Home » Archives for Qershor 2012

Muaj: Qershor 2012

Doktor Gjilpëra – Analiza letrare apo kritika letrare

Vepra më e rëndësishme letrare e Konicës është padyshim proza e gjatë satirike “Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit”.

Ndonëse e pakryer, ajo përfaqëson tiparet më karakteristike dhe vlerat e tij si shkrimtar në përmasa të gjera.

“Doktor Gjipëra” u shkrua dhe u botua në gazetën “Dielli” në vitin 1924. Ishte koha kur kish triumfuar Revolucioni i Qershorit dhe në gjirin e shoqërisë shqiptare zhvillohej një luftë e ashpër politike, para saj shtroheshin probleme jetike si: zgjidhja e formës së regjimit, reforma agrare, demokratizimi dhe modernizimi i aparatit shtetëror, emancipimi kulturor kombëtar etj.

Lexo edhe një analizë tjetër: Doktor Gjilpëra

Vepra e Konicës është pjellë e kësaj kthese socialhistorike që sapo niste në jetën e popullit tonë. Autori mori shkas nga vrasja e dy qytetarëve amerikanë në Mamuras, që organizoi reaksioni feudal. Konica krimin e Mamurasit nuk do ta vështronte si një rast të veçuar, po si një ngjarje me kuptim të gjerë shoqëror, ku mplekseshin interesa e synime të qarqeve të caktuara dhe shfaqej lufta politike e kohës.

Kjo ngjarje do të zgjonte idealet liridashëse dhe iluministe të shkrimtarit dhe do ta frymëzonte krijimin e një vepre, që do të hidhte dritë dhe do të përgjithësonte realitetin shqiptar bashkëkohor. Heroi i veprës është Doktor Gjilpëra, një intelektual i ri shqiptar që kryen studimet për mjekësi në Rusi e Suedi dhe ndodhet para alternativës: të qëndronte jashtë, ku e priste një karrierë plot prespektivë apo të kthehej në atdhe e të ndihmonte në mëkëmbjen e tj, veçanërisht në përmirësimin e shëndetit të popullit. Ai vendos të kthehet në Shqipëri, atdhedashuria triumfon mbi interesat vetjake.

Lexo biografinë e autorit të kësaj vepre: Faik Konica

Autori duke ndjekur vijën e jetës së heroit do ta përshkruajë atë në dy etapat kryesore: koha e qëndrimit jashtë atdheut dhe koha e ardhjes në Shqipëri. Në qoftë se etapa e parë është njohja me doktor Gjipërën, etapa e dytë, që përbën trungun e veprës është pjesa më e rëndësishme, që bart dhe mishëron idetë e shkrimtarit. Jeta e heroit larg atdheut është dhënë në plan përshkrues, duke evokuar episode dhe gjendje të ndryshme shpirtërore, që nxjerrin në pah natyrën, interesat dhe karakterin e intelektualit shqiptar.

Ai është në radhë të parë, atdhetar i bindur, njeri me kulturë të gjerë, mjek i pregatitur dhe human, i zgjuar dhe plot vullnet e vendosmëri. Janë këto cilësi, që e bëjnë atë të kthehet në atdhe. Kthimi në Shqipëri e ve doktor Gjilpërën përballë një realiteti tronditës dhe shtron para tij probleme që përfshijnë pamje të ndryshme të jetës shqiptare. Brenda një kohe të shkurtër, ai njihet me gjendjen e mjeruar të popullit, me padrejtësitë që bëhen në kurriz të tij, me aparatin shtetëror, ku mbizotërojnë arbitrariteti, drama, intrigat, me nëpunës injorantë e anadollakë. Në këtë shtet tragjiko-komik, opozitën e përbëjnë njerëz që s’kanë asgjë të përbashkët me ligjin dhe moralin.

Vendin kryesor e në vepër e zënë raportet që vendos doktor Gjëlpëra me kategori të ndryshme të shoqërisë shqiptare, me përfaqësuesit e tyre më tipikë. Në këto marrdhënie zbulimi social-psikologjik që bën autori, është i ndërsjelltë, nga një anë përvijohet gjithnjë e më qartë karakteri dhe botkuptimi i doktor Gjëlpërës, ideali i një njeriu evropian, atdhetarizmi dhe humanizmi i një njeriu të emancipuar, ndërsa nga ana tjetër, vizatohen figura të ndryshme të qarqeve zyrtare të parisë të rretheve intelektuale. Veçanërisht figura e doktor Gjëlpërës del mjaft e qartë përballë dy kolegëve të tij, dr.Embrullahut dhe dr.Protogor Dhallës.

Më shumë, se në rethana pune, ata i njohim në biseda e debate, si tipa shoqërorë të kundërt me heroin, me koncepte dhe praktika të ndryshme mjekësore. Ndërsa doktor Gjëlpëra është njeriu i mjekësisë moderne, partizan i natyrës, i helioterapisë (dielli, uji, ajri) që mendon se natyra është mjeku i parë i njeriut, dy mjekët e tjerë paraqiten anakronikë, janë mishërim i dogmës mjeksore të shkëputur nha jeta e parimet e shkencës.

