Home » Archives for Shkurt 2012

Muaj: Shkurt 2012

Festa e shkollës vjershë shkruar nga Agim Beqiraj

Festa e shkollës vjershë shkruar nga Agim Beqiraj
E bukur është festa
Që ne sot festojmë,
Dhe në çdo vjetorë
do ta festojmë.
Gëzuar shkolla ime
Festën me shumë gëzime
Urime ju mësues
kësaj shkollës sime
E gëzofsh këtë ditë
Ti moj shkolla ime,
Të dëshiroj nga zemra
shumë vjet urime.

Nese doni akoma vjersha per shkollen kliko mbi Vjersha për shkollën

Postime të ngjashme:

Shkolla jonë  vjershe

Vjersha për pranverën
Vjersha patriotike

 

Nëse doni akoma Vjersha atëherë klikoni mbi Vjersha

vjersha per shkollen,vjersha shqip per shkolle,vjersha per shkolla,vjersha per mesuesin,vjersha per shkoll,vjershe per shkolle,vjersha per femije,vjershe per femije
Reklama

Cilat janë shenjat e pikësimit ?

         Cilat janë shenjat e pikësimit ?

Shenjat e pikësimit janë:

pika(.)

Pikëpyetja(?)

Pikëçuditja(!)
 
Presja(,)

pikëpresja(;)

dy pikat(:)

shumëpikëshi(…)

Thonjëzat(,,”)
 
kllapat( ) dhe 

viza(-).

shenjat e pikesimit,qka jane shenjat e pikesimit,cilat jane shenjat e pikesimit,shenjat e pikesimit,perdorimi i shenjave te pikesimit

Çka është Pikëçuditja dhe kur përdoret

 Çka është Pikëçuditja  dhe kur përdoret

Pikëçuditje është shenjë e pikësimit dhe përdoret në fund të fjalive ose periudhave thirmore, pra përdoret në fund të fjalive që shprehin gëzim,hidhërim, habi, urdhër. 


 Shembuj:

 Rroftë atdheu ynë! 

Gjithnjë të doni gjuhën edhe popullin tonë!

 Rrofshi sa malet! 

Ju lumtë, djemtë exhaxhait! etj.

Pik%C3%AB%C3%A7uditja Çka është Pikëçuditja  dhe kur përdoret
Pikëçuditja

Çka është Pikëçuditja  dhe kur përdoret,qka quajm pikequdites,shembuj me pikequditese,kur perdoret pikequditsja,kur perdoret pika quditese,qka eshte eshte pika qudites,cfare eshte pika cuditese

Çka është pikëpyetja dhe kur përdoret

Çka është pikëpyetja dhe kur përdoret

Pikëpyetja përdoret ne fund të fjalive pyetëse dhe në fund të periudhave me fjali pyetëse. P.sh Si erdhët?Do të shkojmë apodo të rrimë edhe pak ? Pikëpyetja përdoret rregullisht pas fjalivetë ndërtuara me përemrat pyetës, me ndajfolje pyetëse ose para fjalive të tjera që përdoren si pyetës: Kush? Cili? Me kë? Ku? Kur? Pse? Ashtu? P.sh. Kush erdhi? Ku ishe? Kur do të shkojmë?etj. 

Pikëpyetja

qka eshte pikepyetja,qka eshte pikepyetje,qka quajme pikepyetje,cfare eshte pikepyetja

Çka është presja dhe pse përdoret

  

Presja-Shenjat+e+pikesimit Çka është presja dhe pse përdoret
Presja

       Çka është presja dhe pse përdoret

Presja është shenjë e pikësimit që shënon një pauzë të shkurtër në mes dy fjalëve,dy togfjalëshve edhe dy fjalive.
 

Presja përdoret për të veçuar gjymtyrët homogjene në fjali.
 

Presja përdoret për të ndarë fjalitë që përsëriten…


Shembuj me presje:

Kur u kthye në Krujë,Skëndërbeun e pritën të entuziazmuar burra,gra,pleq,djem e vasha.
 

Bilbili i bukur, i bukur, sa s’bëhet me këndu.
 

