen e fermave për rritjen e zbutjen e kafshëve të dobishme.
 
Muajin e tretë mbreti urdhëron që të ndërtojnë një shtëpi të madhe. Pas
një farë kohe ishulli u kthye në një vend të bukur falë zgjuarsisë së
mbretit. Me të ardhurat që fitonte mbreti nuk shpenzonte shumë për veten
e tij. Ai vishte rroba të thjeshta dhe të ardhurat e tij i shfrytëzonte
në ndërtimin e ishullit. Pasi kishin kaluar 9 muaj mbreti kërkon të ikë
në ishull por ministrat i shpjeguan se largimi i tij do të bëhet pas
një viti të plotë dhe jo tani. Pra ministrat refuzuan kërkesën që të
ikte që tani në ishull pa plotësuar afatin e tij.
 
Kur mbaroi
udhëheqjen njerëzit e veshën me rroba të shtrenjta si ishte zakoni dhe e
përshëndesnin ‘lamtumirë’. Në ndryshim nga mbretërit e tjerë ky
buzëqeshte duke i përshëndetur njerëzit. Njerëzit e habitur e pyetën për
sjelljen e tij dhe mbreti u tha: “Të mençurit thonë: Kur lind një
fëmijë qan, ndërsa njerëzit rreth tij qeshin. Jeto në këtë botë e puno
mirë që njerëzit rreth teje të qajnë, ndërkohë që ti qesh kur ta lësh
këtë botë”.
 
Ndërkohë që mbretërit e tjerë iu dhanë kënaqësive të një
viti unë punova për të ardhmen ku do të jetoja. Prandaj e pastrova
ishullin i cili është bërë si kopsht xheneti ku mund të jetosh ne paqe.
Kjo jetë është vendi për të mbjellë për jetën e amshueshme, nuk duhet
ta harrojmë atë edhe nëse jemi mbretër sepse përsëri të përkohshëm jemi.
Asnjëherë të mos harrojmë shprehjen e profetit a.s.: “Njeriu nuk do të
lëvizë asnjë hap ditën e kiametit derisa të pyetët për katër gjera: Për
jetën e tij si e kaloi, për rininë e tij me çfarë u angazhua, për
pasurinë e tij si e fitoi e ku e shpenzoi dhe për dijen e tij nëse punoi
me të”.