Home » Archives for Shtator 2012

Muaj: Shtator 2012

Juga e bardhë – Jakov Xoxa (Analiza)

Juga e bardhë – Jakov Xoxa (Analiza)

Në këtë roman mjaft voluminoz trajtohet epoka e transferimit socialist të Shqipërisë, që do të zgjasë për afër 50 vjet .

Është një kohë kur komunistët shqiptarë që erdhën pas lufte në pushtet, donin të kryenin ndryshime radikale në jetën shoqërore dhe politike të vendit.

Lëndën e trajtuar në këtë vepër autori e merr nga aktualiteti i kohës, nga periudha e kolektivizmit, kurse ngjarjet edhe në këtë rast vendosen në Myzeqe, konkretisht në kooperativën e Pirganit.

Tema e romanit është tendenca për pengimin e realizimit të planeve të pushtetit dhe mbarëvajtjen e rrjedhave të koncipuara nga forcat burokratike.

Poashtu janë edhe prezente tematika nga lufta për emancipimin kombëtar, orvatjet për tejkalimin e raporteve të prapambetura shoqërore etj.

juga e bardhe analiza,vepra,juge e bardhe analize e vepres,vepra letrare,referate,ese,referat,analiza,jakov xoxa

Reklama

Qyteti i fundit – Petro Marko (Analiza)

Qyteti i fundit Petro Marko (Analiza)

Në këtë roman autori trajton një temë nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, por, është shkruar nga një kënd i ri, që solli një frymë të re në letërsinë shqiptare.

Tërë ngjarja e romanit shtrihet brenda disa ditëve të fundit të qëndrimit të robërve italianë, të cilët të grumbulluar në portin e Durrësit, prisnin anijet e kthimit për në atdhe.

Gjatë pritjes njëjavëshe, në port ndodhin ngjarje të ndryshme, jo të mëdha. Autori do të sjellë rrëfimin për dashurinë e oficerit të ri shqiptar Lekës dhe prostitutës së bukur italiane Ana Maria Monte, viktimë po ashtu e luftës dhe e fashizmit.

Brenda 7 ditëve, aq sa qëndrojnë italianët e mbledhur në portin e Durrësit për t’u kthyer në Itali, shkrimtari në romanin “Qyteti i fundit” do të zbulojë dhe do të rrëfejë historitë dhe fatet e disave nga ushtria fashiste që para 4-5 viteve e kishte pushtuar Shqipërinë.

Në këtë pleksje historish e fatesh, autori do të sajojë linjën e rrëfimit që ndjek hetimi për zbulimin e një krimineli lufte, të maskuar dhe të fshehur brenda turmës së “Qytetit”.

Në krye të grupit që duhet ta organizojë dhe ta udhëheqë këtë zbulim është toger Leka. Pista që ndjek togeri në këtë drejtim, e ngjashme me labirintet e romaneve deduktive, do të ecë dhe përmes prostitutës italiane – Ana Maria Monte. Dhe do të lindë dashuria mes tyre, që është shumëfish më “mëkatare” se ajo mes Gorit dhe Anitës. Leka është toger i Sigurimit Shtetëror të Shqipërisë së sapodalë nga lufta, që la pas shkatërrime dhe krime, ndërsa italiania Ana është e palës që i kreu ato krime, e palës së cilës i shërbente.

Kështu shkrimtari, duke ndjekur këtë linjë do të ecë nëpër një teh të mprehtë: do ta lejojë togerin e Sigurimit t’i nënshtrohet zërit të brendshëm dhe të dashurohet me italianen e bukur, apo do të nxjerrë para tij fuqinë e përgjegjësisë dhe të mëkatit ndaj “mollës së ndaluar”?

Romani “Qyteti i fundit“, në këtë drejtim, sjell mjeshtërinë e të rrëfyerit të Petro Markos, që, i futur vetë mes dy zjarreve, arrin të manovrojë dhe t’u krijojë hapësirë artikulimi të dy krahëve, duke realizuar portrete komplekse, në radhë të parë si ai i toger Lekës.

Gjithsesi ai si shkrimtar, pati i pari kurajo krijuese që të prekë sfera delikate, të rrezikshme të realitetit shqiptar të kohës, pasojat e të cilave i ndjeu gjithë jetën. Personazhet janë: toger Leka, Mara e Bedrija dhe fashistët Karlo Peroni, Ana Maria Monti etj.

Qyteti i fundit – Petro Marko (Analiza),analiza letrare,qyteti i fundit referat,petro marko,Petro Marko,qyteti i fundit analiza,analiza e romanit qyteti i fundit,qytet i fundit analiza letrare,vepra letrare,qytetet e fundit,vepra letrare,analiza te romaneve,ese,vepra

Hasta La Vista – Petro Marko (Analiza)

Hasta La Vista Petro Marko (Analiza)

Tema e romanit  ”Hasta La Vista’‘ është marrë nga lufta qytetare në Spanjë, në të cilën në vitin 1936 kundër regjimit fashist luftuan vullnetarisht shumë të rinj nga mbarë bota.