Bota e vjetër në këtë vepër përbëhet jo vetëm nga dy mjekë, por dhe nga figura të tjera negative. I tillë është ministri Salemboza, përfaqësues tipik i forcave të prapambetura e antikombëtare, tipi i tiranit anadollak, intrigant e dinak, i zgjuar e i shkathët. Kurse mjedisi dhe mendësia orientale e parisë së kryeqytetit gjejnë shprehjen e tyre në figurat e agallarëve tiranas siç janë Muhedin Agai e Zylfikar Agai.

atmosferën e zymtë të jetës shqiptare të kohës autori ndesh dhe njerëz të mirë, të dalë nga populli, që ngjallin simpati e nderim. Mbeten të paharruara në mendjet e lexuesit dy vajzat fshatare, plaku martaneshas, polici i doganës, Arifeja, Ali Bibi. Megjithë një lloj skepticizmi që ndihet në paraqitjen e tyre, ata dalin në një dritë të ngrohtë, me vlera të vërteta njerëzore, me bukuri e pastërti shpirtërore, me zakone fisnike. Mendimi i shkrimtarit është se populli, duke qenë i paditur dhe i papërpunuar, ka nëvojë të stërvisë shpirtin dhe mendjen. “Doktor Gjëlpëra” është një vepër e fuqishme satitike. Duke pasur parasysh realitetin e rëndë shqiptar, mendësitë e anakronike e jetën e prapambetur, autori u kundërvihet atyre, i tall dhe i godet pa mëshirë.

 Qëndrimi ideoemocional mohues bën që në faqet e veprës të ndihet qesëndia dhe ironia, satira dhe sarkazma. Ata shfaqen e mishërohen me forcë artistike në skena dhe personazhe, në situata dhe portrete tepër të goditura. Përdorimi mjeshtëror i detajit, plasticiteti i gjuhës, ngjyrimet që merr fjala, e bëjnë satirën e Konicës, origjinale e të natyrshme.

Tema dhe problematika e mprehtë shoqërore, fryma mohuese e disa prej dukurive shoqërore dhe notat e fuqishme satirike e bëjnë “Doktor Gjëlpërën” një vepër me tipare të shquara realiste. Konica sjell kështu një ndihmesë të rëndësishme në pasurimin dhe forcimin e realizmit në letërsinë shqiptare.

Nga pikpamja kompozicionale, edhe pse vepra është e papërfunduar, janë hedhur linjat kryesore dhe është përcaktuar edhe thelbi i figurës së heroit. Mund të themi se ajo përbën hyrjen e një romani që Konica për arsye të ndryshme nuk e çoi deri në fund. Vepra është e pasur me lëndë jetësore, e ngarkuar me ngjarje e biseda, me detaje të shumta. Këto kanë sjellë ngathësimin e aksioneve dhe njëfarë proleksiteti.

Te “Doktor Gjëlpëra” Konica provon edhe njëherë atë që ka thënë Noli për të se ai është krijues i prozës moderne shqiptare. Kjo duket si në konceptimin e veprës edhe në mjeshtërinë e rrallë, të përdorimit të gjuhës. Gjuha e Konicës është e pasur, e bukur, e fuqishme, me ndërtime e struktura sintaksore thjesht shqipe.

Në prozën e gjatë ajo shërben për individualizimin dhe zbulimin e karaktereve të personazheve.

F.Konica është një nga stilistët e rrallë të gjuhës shqipe.

Ai zbatoi parimin se ekonomizimit të fjalës, të lakonizimit të saj, duke synuar hijeshinë, saktësinë, thjeshtësinë dhe elegancën.

Ndikimi i personalitetit të Konicës si artist dhe erudit është i ndjeshëm në letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Reklama

Disa këshilla për jetën nga Prof. EQREM ÇABEJ

Prof. Eqrem Çabej në degën Gjuhë Letërsi Shqipe të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë jepte kursin e plotë të leksioneve Historia e Gjuhës Shqipe, vepër origjinale e tij. Në dhjetor 1965 gjatë ligjeratave brenda një ore, profesori nuk shpjegoi lëndë nga teksti, por duke i konsideruar studentët kolegë, iu dha disa këshilla për jetën e tyre të ardhëshme:

»Ju do të bëheni mësues. Mësuesia nuk është profesion, ajo është mision. Ju do të punoni për formimin e njeriut. Gabimet që mund të bëjnë profesionistët e ndryshëm, mund të korrigjohen me disa shpenzime, por gabimet që mund të bëni ju me nxënësit, janë të pakorrigjueshme. Po ta formosh shtrembër karakterin e një njeriu, është shumë, shumë e vështirë, në mos është e pamundur, ta ndreqësh atë.

Ju duhet të edukoni përmes sjelljes suaj, përmes shëmbullit tuaj. Në rast se ju silleni keq, edhe sikur të mbani dhjetra leksione morali, ose leksione për nevojën e sjelljes së mirë, nxënësit nuk do të përfitojnë asgjë, ata do të ndikohen kryesisht prej sjelljes suaj. Shembulli të bën ta ndjekesh njeriun.

Kur punoni, punoni seriozisht dhe me ritmin e duhur. Mos u merrni me muhabete gjatë punës. Kur të pushoni, pushoni vërtet. Mos përzieni punën me pushimin dhe pushimin me punën. Ata të cilët gjatë punës bëjnë muhabete dhe gjatë pushimit përpiqen të kryejnë ndonjë punë të mbetur në mes, nuk arrijnë rezultatet e duhura.

Mos jini kategorikë.

Gjithcka shikojeni me sy kritik.

Mos e konsideroni veten tepër të rinj dhe të paformuar për të shprehur dyshime, për të hapur diskutime, kur mendoni ndryshe.

Mos kini turp të pyesni për gjëra që nuk i keni të qarta. Gjërat e paqarta nuk mbahen mend.

Mos bëni asnjë punë shkel e shko.

Mos filloni të shkruani dicka pa e pasur të qartë në kokën tuaj.

Mos lini asnjë punë pa e përfunduar plotësisht dhe si duhet.

Mos merrni dhe mos lejoni t’ju marrin dinjitetin nëpër këmbë.