Në vjeshtë bujku mbledh mollët,dardhët,ftonjtë etj.  


qka eshte presja,shenjat e pikesimit,kur perdoret presja,kur perdorim presjen,kur i perdorim shenjat e pikesimit

Pulëbardha -Poezi nga Dritëro Agolli

Pulëbardhën në rërë e lagur e gjetëm,
e kishte thyer këmbën nën gjurin e bishtë,
e kishin lënë shoqet në bregun e detit vetëm
e kishin lënë e askush nuk e priste.
Pulëbardhën në dhomën tonë e shpumë
e u mësua me ne si njeriu i shtëpisë,
veç nga dritarja shikonte detin me shkumë
dhe valën që ngrihej mes shiut e stuhisë.
Jetoi pulëbardha shumë në dhomë,
po humbi papritur një ditë,
një ditë kur deti hidhej mbi rërën e njomë,
një ditë kur vinin stuhitë…
Dhe shkum në det ta kërkonim,
kur vala me valën si deshët kokan kishin
përpjekur,
kur era dhe retë rënkonin,
dhe gjetën pulëbardhën të vdekur…
E pamë!
Kish hapur krahët e bardhë në rërën e njomë…
E pamë!
Ndofta nuk donte të vdiste në dhomë…

Dëshirat e plakut

               Dëshirat e plakut

Vëllezër dhe motra!

Eselamu alejkum! Është mirë të mësojmë nga ngjarja e një të moshuari. Ndodhia në fjalë

zgjon interesim, ofron dobi dhe mësime.

Një plak i shtyrë në moshë gjendej i shtrirë në shtratin e vdekjes. Rreth tij ishin tubuar

anëtarët e familjes, të afërmit dhe miqtë. Momentet e fundit të vdekjes… qimet e bardha i

kishin mbuluar kokën, shenjat e pleqërisë vëreheshin dukshëm, por ai ishte i përmbajtur

në fytyrë. Të gjithë rreth tij shikonin me kujdes dhe vëmendje. Mbretëronte qetësia..

Plaku filloi të flasë: -O bijtë e mi! Kur i mbusha të njëzetat, kisha ambicie, aspirata dhe

synime të mëdha. Ato ishin gjithëpërfshirëse, synoja të ndryshoja për së miri tërë dynjanë

(botën), të bëja një përmirësim të shkëlqyer. Këto ishin ëndrrat e mia!

Kaluan vitet, i bëra njëzet e një, njëzet e dy, njëzet e tre… arrita në të tridhjetat. Kështu e

pashë veten se gjatë kësaj periudhe kohore vetëm kisha menduar, por asgjë nuk kisha

ndryshuar.

Synimi për të ndryshuar botën është një gjë e vështirë, prandaj nga ky moment vendosa të

reformoja shtetin ku jetoja. Patjetër mendoja që duhet të kontribuoja për vendin tim duke

e transformuar në një gjendje më të favorshme. Kështu dëshirat filluan të zbehen

dalëngadalë, vit pas viti. Tridhjetë e një, tridhjetë e tre… dhe i bëra dyzet vite jetë. Vërtet

me keqardhje po e them se prapë asgjë nuk arrita të bëja, vërejta se ishte e vështirë.

Vendosa të përqendrohesha vetëm në qytetin ku jetoja, së paku këtu t’i realizoja ëndrrat e

mia. Për çudi, vitet shkonin: dyzet e një, dyzet e tre dhe i plotësova pesëdhjetë vite, por

përsëri nuk arrita të realizoja asgjë dhe të bëja asnjë ndryshim.

Kështu, duke parë veten pa rezultate, vendosa ta jepja kontributin tim në një nivel më të

vogël dhe zgjodha lagjen ku banoja, me shpresë se këtu do ta arrija qëllimin. E, një ditë i

mbusha gjashtëdhjetë vite! Përsëri, shumë me keqardhje duhet të them se nuk arrita të

përmirësoja dhe të ndërroja as lagjen time.

Vendosa të ndryshoja shtëpinë time, anëtarët e familjes sime. Fillova të veproja në këtë

drejtim, shkoi një vit, i dyti, i treti dhe i mbusha shtatëdhjetë vite jetë e përsëri nuk arrita

të përmirësoja dhe të ndikoja as në familjen time.

Nuk pata sukses dhe dështova në të gjitha rastet. Vallë! Ku është problemi? I mbusha të

shtatëdhjetat dhe tani jam në shtratin e vdekjes.

Plaku u tha bijve të vet: -Unë e mësova arsyen e dështimit në të gjitha këto përpjekje.

Ishte e nevojës dhe parësore që unë të filloja së pari nga vetja, të përmirësoja veten. Po qe

se nuk ndryshon veten, assesi nuk ke mundësi të ndikosh te të tjerët. Allahu i Lartësuar

thotë: “Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të

ndryshojnë ç’kanë në vetvete.”

Plaku shprehet: -Po të më japë Allahu jetë edhe dhjetë vite, që nga ky çast do të filloja ta

përmirësoja veten dhe jam më se i bindur se kur ta arrija këtë, do të kem mundësi të

ndikoj dhe të përmirësoj familjen time, lagjen ku banoj, qytetin dhe vendin tim.