Me këtë vepër Petro Marko ka dashur të paraqesë jetën dhe veprimet e vullnetarëve shqiptarë, e veçanërisht të flas për heroizmin solidar dhe për ndjenjën e internacionalizmit të intelektualit shqiptar në luftë për zhdukjen e fashizmit që në zanafillë.

Në boshtin tematiko-motivor ndërthuren edhe motive tjera siç është ai i dashurisë me antonime romantike dhe paraqitja e peizazhit të luftës qytetare në Spanjë.

Në roman trajtohet një dramë e njëmendët njerëzore, ku në mes të mirës dhe të keqes vihet në sprovë natyra dhe shpirti i njeriut, si dhe karakteri dhe morali i tij.

Në roman me një gjerësi epike jepen shumë episode aksionesh, luftimesh frontale, bombardimesh tërheqjesh, vrasjesh e plagosjesh; kapet atmosfera e vërtetë e një lufte të madhe e të përgjakshme.

Nganjëherë të duket se shkrimtari ndalet së tepërmi në këto momente e shumë pak zhytet në thellësitë psikologjike dhe të fatit të individit në atë luftë.

Figura qendrore janë Gori Gjinleka, vullnetar shqiptar dhe spanjollja e re dhe e bukur, Anita.

Siç kuptohet nga fillimi i romanit këta dy shpejt bien në dashuri, segment ky që do të behët subjekt i veprës. Dashuria e tyre lind në shikim të parë, por bëhet shumë e fortë dhe e sinqertë. Ata kanë edhe përkatësi të njëjtë ideologjike. Fatkeqësisht, kjo dashuri ndërpritet me kthimin e Gorit në atdhe. Mundësia për t’u takuar mbetet e hapur, sepse në ndarje Gori i thotë Anitës përshëndetjen spanjolle “hasta la vista”, që do të thotë mirupafshim.

Gori Gjinleka jo vetëm që është trim e luftëtar i vetëdijshëm, por njeri që gjithmonë është i gatshëm të flijohet për shokët e vet që luftojnë për të njëjtin ideal. Në të shkrimtari ka dashur të bashkojë idealin dhe realitetin dhe këtij synimi ia del me sukses. Gori Gjinleka është prototip dhe sintezë e njeriut me ideologji dhe me ndjenja.Pucelli – luftëtari garibaldian me origjinë italiane.

Posaçërisht janë të bukura dialogët e shumta ndërmjet Pucellit e Xhemal Kadës. Që të dy janë personazhe të krijuar me një liri dhe forcë të madhe kreative, ku përveç motivit ideologjik, autori me sukses e përdor edhe motivin psikologjik të tyre. Pucelli gjithmonë është optimist. Shakatë e tij ia shuajnë brengat luftëtarit që e ka pranë, në front ose gjatë pushimit.

Kjo vepër ka rëndësi sepse me këtë Petro Marko ngre njëkohësisht një përmendore të lavdishme trimave shqiptarë, që vullnetarisht morrin pjesë në këtë luftë, pjesëmarrës i së cilës ishte edhe vet autori.

romani hasta la vista analiza,analiza e romanit hasta la vista petro marko,petro marko hasta la vista,romani hasta la vista referat,referate shqip,romane shqip,hasta la vista romani shqip,romane shqip,kritika letrare petro marko,Petro Marko

Çka është alopecia kozmetike ?

Çka është alopecia kozmetike ?

Alopecia(rënia e flokëve) kozmetike është pasojë e përdorimit joprofesional të preparateve kozmetike.

Alopecia = rënia e flokëve

Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth,
do te thote, definicioni, perkufizimi,shpjegimi, kuptojm,shqip,nenkuptojm,nenkuptimi,
eshte,quajme, quhet, kuptimi i fjales, domethnja e fjales, jane, kuptojme me
fjalen, termi,paraqet, kuptimi, paraqesin, nocioni, perkufizimi,paraqet,perkufizon,definicioni,definimi,cka
kuptojme me termin, cfare do te thote fjala, c’ka,alopecia,alopecite,alopeci 

Çka është hiperkeratoza ?

Çka është hiperkeratoza ?

Hiperkeratoza është trashje e tepruar e shtresës brinore dhe granulare të epidermës.

Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth,
do te thote, definicioni, perkufizimi,shpjegimi, kuptojm,shqip,nenkuptojm,nenkuptimi,
eshte,quajme, quhet, kuptimi i fjales, domethnja e fjales, jane, kuptojme me
fjalen, termi,paraqet, kuptimi, paraqesin, nocioni, perkufizimi,paraqet,perkufizon,definicioni,definimi,cka
kuptojme me termin, cfare do te thote fjala, c’ka,hiperkeratoza,hiperkeratoze,hiperkeratozat