Jeta e njeriut është një fragment i planeve, dëshirave dhe ëndrrave të tij, prandaj kushtojuni planeve, dëshirave dhe ëndrrave tuaja më kyreysore….«

Dërguar nga Valentin Batalaku – Slloveni

 Burimi:http://www.syri3.com

AFORIZMA PËR LIBRIN DHE LEXIMIN

– Kam pasur në jetë vetëm një mik të vërtetë dhe të sinqertë – librin! (Volteri)
– Zbavitja më e bukur për njeriun është leximi, ngase shoku më i mirë i tij është libri!
– Jetojmë në kohën ku ekzistojnë shumë dijetarë, por ata që flasin janë të paktë. E do të vijë koha kur do të ekzistojnë pak dijetarë, e ata që do të flasin do të jenë të shumtë! (Abdullah ibën Mesudi)
– Njeriu që nuk lexon libra të mirë nuk ka asnjë avantazh andaj atij që s’mund t’i lexojë! (Mark Tvain)
– Ai që e kompozon veten është më i zgjuar se sa ai që e kompozon një libër! (Benjamin Franklin)
– Librat përbëjnë kapital. Një bibliotekë është jetëgjatë sa edhe një shtëpi, me qindra vjet. Pra, librat nuk janë një artikull konsumi, por një kapital. Dhe shpesh, në rastin e njerëzve profesionistë, është i vetmi kapital! (Thomas Jefferson)
– Ndoshta kanë pasur të drejtë që e kanë vënë dashurinë nëpër libra, ngase ajo nuk mund të jetojë askund tjetër! (William Faulkner)
– Mos jep kurrë libra, sepse askush nuk t’i kthen ato, e të vetmet libra që i kam në bibliotekë janë ato që të tjerët m’i kanë dhënë mua! (Anatol Frans)
– Unë nuk i lexoj reklamat, sepse do ta harxhoja gjithë kohën duke kërkuar gjëra! (Franz Kafka)
– Libri është ngushëlluesi dhe nxitësi i njeriut për ecje drejt shtigjeve të reja!
– Kurrë nuk i kam lexuar komentet, sepse unë jam krenare për punën që bëjë! (Nicole Kidman)
– Është e vërtetë se njeriu është ai që e krijoi librin, por edhe libri e krijoi njeriun! (Hegel)
– Del se një grumbuj librash nuk janë shkruar që dikush të mësojë diç prej tyre, por më shumë janë shkruar që njeriu të hetojë se shkruesi i tyre dinte aq shumë! (Goethe)
– Libri e shpalos botën e atij që e shkruan, kurse të tjerët mësojnë prej tij!
– Dhoma pa libra është sikurse trupi pa shpirt! (Ciceroni)
– Është dëshpëruese të shkruash për një publik që nuk lexon! (Jacob Grim)
– Është e kotë të lexosh një roman kur nuk din t’ia shpjegosh kuptimin!
– Unë zgjohem çdo mëngjes në nëntë dhe nxitoj të lexojë gazetën e mëngjesit. Pastaj shikoj tek nekrologjitë nëse është emri im, e pastaj zgjohem nga shtrati! (Benjamin Franklin)
– Kur botohet një libër i ri, unë lexoj një libër të vjetër! (Samuel Rogers)
– Sa më shumë të lexoni pa menduar, aq më tepër bindeni se dini shumë, por nëse mendoni duke lexuar, aq më qartë do e shihni se ende dini shumë pak! (Volteri)
– Librin mund ta krahasojmë me fqinjin, nëse është i mirë, nuk do të zgjasë shumë, e nëse është i dobët, nuk mund të heqësh dorë aq lehtë!
– Gruaja duhet të ketë në dorën e djathtë gjilpërën, kurse në dorën e majtë librin! (Sami Frashëri)
– Çdo njeri është libër, në qoftë se dinë ta lexosh! (Cening)
– Libri është i vetmi kopsht që mbillet për të tjerët!
– Bota pa libra është botë e egërsirave!
– Librat të cilat gjithkush i admiron janë ato libra të cilat askush nuk i lexon! (Anatol Frans)
– Libri është i çmueshëm për ata që ia dinë vlerën librit!
– Librat pasojnë moralin, nuk i pason morali librat! (Theophile Gautier)
– Filmi nuk është libër. Nëse burimi material është libër, ju nuk mund të jeni tepër respektues ndaj librit. Gjithçka që ju i detyroheni librit është shpirti! (Graham Greene)
– Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, andaj kujdesu të shkruash mirë, sepse një faqe e keqe e ndyn gjithë librin! (Sami Frashëri)
– Jeta është një libër i hapur, ku çdo ditë lexon nga një fletë!
– Mos pini asgjë pa e shikuar, e mos firmosni asgjë pa e lexuar! (Thënie spanjolle)
– Librat e historisë që nuk përmbajnë gënjeshtra, janë tërësisht budallenj! (Anatol Frans)
– Ose shkruaj diçka që ia vlen ta lexosh, ose bëjë diçka që ia vlen ta shkruash! (Benjamin Franklin)
– Artisti nuk ka kohë t’i dëgjojë kritikat. Ai që dëshiron të shkruajë nuk ka kohë t’i lexojë kritikat! (William Faulkner)
– Shpesh i shohim gjërat në kundërshtim me realitetin e tyre, ngase ne mjaftohemi vetëm me leximin e titullit! (Thënie amerikane)
– Kujdes kur të lexoni libra shëndeti, sepse mund të vdisni për një gabim shtypi! (Mark Tvain)
– Për suksesin e çdo njeriu me të vërtetë të madhe zakonisht ka meritë ndonjë libër i mirë! (Roy L. Smith)
– Çdo lexues nuk është udhëheqës, por çdo udhëheqës duhet të jetë lexues! (Harry Truman)
– Dallim i madh është në mes të kureshtarit që dëshiron të lexojë librin dhe të lodhurit që e dëshiron librin sa për të lexuar diçka!
– Shitësi mesatar nuk lexon asnjë libër gjatë vitit, andaj ai gjithnjë mbetet shitës mesatar!
– Njeriu mëson përmes dy mënyrave: njëra është përmes leximit, kurse tjera është përmes shoqërimit me njerëz të mirë! (Will Rogers)
– Njeriu që nuk lexon libra nuk ka kurrfarë përparësie krahasuar me njeriun që nuk di të lexojë! (Mark Tuain)
– Leximi për mendjen është si gjimnastika për trupin!
– Lexo dhe bëhu i pasur! (Donald Trump)
– Gjithkah e kam kërkuar fatin, por nuk e kam gjetur askund, përpos në këndin e vogël me librin e vogël! (Thomas Kempis)
– Libri i mirë në kohën e mirë mund të ndryshojë jetën! (Burke Hedges)
– Në libra, njerëzit e mençur gjejnë ngushëllim nga vështirësitë që i sjell jeta! (Viktor Hugo)

