Home » Archives for Maj 2012

Muaj: Maj 2012

Njeriu me top – analizë letrare apo kritikë letrare

Njeriu me top

Tema: Ka të bëj me luftën partizane.

Subjekti: Në qendër të vëmendjes është hakmarrja e kryepersonazhit Mato Gruda, i cili është “në
gjak” me fisin e Fizëve. 

Një ditë Mato gjen një top të braktisun nga ushtria italiane, të cilin e ruan për hakmarrje. 

Ai pas kapitulimit të Italisë fashiste strehon edhe një ushtar italian, Auguston, të cilin Mato e quan Agush. 

Prej tij mësohet ta përdor topin. 

Është kohë lufte. 

I kompleksuar nga hakmarrja, Matoja nuk është në gjendje të bëjë dasinë politike. 

Herën e parë gjuan shtëpinë e Fizëve, por nuk e godet dhe zhgënjehet. 

Herën e dytë, i zemëruar nga vrasja e shokut të tij Murat Shtagës, Mato lë anash interesin personal para interesave të larta kombëtare dhe i bashkohet partizanëve. 

Ai e tërheq topin zvarrë deri te vendi ku partizanët i kishin zënë pritën gjermanëve. 

Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare


Njeriu me top – analizë letrare apo kritikë letrare,njeriu me top analiza,njeriu me top kritike letrare, romani njeriu me top analize letrare, analiza letrare,analiza

Reklama

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo – analizë letrare apo kritikë letrare

 Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo

Tema: Është roman satirik i cili vë në lojë byrokracinë, hipokrizinë dhe servilizmin.

Subjekti: Regjistrohen deri në hollësi ironike figurat e Zylos, një drejtor i sektorit për çështje kulturore, dhe vartësit të tij Demkës. Kthesë në karrierën e shokut Zylo vjen kur atij i kërkohet të shpreh pikëpamjet e veta për një pjesë teatrale. Shoku Zylo është një karaker universal që mund të ndeshet në çdo shoqëri e në çdo epokë. Rrëfimi i romanit është i veshur me humor popullor.
 

Personazhet: Ndërveprimi i personazheve është i përafërt me të Don Kishotin dhe Sanço Pançon.

Në fillimi është Sançoja që habitet me lajthitjet e të zotit, por në fund ai vet e humbet sensin e realitetit.

Zylo: Është një burokrat i qetë e i heshtur. Imponimi i tij bëhet me zë të ulët. Veprimet e tij janë gjithmonë qëllimmbara por e çojnë në gabime qesharake. Ai nuk ka dijeni për sëmundjen që ka, për këtë fakt lexuesit i vjen keq. I vesh vetes atribute të pamerita dhe personalitetin e vet e jeton me seriozitet, ndërsa të tjerët mezi e mbajnë të qeshurën.

Demka: është qesharak dhe i mjerë. Dikur njeri me talent, por me kalimin e kohës i nënshtrohet vullnetit të eprorit. 

 Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo-analizë letrare apo kritikë letrare,analize letrare,kritika letrare,shkelqimi dhe renia e shokut zylo analiza,kritika letrare shoku zylo,shoku zylo analize letrare,kritika letrare analiza letrare,kritika shkelqimi i shokut zylo,

Adem Gajtani – Veprat letrare apo krijimtaria letrare

Adem Gajtani

Veprimtaria e tij kap 15 tituj. 

Temat e tij sillen rreth dashurisë për jetën, njeriun, këngën, etj. 
Në poezinë e  Adem Gajtanit paraqiten imazhe nga qyteti e fashti dhe hapsirat ku jeton e vepron njeriu ynë. Ndërtimi bëhet me nota të reales, të sociales, dhe aty-këtu, me ngjyrime romantike të së kaluarës.
Adem Gajtani ka shkruar vetëm një përmbledhje me tregime-“Malbrezet”. 
Janë 12 tregime të botuara nëpër gazeta e revista gjatë viteve 1959-1963. 
Tregimet ndahen sipas një simetrie: 6 të parave u prin mestitulli Malbrezet e qëndresës, kurse 6 të dytave Malbrezet e dashurisë.
Në to shtjellohen subjekte nga Lufta e Dytë Botërore, të përshkuara nga një notë intime erotike.