Kur Muhamedi, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, filloi komunikimin e

mesazhit islam, filloi nga vetja dhe më pas e zgjeroi shtrirjen e udhëzimit.

menquria e plakut,deshirat e plakut,tregime islame,tregim islam,tregime nga islami,

Enderr e habitshme e Profetit Muhammed s.a.v.s

Enderr e habitshme e Profetit Muhammed s.a.v.s

Pashë një person nga Ummeti im, të cilit iu pakësua peshorja e punëve të mira…
Ky hadith është marrë nga libri i dijetarit Ibnul Kaj-jim [rahimehullah], me titullin “El-
Vabilus-Saj-jib”.
Thotë Ibnul Kajjimi, Allahu e mëshiroftë: “Ky është hadith madhështor, me pozitë të
lartë; duhet çdo musliman ta mësojë përmendësh. Do ta përmendim komplet për shkak të
përfitimit që nxjerrim nga ky hadith dhe nevojën e krijesave për të…
Ky është hadithi i Seid Ibën Musej-jibit, nga AbduRrahman Ibën Semure Ibën Xhundub,
i cili thotë:
“Doli një ditë prej ditëve i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e ne
ishim në “Suf-fe” në Medine. U ngrit në këmbë e tha:
“Me te vërtetë unë mbrëmë pashë një ëndërr të habitshme.
Pashë një person nga Ummeti (populli) im, të cilit iu prezantua Meleku (Engjëlli) i
Vdekjes për t’ia marrë shpirtin…
Por i erdhi (në ndihmë) atij Mirësjellja e tij ndaj prindërve, dhe e largoi Melekun e
Vdekjes prej tij.
Pashë një person nga Ummeti im që ishte përfshirë nga dënimi i Varrit…
E i vjen (në ndihmë) atij Abdesi që ai kishte marrë, dhe e shpëton atë nga ai dënim.
Pashë një person nga Ummeti im, të cilin e frikësonin shejtanët…
E i vjen (në ndihmë) atij Përmendja e Allahut dhe ia largon shejtanët prej tij.
Pashë një person nga Ummeti im, të cilin e frikësonin Melekët e Dënimit…
E i vjen (në ndihmë) atij Namazi i tij dhe e shpëton nga duart e tyre. Pashë një person nga
Ummeti im, të cilin etja e kishte përvëluar.
Sa herë që përpiqej t’i afrohet ndonjë pellgu me ujë, largohej prej tij dhe pengohej…!
E i vjen (në ndihmë) atij Agjërimi i Ramazanit që ai kishte bërë dhe e gostit me ujë, sa që
ai e shuan etjen që e kishte kapluar.
Pashë një person nga Ummeti im dhe pashë pejgamberët të ulur nëpër grupe (mexhlise)…
Sa bënte ky njeri t’i afrohej ndonjë mexhlisi prej këtyre mexhliseve, largohej prej tyre
dhe pengohej…!
E i vjen (në ndihmë) atij Gusuli i marrë nga xhunubllëku, e marrin për dore dhe e ulin
pranë meje, mexhlisit tim.
Pashë një person nga Ummeti im, përpara tij kishte errësirë, prapa tij ishte errësirë, nga e
djathta e tij ishte errësirë, nga e majta e tij ishte errësirë, sipër tij errësirë, poshtë tij
errësirë. E ai rrinte i shastisur (nuk dinte nga të lëvizte), nga të ikte…
E i vjen (në ndihmë) atij Haxhillëku e Umreja që ai kishte kryer dhe e nxjerrin atë prej
errësirës në dritë.
Pashë një person nga Ummeti im, i cili me duart e veta ruhej nga flakët e zjarrta të
prushit…
E i vjen (në ndihmë) atij Sadakaja (lëmosha) e dhënë, bëhet pengesë midis tij e zjarrit dhe
bëhet mbulesë mbi kokën e tij.
Pashë një person nga Ummeti im, i cili u fliste besimtarëve, por ata nuk i flisnin atij…
E i vjen (në ndihmë) atij Lidhja farefisnore, e u thotë besimtarëve: “O besimtarë! Ky njeri
ishte që e ka lidhur farefisin e tij me vizita të ngrohta.”E i flasin atij besimtarët dhe e
takojnë atë, e edhe ai i takon ata.
Pashë një person nga Ummeti im që e frikësonin Zebanijet (melekët e zjarrit)…
E i vjen (në ndihmë) atij Urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja që ai kishte bërë në
dynja (në këtë botë) dhe e vendosin te Melekët e mëshirës.
Pashë një person nga Ummeti im, të gjunjëzuar… Midis tij e Zotit kishte pengesë…
E i vjen (në ndihmë) atij Morali i mirë dhe e merr për dore, dhe e fut ne audiencën e
Allahut!
Pashë një person nga Ummeti im, të cilit Libri i zbret nga e majta e tij…
E i vjen (në ndihmë) atij Frikësimi i tij nga Allahu dhe e merr Librin dhe vendos nga ana
e djathtë e tij.
Pashë një person nga Ummeti im, të cilit iu pakësua peshorja e punëve të mira…
E i vijnë (në ndihmë) atij fëmijët (pasardhësit e tij) që ai i kishte edukuar mirë (siç duhet)
dhe ia rëndojnë peshoren e tij.
Pashë një person nga Ummeti im, i cili qëndronte në këmbë buzë zjarrit të Xhehenemit…
E i vjen (në ndihmë) atij përjetimi i frikës së Allahut (dridhjet e zemrës së tij) dhe e
shpëtojnë atë nga ajo gjendje dhe ai vazhdon rrugën për në Xhenet.
Pashë një person nga Ummeti im të hidhet në Zjarr…
E i vjen (në ndihmë) atij Loti që ai kishte derdhur nga frika prej Allahut dhe e shpëton atë
nga Zjarri.
Pashë një person nga Ummeti im që ishte në këmbë të Urës së Siratit…
Dridhej si gjethet e palmës nga stuhia e fortë…
E i vjen (në ndihmë) atij Mendimi i mirë që ai ka pasur për Allahun dhe ia qetëson
dridhjet, e ai vazhdon në qetësi rrugën për në Xhenet.
Pashë një person nga Ummeti im që zvarritej mbi Urën e Siratit.
Nganjëherë ecte në këmbë, nganjëherë binte; nganjëherë ecte këmba-dorazi, e nganjëherë
kacavirrej…
E i vijnë (në ndihmë) atij Salavatet (përshëndetjet dhe lutjet) që ai ka bërë mbi mua dhe e
çojnë në këmbë të drejtuar dhe e shpëtojnë atë.
Pashë një person nga Ummeti im që arrin deri tek portat e Xhenetit…
E dyert e tij i mbyllen, pa e lënë atë të futet në Xhenet…!
E i vjen (në ndihmë) atij Dëshmia “La ilahe il-lAll-llah” (Nuk ka zot që adhurohet me të
drejtë, përveç Allahut), dhe ia hapë dyert dhe ai futet ne Xhenet.”
Shejhu i Islamit, Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë, e madhështonte shumë këtë hadith,
dhe në vlerësimin e tij për të ka thënë:”Argumentet e vërtetësisë janë të dukshme për këtë
hadith.”, pra e ka konsideruar të saktë.