Dërguar nga: Blerim Muhagjeri

Burimi:http://www.syri3.com 

aforizma per libra,thenie per librin,thenie per leximin,thenie filozofike per librin,libri thenie filozofike,thenie filozofike libri,libri thenie filozofike,thenie te mencura per librin,libri thenie te mencura

Mendime dhe thënie të mençura

1.Duke qenë dy të bëhesh një, quhet Dashuri.

2.Armiqët ti doni, ngase për dobësitë tuaja vetëm ata publikisht flasin.

3.Më së paku tregohen të mëshirshëm ata, që kanë bërë mëkate më të mëdha.

4. Për njeriun është më mirë të mos ngjitet në një vend nga i cili mund të rrëxohet.

5. Sikur që kur të kemi mbëritur në këtë botë pa sjellur asgjë, Ashtu edhe kur largohemi prej saj s’do të marim asgjë.

6. Andra e lirisë, më së bukuri shihet në burg.

7. Shpifja i ngjan mizës së kalit, po nuk mujte me e mbytë me të ramunit e parë, ma mirë mos e prek.

8. Ai që nuk mund të bëhet zotëri i punës së vet, bëhet hyzmeqar i tjetërkujt.

10.Rruga më e mirë e përvehtësimit të një njeriu është përmes përfitimit të zemrës së tij.

11.Të përvehtësosh dije shumë, të flasësh pak dhe në qdo pyetje që të shtrohet të mos përgjigjesh.

12.Atë që armiku yt s’don të marë vesh, as mikut mos i trego.

13.Rrethi e përgadit një mëkat, i akuzuari atë e zbaton.

14.Menquria e njeriut nuk matet me përgjegjet që ai i jep, por nga pyetjet që i shtron.

15. Njeriu i thjeshtë qan kokën se si do ta humb kohën që e ka, ndërsa ai i vlefshmi se si ta përfitoj ate.

16. Gjithmonë ai që të mirën e mendon, të mirën e gjen.

17. Askush nuk është ngjitur në shkallët e suksesit, me duart në gjepa.

18. Sa ma pak që njeriu mendon aq më shumë flet.

19. Para se të flasësh mendo, para se të veprosh mat.

20. Nëse dëshiron që ta përfundosh një punë, shko vet, nëse s’dëshiron dërgoje dikend tjetër.

21. Lartësimi më i shëmtuar është ai që mbërihet duke i shkelur të dobëtit.

22. Për atëdheun jeta ipet, por obligim e ke që të jetosh për të.

23.Duke shikuar gjendjen e mirë të të tjerëve mos u dëshpro, ka shumë të tjerë që shikojnë me gjelozi gjendjen tënde.

24. Gjdo gjë e ka një bukuri, edhepse të gjithë nuk e shohin.

25. Njeriu dinak është i njohtuar me qmimet e të gjitha sendeve, por jo mbi vlerat e tyre.

26. Nëse të kam dhënë diqka për të cilën Ti ke pasur nevojë më tepër se unë, kjo quhet Dhuratë. Nëse të kam dhënë diqka për të cilën unë kam nevojë më tepër se Ti, kjo quhet Dashuri.

27. Njeriu më i Vetmuar në botë është ai që përveq parave nuk ka kënd tjetër.

28. Kur diqka dëshirojmë, gjithmon përqëndrohemi në anët e mira të saj, kur të njëtën më vonë e posedojmë gjithmonë ja gjejmë anët e këqija.

29. Dashuri nuk nënkupton shikimi i njëri tjetrit, por së bashku të shikojmë në drejtim të njëtë.

30.Dashuria është urëndërtim. Njerëzit në vend se të ndërtojnë ura ngrisin mure prandaj mbesin në vetmi.

31. Koha më e mirë që njerëzit ta njohin njëri tjetrin është pak para ndarjes së tyre.

32. Koha është mësuesi më i madh, është mëkat se të gjithë nxënësit e vet i mbyt.

33. Nëse dëshironi që të jetësohen andrat e Juaja, së pari duhet që të zgjoheni.

34. Të jesh i mirë është lehtë, të jesh i drejtë është vështirë.

35. E bukura nuk është e dashura, por e dashura është e bukura.

36. Budallenjët shumë pak sende mësojnë nga të menqurit, ndërsa të menqurit shumë sende mësojnë nga budallenjët.

37. Nëse dikush ju mashtron një herë fajtor është mashtrusi, nëse ju mashtron edhe një herë ta dini se fajin vet e keni.

38. Në Dashuri bëhu si Dielli,
Në Miqësi dhe Vëllazëri bëhu si Uji rrjedhës,
Në mbulimin e gabimeve bëhu si Nata,
Në Zemrime bëhu si i Vdekuri,
Qkado që të bëhesh bëhu,
Ose bëhu ashtu si dukesh
Ose duku ashtu si Je.

39. Miku i vërtetë është ai që kur të mban për dore, zemrën ta prek.

40. Miqësia e Dreqit zgjat deri në momentin kur mbetesh ngusht.

41. Nëse ke dyshim nga Vdekja, ,mos u shtri në gjum, Sikur që për gjum detyrohesh ashtu edhe për vdekje je i shtyrë. Nëse dyshon në Ringjallje, hiq mos u zgjo, Ashtu sikur zgjohesh nga gjumi edhe pas Vdekjes do Ringjallesh.