Veprat e Adem Gajtanit janë:


1961-“Drita në zemër”


1962-“Dielli i mbramjes,dielli i mëngjezit”


1964-“Dryni i heshtjes”


1966-“Goca e detit”


1968-“Ti këngë,ti zog i largët”


1972-“Lule më lule”


1973-“As dru,as zog-dashuri”


1974-“Unazë”


1975-“Në ëndërr kënga”


1977-“Amfora e fundosur”


1978-“Kuq”


1980-“Kënga e mjellmës”


1982-“Gejzeri i blertë”


1982-“Malbrezat” (tregime)

Adem Gajtani – Veprat letrare apo krijimtaria letrare,Adem Gajtani veprat letrare,Adem Gajtani poezite,Adem Gajtani veprat

Adem Gajtani – Biografia

Adem Gajtani lindi më 1935 në Besianë.
Adem Gajtani filloren dhe gjimnazin e kreu në Prishtinë, studioi juridikun në Beograd në fillim, pastaj e vazhdoi në Shkup.

Aktivitetet: i përkushtohet gazetarisë, punon si korrespondent i Rilindjes nga Shkupi, dhe redaktor i rubrikës kulturore ne gazetën Flaka. Ka përkthyer vepra nga gjuha maqedone në shqip dhe e kundërta.

Vdiq: më 1982 në Shkup.

 Adem Gajtani biografia,Adem Gajtani jeta,biografia Adem Gajtani,Adem Gajtani vendi i lindjes,

Ismail Kadare -Biografia

Ismail Kadare

Lindi: më 28 janar 1936 në Gjirokastër.

Shkollimi: Studioi gjuhë dhe letërsi shqipe në Fkultetin e Filologji-Historisë dhe në Institutin Gorki në Moskë.

Aktivitetet: punoi si gazetar te “Zëri i popullit” dhe “Drita”, drejtoi revistën “Le letters

albanaises”. “Doctor honoris” i Universitetit të Tiranës, të Gjirokastrës e të Prishtinës. Kandidat shumëvjeçar i çmimit Nobel. Anëtar i Akademisë së Skencave të Shqipërisë, i Akademisë së Shkencave të Gjermanisë dhe i Akademisë Franceze të Shkencave Morale. 

   
Në fund të viteve ‟90 u largua së bashku me familjen nga Shqipëria dhe u vendos në Paris, por nuk i ndërpreu lidhjet me atdheun. 

Postime të ngjashme:

Kështjella

Gjuha shqipe -Ismail Kadare

Libri i parë i Ismail Kadaresë me poezi

Ismail Kadare -Biografia,Ismail Kadare -jeta,Ismail Kadare -Biografia apo jeta, ku lindi Ismail Kadare,Kur lindi Ismail Kadare,Ismail Kadare viti i lindjes,Ismail Kadare vendi i lindjes

Çka është Aga ?

Aga (turq.): Prijës, lider, pron­ar toke. 
Titulli i zyrtarit të lar­të, sikurse janë oficerët dhe eu­n­ukët ? e pallatit. 
Kuptimet lok­ale të fjalës aga kryesisht ka­në të bë­j­në me familjarët, si me vëllanë e madh apo babanë.
cka eshte Aga,Aga shqip,cfare eshte Aga,qka eshte Aga,qeshte Aga,qfare eshte Aga,

Çka është sinjali ?

Sinjali është një ngjarje me për masa fizike të cilën e dergon ndonjë  burim i sinjalevë ndërsa marrësi i tij e inerpreton.
Sinjalet shprehen me anë të simboleve dhe shenjave dhe mund të janë: sinjale hapsinore, kohore dhe të kombinuara.
cka eshte sinjali,ceshte sinjali,qka eshte sinjali,sinjali shqip,sinjalet shqip,qka jane sinjalet,qfare eshte sinjali,llojet e sinjaleve,