tregime islame,tregim islam,tregim islam,Muhamedi a.s

Çka janë sinonimet

                 Çka janë sinonimet
Sinonimet janë fjalë që kanë të njëjtin kuptim ose kuptim të përafërt.
Shembuj sinonimesh:
 
shoh “më kap syri” (shoh mirë; nuk sheh syri, sheh mendja),
 
shikoj “hedh sytë në një drejtim” (shiko këtu, shikoj përreth)

vështroj “shikoj me vëmendje” (e vështroj në sy, pa vështro a ka ardhur njeri).

Në disa raste sinonimet kanë kuptim të njëjtë:
fshat
– katund, udhë – rrugë, hap-çel.
 Çka janë sinonimet,qka eshte sinonimi,cfare jane sinonimet,kuptimi i sinonimit,qka domethene fjala sinonim,sinonimi shqip,sinonim shqip,shembuj sinonimesh,shembuj sinonim,shembuj me sinonime

Çka janë homonimet

                Çka janë homonimet

Homonimet janë fjalë që shkruhen ose shqiptohen njësoj, por kanë kuptime të ndryshme.
Kështu p.sh. bankë quajmë një institucion financiar që merret me administrimin e parasë, po bankë quajmë edhe tryezat e nxënësve në shkollë; po kështu akrep quajmë një kafshë të vogël helmuese, me ngjyrë të zezë me këmbë nyja- nyja, por akrep quajmë edhe secilën nga shigjetëzat që rrotullohen në fushën e sahatit per të treguar orën.

Qka jane homonimet,cfare jane homonimet,shembuj homonime,homonimi, qka eshte homonimi, cfare eshte homonimi,cka eshte homonimi çka eshte homonimi,kuptimi I homonimeve,domethnja e homonimeve,shembuj homonimet,homonimi kuptimi,