42. Të kesh mëshirë ndaj hajnave, të poshtërve, zullumqarve, …domethënë që të mos i kesh parasysh të dobëtit, të ngratit, të shtypurit…

43. Ai që kërkon Mikun pa të meta, pa miq do të mbetet.

44. Cilën farë e ke mbjellur e nuk ka mbirr, Qka, a ki dyshime të këtilla për farën njerzore?

45. Ari, argjendi, gurzit e tjerë të qmuar q’vlejnë nëse ato nuk sakrifikonen dhe durohen si shenjë e një Dashurije.

46. Nëse rretë nuk qajnë, gjelbërimet si do të qeshin.

47. Gruaja e bukur është pëlqim i syve, gruaja e mirë është pëlqim i zemrës,e para është xhevahir, e dyta thesar.

48. Andra e njerzve të lumtur është gëzimi i njerëzve të tjerë.

49. Mik e ki atë i cili edhepse shumë gjëra din për ty ende të vlerson.

50. I pasur nuk është ai që shumë ka, por ai që shumë jep.

51. Dashuria është kujdesi aktiv për jetën dhe zhvillimin e personit që e dojmë.

52. Dashuria nuk është rezultat i kënaqësisë seksuale, por kënaqësia seksuale është rezultat i dashurisë.

53. Detyra kryesore e njeriut në gjithë jetën e tij është ta lind vetvehten.

54. Aftësia e të dashuruarit rrjedh prej aftësisë e të qenurit vetë.

55. Fëmiu deri pesë vjeq është zotriu i yt, deri dhjetë vjeq është shërbëtori i yt, deri pasëmbëdhjet vjeq është bashkëpunëtori i yt, pastaj bëhet ose miku ose armiku i yt.

56. Ata që takohen pa dashuri, ndahen pa lot.

57. Gruaja e bukur, gjithmon ka të drejtë.

58. Lulet ma të bukura shpeshë nuk kanë aromë.

59. Shpesh duhet të turpërohemi jo për shkak të veprave të këqija të njerzve të lig, por nga indifereca e të mirëve.

60. Asgjë nuk harohet më vështirë se ofendimi, dhe asgjë më shpejt se bamirësia.

61. Kur fiken qirrijtë, të gjitha femrat janë të njëjta.

62. Ai që shokut të vet i huazon para, pëson dëm të dyfishtë, njëkohësisht i humb edhe paratë edhe shokun.

63. Asgjë nuk i ngjan më mire budallës se pianeci.

64.Ai për të cilin të gjithë flasin mirë, është shumë i pasur.

65. Atë që është pasuruar brenda një viti, është dashur të virret para dymbëdhjet muajsh.

66. Shokun kritikoje kur jeni vetëm, ndërsa lavdëroje publikisht.

67. Varfëria është e durueshme nëse pranë saj nuk qëndron turpi.

68. Animi sheh pak, urrejtja nuk sheh aspak.

69. Njeriut të lumtur askush asgjë nuk mund ti bëj.

70. Me të vërtetë i lumtur është ai i cili e di se e ka mjaft.

71. Verën e pijnë njerzit, ndërsa shtazët e tjerë ujin.

72. Zoti shpesh na viziton, por ne së shpeshti nuk jemi në shtëpi.

73. Njeriu i pasur, për femrën kur nuk duket i plakur.

74. Pasurinë e fiton me djersë, e ruan me frikë dhe ndahesh prej saj me pikëllim.

75. Dashuria bënë që koha të kaloj, koha bënë që dashuria të kaloj.

76. Dashuria është sëmundja e vetme nga e cila nuk dëshirojmë të shërohemi.

77. Vetëm femrat dhe mjekët e dine se sa nevojë kanë njerëzit për gënjeshtrën.

78. Kush kërkon lavdata, nuk i meriton ato, e ai që është i merituar nuk ka nevojë për to.

79. Kërkoni njerëzit të cilët do ti doni, kjo është sekreti dhe suksesi i gjithë jetës suaj.

80. Njerzit e mirë dhe të hareshëm kërkojnë shoqërime, ndërsa të këqinjtë ortak e jatak.

81. Kur diqka me gjithë mend e kërkon, gjithë bota do të ngritet që ti atë ta përfitosh.

82. Të jesh i pasur apo i varfër më tepër varet prej asaj se sa shpenzon sesa prej asaj se sa fiton.

83. Femrën nuk guxon ta godasësh as me lule.

84. Eshtë nisur plaku të bëhet i ri , e gjithë që ka aritur është se ka dalë si fëmij.

85. Kur një femër e bukur qesh, kuleta qan.

86. Kush nuk ka të holla në kuletë, duhet ta ketë gojën plot mjaltë.

87. Të duash e mos të jesh i dashur është njësoj si të lajmërohesh e askush nuk të ka thirrë.

88. Teshat e fundit qepen pa xhepa.

89. Femra e pa nderë, as që ka qenë e bukur.

90. Nëse dikur, duke kërkuar fatin, e gjeni atë fat, ju do të jeni si ai plaku i cili i kërkon syzat , dhe e zbulon se fatin gjithë kohën e ka pasur te hundët.

91. Demokracia është proces i cili ju garanton se me ne nuk do të udhëhiqet më mirë sesa që e meritojmë.

92. Shtëpia është burg për vajzën, ndërsa punëtori për gruan.

93. Qka do të thotë historija? Zotëri historija, si zakonisht do të gënjej.

94.Eshtë ka zhvillohet një luftë e pandërprerë, ndërmjet atyre të cilët janë në këtë botë për të përfituar sa më tepër për vehte dhe të atyre të cilët janë për atë që Botën ta bëjnë sa më të përshtatshëm për gjithë njerzit.

95. Kur një dashurie i vije fundi, të dobëtit kukasin, energjikët shpejtë gjejnë dashurinë e re, ndërsa të menqurit qëmoti e kanë pasur në rezervë.

96. Mashkujt gjithmonë dëshirojnë që të jenë dashurija e parë e femrës,ndërsa femrat dëshirojnë që mashkujt të jenë dashurija e tyre e fundit.

97. Fati i të pamartuarit qëndron në ate se ai mund të përkujtoj shumë femra me të cilat për fat nuk është martuar.

98. Nëse ecish shpejtë do ta takosh belanë, nëse ecish ngadalë belaja të takon ty.

99. Pasuria është mëkat nga Zoti, varfëria është mëkat nga njerzit.
100. Të bëhesh i pasur, të mjafton vetëm që t’ja kthesh shpinën Zotit.

101. Vajzat mendojnë për martesën, gratë mendojnë për dashurinë.

102. Kur i varfëri zgjidhet për gjykatës, të pasurit detyrohen ta lëshojnë fshatin.

103. Mosbesimi është sakica mbi drurin e dashurisë.

104. Nga mundi i yt do të jesh i ngopur, por jo edhe i pasur.

105. Shoqërimi nuk duron kurfarë mashtrimesh, dhe ndërprehet aty ku nis gënjeshtra.

106. Budallenjët janë hajna më të dëmshëm! Ju vjedhin disponimin dhe kohën.

107. Nëse lumturija jote varet nga veprimet e personave të tjerë, atëherë sinqerisht nuk mund të bëhesh person i lumtur.

108. Zemra e një burshteti duhet të jetë te koka.

109. Bukuria nuk është në fëtyrë, bukuria është dritë e zemrës.

110. Parajsa nuk është diku lartë, ajo qëndron në zemrën e njeriut.

111. Askush nuk është nderuar ndonjëherë për atë që ka marrë. Nderimi ka qenë për atë që ai ka dhënë.

112. Kur keni filluar të mos jepni më kontribut, keni filluar të vdisni.

113. Më e mira është armike e së mirës.

114. Ndryshimi ndërmjet asaj që bëjmë dhe asaj që jemi në gjëndje të bëjmë, do të mjaftonte për të zgjidhur shumicën e problemeve të botës.

115.Fundi i madh i jetës nuk janë njohuritë,por veprat.

116.Guximi nderohet me të drejtë, si e para nga cilësitë njerëzore, pasi është cilësia që garanton të gjithë të tjerat.

117.Para se të jepemi me zemër pas diçkaje, le të vëzhgojmë sa të lumtur janë ata që tashmë e zotërojnë atë.

118.A nuk duhet që dhënësi i lëmoshës t’i jetë mirënjohës marrësit të saj? A nuk është nevojë dhënia e lëmoshës? A nuk është mëshirë marrja e saj?

119.Shumica e shqetësimeve në botë shkaktohet nga njerëzit që duan të jenë të rëndësishëm.

120. Kur heronjtë largohen nga skena, atëherë hyjnë kllounët.

121. Suksesi nuk është rezultat i një djegie spontane. Ju duhet të digjni veten në zjarr.

122. Një sekret i madh i suksesit është të çoni jetën si njeri që nuk konsumohet kurrë.

123. Nëse njerëzit do të dinin sa shumë duhet të bënin për të arritur suksesin, shumica e tyre nuk do t’i hynin asaj rruge.

124. Njohuritë mund të transmetohen, por jo zgjuarsia.

125. Kush është i zgjuar? Ai që mëson nga të gjithë. Kush është i fuqishëm? Ai që zotëron pasionet. Kush është i pasur? Ai që është i kënaqur.

126. Nuk ka rëndësi ku dhe si keni jetuar. E rëndësishme është çfarë keni bërë aty ku keni qenë.

127. Arti i krijimit është më i vjetër se sa arti i vrasjes.

128. Asnjë artist nuk ec para kohës së tij. Ai është vetë koha e tij. Vetëm se të tjerët janë prapa kësaj kohe.

129.Ai qe ecen me ngadal dhe me një synim,është më i shpejt se ai që ecën shumë më shpejt po pa ndonjë qëllim.

130. Gjëja e vetme e rëndësishme që do ta lëmë pas vehtes pasi që të largohemi, janë gjurmët e dashurisë.

131. Dashuria është e gjithë jeta e një femre, ndërsa një epizodë në jetën e mashkullit.

132. Dashurinë që e japim, është e vetmja dashuri që na mbetet.
133. Shumë njerëz i urrejmë pa arsye, ndërsa për ti dashur kërkojmë arsyera të forta.

134.Mos thuaj e kam gjetur të vërtetën, por thuaj e kam gjetur një të vërtetë.

135. Aty ku largohet urrejtja, për armë nuk ka nevoj aspak.

136. Urejrtja më këmbngulëse është ndërmjet të afërmve.

137. Nuk egziston një situatë e tillë si pashmangshmëri e luftës, kjo është vetëm si rezultat i mungesës së menqurisë.

138. Njeriu i menqur me qetësinë e njëjtë i pranon lavdatat dhe i duron sharjet.

139. Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë.

140. Zoti na ka dhënë dy sy dhe dy vesh ndërsa një gojë, në mënyrë të kemi mundësi më tepër për të parë dhe dëgjuar, e më pak për të folur.

141. Ai që i njeh të tjerët është i menqur, ndërsa ai që e njeh vet vehten është i shenjtëruar, ai i cili i mund të tjerët është i fortë, ndërsa ai i cili e ka mundur vet vehten është i gjithfuqishëm.

142. Derisa njeriu është në kërkim të menqurisë, meriton të quhet dijetar;sa po ti riten mendët dhe të mendoj se ka aritur gjithëdijen, bëhet budall.

143. Gjersa Dija dhe Drejtësia flasin, mosdija dhe padrejtësia bërtasin.

144. Ai i cili nuk din, por nuk din se nuk din, është i rezikshëm, qëndroni larg tij.Ai i cili nuk din , por din se nuk din, është fëmijë, mësojeni. Ai i cili din, por nuk din se din, është në gjumë, zgjojeni, Ai i cili din, dhe e din se din, është i menqur, shkoni pas tij.

145. Dhurojani njeriut peshkun do ta keni ushqyer për një ditë, mësojajeni peshkimin do ta keni ushqyer për gjithë jetën.

146. Ai që nuk din gjë, asgjë nuk don. Ai që nuk ka asnjë aftësi, nuk kupton gjë. Ai që nuk kupton gjë, është i pavlerë. Ndërsa ai që kupton, ai dashuron, vëren, sheh.

147. Njerzit priten në bazë të veshmbathjes, ndërsa përcillen në bazë të dijes.

148. Të menqur i konsiderojmë vatëm ata të cilët mendojnë sikur ne.

149. Njeriu duhet të zhgjedh, ose të jetë i përmbajtur dhe menqur, ose verën dhe budallakinë.

150. I menquri edhe në shkretëtirë e gjen ujin, mendjelehti edhe afër lumit vdes nga eshtja.

151. Për drejtësinë dhuna është armiku më i madh.

152. Drejtësia pa forcë është e pafuqishme, fuqia pa dretësi është tiranike.

153. Shpesh drejtësia iu duket njerëzve më e rëndë se padrejtësia.

154. Kushdo që posedon një lloj bukurie, le ta dijë se atë e ka të huazuar.

155. Nëse dëshiron që e keqja e askujt ty të mos të prek, mos u bënë prej atyre që, mendojnë keq, flasin keq ose veprojnë keq.

156. Në ferr nuk ka zjarr, atje të gjthë e bartin me vehte zjarrin e tyre.

157. Të vdesësh në këmbë është më mirë se të jetosh në gjunjë.

158.Pasuria i përngjan ujit të detit, sa më shumë që e pijmë aq më tepër eshtemi.

159. Njerëzit një mij herë më tepër mundohen në përfitimin e të mirave materiale sesa të atyre shpirtërore, edhepse është më se e qartë se në lumturinë tonë ndikon ajo qka jemi e jo ajo qka kemi.

160. Kur dikush ju thotë se deri te pasuria ka ardhur me punën e vështirë, pyeteni – të kujt?

161. Nuk varet prej teje se a do jesh i pasur, por prej teje veret se a do jesh i lumtur.

162. Janë shumë rrugë që të shpiejnë deri te pasuria, por shumica e tyre janë të shëmtuara.

163. Zemra është një pasuri e cila as nuk shitet as nuk blihet, ajo dhurohet.

164. Kur të pasurit luftojnë, të varfërit vdesin.

165. Të metat e pasanikut rrall kush i vëren, virtytet e të varfërit rrall kush i sheh.

166. Nëse njeriu nuk kujdeset për problemet që i duken larg, do të jetë plot me brenga kur ato ju afrohen.

167. Që në rini preje shtagën, në të cilën do të mbështetesh në pleqëri.

168. Të mirën ktheje me të mirë, ndërsa ndaj të keqes përgjigju me drejtësi.

169. Njeriu i urtë me qetësinë e njëjtë i pranon lavdatat dhe i duron ofendimet.

170.Vetëm njerëzit e karakterit më të lartë dhe më të ultë nuk pësojnë ndryshime.

171. Qdo ditë mbaje një kofë me dhe në një vend, dhe do ta ndërtosh malin tënd.

172. Të gjithë njerëzit nuk mund të bëhen të pasur apo të njohur, por të gjithë mund të bëhen të mirë.

173. Nëse je i kujdesshëm prej fillimit deri në fund, do ta shmangësh mossuksesin.

174. Kush e kërkon të ëmblën, duhet ta duroj të ithtën.

175. Të imponosh vullnetin tënd të tjerëve quhet dhunë, gjersa të imponosh vetvehten tënde të tjerëve quhet kulm i dhunimit.

176. Ai që i njeh të tjerët është i menqur, ai që e njeh vehten është i shenjtëruar.

177. Kujdesuni për menimet e juaja, ato jan fillim i veprimeve tuaja.

178. Njeriut i duhet gati dy vjet mësim për të folur, dhe mbi pesëdhjet vjet për të shuajtur,

179. Mashkulli dashurohet në femrën duke e shikuar, ndërsa femra dashurohet në mashkullin duke e dëgjuar.

180. Njeriu është zot i fjalëve që nuk i ka thënë dhe rob i fjalëve që i kanë ikur prej goje.

I përmblodhi dhe i shpërndau për njerëzit që i vlerëson në jetë…

Ymer Bala

Burimi:http://www.syri3.com

mendime te mencura,thenie te bukura,thenie filozofike,thenie per jeten,thenie per dashuri,theni te ndritura,thenie filozofi,theni per njeriun,

Çka është Dializa ?

Dializa (greq. dhialisis – tretje, shkrirje) në mjekësi është ecuria e pastrimit të gjakut nga lëndët e dëmshme (“veshka artificiale”). 
Gjatë kësaj ecurie ndahen një ose disa lëndë të tretura në një lëng me ane të një cipe gjysmpërshkuese që lejon kalimin e lëndëve në një drejtim të vetëm. 
Dializa përdoret për të mundësuar zhdukjen e uresë, acideve, kaliumit dhe mbeturinave të tjera metabolike (shkëmbyese) të përmbajtura me tepricë në gjak, kur ky punim nuk kryehet nga veshkat, përkatësisht nga mëlçia për shkak të njeriut të sëmurë rëndë ose sepse veprimi i tij nuk është i mjaftueshem (p.sh. në rast të helmimit). 
Në fillimet e përdorimit te saj në vitin 1924 nga Georg Haas, dializa quhej edhe “gjaklarëse”.
 Futjen pëfundimtare në përdorim e solli aparati dialitik-tambur i Willem Kolffsit që bazohej në tubtha gjysmëdepërtues plastikë (plasmasi), në vitin 1945.
cka eshte dializa,ceshte dializa,dializa shqip,cfare eshte dializa,dializa,qka eshte dializa,dializa definicion

Via Egnatia apo Rruga Egnatia

Via Egnatia apo Rruga Egnatia është ndërhyrja në infrastrukturë me te cilën Romakët quajnë dhe organizojnë duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit te dytë p. e. s një vijë drejtuese mijëvjecare komunikimi midis perëndimit dhe lindjes, midis Adriatikut të poshtëm dhe Egjeut verior.

Rruga siç dëshmon Strabon kishte si pikë degëzimi në ekstremitetin e tij perëndimor, në bregdetin Adriatik, qytetin e Apollonis.

Me rrugën Egnatia bashkohej një rrugë që vinte nga Epidamnos (Dyrrachium), e quajtur në mënyrë konvencionale nga studimet degë veriore e rrugës Egnatia ose në rrugë më të përgjithshme e më të thjeshtuar “Rruga Egnatia”, në një pikë, vlerësuar nga Straboni e barazlarguar nga të dyja qytetet, që të paktën në periudhën në të cilen janë shkruajtur dy intenerarët të përfshira në Itinerarium Provinciarium koicidonte ose kishte si stacion vijues të parë zonën e quajtur Klodiana, e quajtur Mansio Coladiana nga një burim i tretë internerari Itinerarium Burdigalense. Duke u bashkuar të dyja rrugët në një rrugë të vetme ato pershkonin luginën e mesme të Shkumbinit dhe ngjitej deri në kodrën e Sopi Polis-it, në zonën e Haxhi Beqarit, ku rruga antike ishte e detyruar nga morfologjia e luginës të kalonte nga bregu i djathtë te bregu i majtë i lumit Shkumbìn.

Kjo zonë, për më shumë nga lugina, Straboni thoshte që rruga quhej Via Candavia, nga emri i një mali Ilir. Kjo pjesë e rrugës përshkon pikërisht një zonë malore që duhet te themi që për antikët shtrihet te paktën deri në zonën e liqeneve Lychnidòs (liqeni i Ohrit, liqeni i Prespës së Madhe e të Vogël). Nga Lychnidòs rruga vazhdon drejt qafave të maleve gjatë të cilave kalonte kufirin midis Ilirisë dhe Maqedonisë. Nëpërmjet tyre rruga lejonte hyrjen në një zonë të Maqedonisë veriore, që quhej Lyncestide me qendër kryesore Herakleia Lynkestidos.

Rruga Egnatia kalonte më pas në Edessa e më pas duke kaluar ultësirën e Maqedonisë arrinte në Pella dhe më tej në Thessalonika. Qyteti në gjirin termik ndodhej vetem në gjysmen e rruges që mbaronte në Cipsela në Ebro.

Rruga e re duhet të shërbente në këtë profil për të shkaktuar një rritje ekonomike te përgjithshme të zonës, të cilat që pas masave të ashpra te marra në vitin 168 plk kishin rënë në një gjendje të rëndë rraskapitje. Edhe pas një shekulli distance efektet shkatërruese të atyre masave të marra Strambone mundej akoma ti vlerësonte dhe që janë evidencuar në burime të tjera historike dhe letrare të shek të parë plk që përshkrojnë zonën rreth disa pjesëve të rrugës si një peisazh i shkretëruar. Rruga Egnatia, pa dyshim, dhe gjetja e bërë në vitin 1974, afër Thessalonikës nën zonat lyshtërore të lumit Gallikos të një guri miliar qe mbamte emrin e ndërtuesit të mundshëm i dha fund çdo dyshimi, midis atyre rrugëve që e marin emrin nga funksioni apo nga zona ku ndodhen, por nga ndertuesi i tyre, ose me mire nga ai që i ka shtruar me kalldrëm sipas tradites të sjellur nga Festo dhe Flacco Siculo që rreth shek te dytë pas krishtit deklaronte:”nam sunt viae, quae publ. ice muniuntur et auctorum nominem. optinent” Realizues i veprës ishte gjykatësi romak, për të cilën shkruhej dhe ne gurin miliar i gjetur ne vitin 1974, Cnaeus Egnatius i biri i Caius për te cilin nuk dihet asgjë përveç emrit dhe fuksionit, proconsul.

Thënie për femra

Femra…… Krijesa qe mbart, bukuri,dashuri, sakrifice, vuajtje e dhimbje gjate gjithe jetes.
Eshte femra ajo qe le gjysmen e embelsires qe ta haj vellai i saj me i vogel. Eshte femra ajo qe merr persiper gabimet e vellait qe ta shpetoje nga qortimet e prinderve.
Eshte femra ajo qe cdo nate lutet per te gjithe.
Eshte femra ajo qe ndimon prinderit ne punet e shtepise.
Eshte femra ajo qe kujdeset per qe te gjithe te duken sa me bukur.
Eshte femra ajo qe sakrifikon shkollen,arsimin per hir te familjes.
Eshte femra ajo qe heq dore nga dashuria vetem per te mos lenduar njerezit qe do.
Eshte femra ajo qe sakrifikon karrjeren qe te kujdeset per femijet e saj.
Eshte femra qe qan dhe kur dikush tjeter vuan…….
ESHTE FEMRA AJO QE LINDI DHE RRITI SECILIN NGA NE..

thenie per femra,femrat thenie,thenie per femna